|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
(Kujtesė nė 150-vjetorin e lindjes sė piktorit) Ndėr mė tė virtytshmit, ai ishte mė mėkatari. Nga ithtarėt e shkėputjes vjeneze, mė i pakapshmi. Ngjizi nė jetė dhe nė art njė zotėrim tė ndjenjave dhe pasioneve. Anipse, me vetėmohimin e njė martiri, kumtoi seksualitetin si tharmin e magjisė nė art, ai nuk do tė njėmendėsohej me vetminė nė rrugėn e shėrbestarit tė ndjenjave tė stuhishme. Para, asokohe, nė tė pastajmen, tash nė 150-vjetorin e lindjes, e deri nė tė sosun, ai su step sė kumtuari rolin e femrės dhe sensualitetin kushtrues, si dimension i gjithėkohėsisė artthėnės. Gustav Klimt dallon nga tė tjerėt, sepse ai i dha krahė muzės sė ndjenjave, duke e transformuar femrėn nė njė limfė. Pa tė, ai, thjeshtė nuk do tė ekzistonte, dhe njiherash, do ti mungonte krejt brezave mushti i kėsaj dehje magjepsjeje. Kungim dhe kumt Gustav Klimt lindi mė 14 korrik tė vitit 1862 nė Baumgarten, nė rrethinat e Vjenės. I ati, emigrant nga Bohemia, dėshtoi nė zanatin prej argjendari dhe fėmijėt e tij u rritėn nė varfėri tė skajshme. Familja e Klimt, ashtu si shumė tė tjera vjeneze tė 1860, gulēonte nėn thundrėn e njė jete nė buzė tė greminės sė mjerimit. Ata ngjiznin tė tashmen e asokohshme nė shtėpi tė vogla, tė errėta, duke ndryshuar shpesh adresė, gjithnjė nė kėrkim tė njė strehe tė lirė. Kur ishte vetėm 14 vjeē, Gustav la shkollėn, por arriti mė pas tė regjistrohej nė njė kolegj lokal pėr art dhe punime artizanale. Nė kolegjin B’rgerschule, aftėsitė e tij artistike u pikasėn. Aplikoi dhe siguroi njė vend nė Kunstgewerbeschule, Shkollėn e Artit dhe Punimeve Artizanale nė Vjenė, njė prej dy shkollave publike nė kryeqytet. Ai ishte aq i talentuar, saqė fitonte duke hyrė nė komisionet e pikturave nė shkollė. Krijoi njė shoqėri me vėllezėrit Ernst dhe me njė student tjetėr, Franz Matsch. Deri nė vitin 1890, kompania Klimt-Matsch & Co. fitoi shumė me anė tė komisioneve pėr ndėrtesat e reja qė ngriheshin. Deri nė fund tė qėndrimit nė Kunstgewerbeschule, Klimt sė bashku me ortakėt e tij themeloi edhe njė shoqėri artistėsh, K’nstlercompanie. Kur u largua nga shkolla nė vitin 1883, Klimt dhe Matsch nisėn tė punonin me kohė tė plotė pėr tė pikturuar me porosi. Klimt dėshironte tė konsiderohej si njė piktor i dekoracioneve arkitekturore, njė reputacion qė vihej nė dukej nga natyra e komisioneve tė hershme nė karrierėn e tij, ku pėrfshihen punimet nė kisha, muzeume dhe teatėr. Disa seri pikturash si Alegoritė dhe Emblemat u prodhuan me kėrkesėn e njė pronari. Pas kėtij suksesi iu bė oferta pėr njė tjetėr seri qė u realizua nė vitet 1896-1900, ku pėrfshihet edhe Tragjedia. Nė kėtė pikturė, dolėn nė pah elementė qė do ta karakterizonin artistin nė veprat e mėvonshme: zona tė pėrqėndruara nė detaje, ngjyrat e arta, forma ndjellėse e femrės, simbolizmi klasik dhe hapėsira abstrakte. Nė vitin 1897, ai ishte figura kryesore nė themelet e shkėputjes vjeneze, dhe pas pak vitesh ai kishte bėrė pėrfaqėsuesi mė i mirė i stilit modern. Nė vitet e mėvonshme, ai tregoi njė vlerėsim tė avangardės, tendencave tė ekspresionizmit. Talenti i jashtėzakonshėm i siguroi suksesin e punės qė pėrmbante materiale tė ndryshme shprehėse nė njė pėrbėrje, duke kujtuar traditat gotike dhe bizantine, ndėrsa gjithashtu duke parashikuar artin multimedial tė shekullit tė 20-tė. Kėqyrja e njė peneli Njė ngasje qė tė pėrfshihet stuhishėm nė njė gjendje, gjithnjė tė mbarsura me pasion dhe pjesėmarrje tė vetvetishme. Nė atė shtjellė shamatuese ndjenjash dhe afshesh, nėnshtrimi dhe dominimi seksual. Ky ėshtė sinopsi i gjithė ēfarė mbėrtheu nė sėmbim krijues, Gustav Klimt. Ai ėshtė nė tė gjithmonshmen e pranisė artistike, vetėm brenda kėsaj vorbulle, kėtij shugurimi tė epėrm, tė domosdosė sė njeriut pėr tė guxuar dhe pėr tė dėshmuar, se nė jetėn e tij, seksi dhe femrat, janė pėrcaktues. Arti dhe familja gjithashtu, ishin dhe mbeten deri nė fund pėr mjeshtrin e madh, njė domethėnie botėkuptimi dhe shėmbėllimi sublim. Marrėdhėniet poligame, 14 fėmijėt me bashkėshorten, njė yshtje kjo nė shumė prej kryeveprave qė la pas, janė dėshmitarė tė asaj qė pėrcaktojnė veēorinė dalluese tė kėtij kolosi tė brendisė sė emetuar nė pikturė. Dorėzanė i tė bukurės vrasėse Nė galerinė e pamasė tė piktorit, ėshtė e kudogjendur ajo qė do ta bėnte kėtė penel, njė admirim i gjithmonshėm, njė kurth ku shkrehet ēdo ėndje, joshja. Befas ai e lė veten dorėzanė i ngazėllimit tė seksit, i femrės dhe sensualitetit nė tėrėsi, i asaj bukurie vrasėse qė u bė njiherash dhe ngjizja e embrionit tė gjeniu. Koloriti i zgjedhur, teknika e pėrdorur, pėrmasat dhe kumti i ligjėrimit, ofrojnė bashkė me personazhin femėr, universin e koduar tė marrėdhėnieve. Fillimisht tė vetė Klimt, e nė vijimėsi tė femrės mė realitetin seksual, me filozofinė e funksionimit tė marrėdhėnieve me meshkujt. Ai pėrgjon brenda vetes, si tė mjaftueshme rrėmetin e pėrvojave, duke i vendosur ato kudo, si subjekt, ngjyrė, linjė, dritėhije a sfond. Gratė e jetės sė tij u pėrfshinė nė subjekt dhe impresion, mesazh dhe dekodim, nė sfond e nė kėnd, nė ngjyrė e nė formė. Klimt vetėm sa konstatoi dhe nuk nguron tė na e rrėfejė, atė qė ishim, jemi dhe do tė mbetemi tė njėmendtė. Femrėn, dhe gjithēka qė ajo ėshtė e destinuar tė ofrojė e transformoi nė njė nocione soditėse. E gjitha kjo, qė magjia tė mos mbetet njė trill, njė vegim, por njė realitet. Ai e gostit atė para nesh tė gatshme tė ofrohet dhe secili ndėr ne tė jepet. Simbolizmi si gardėrobė Nė pikturėn e Klimt, veshjet nuk mbulojnė, ato pėrdoren qėllimisht pėr tė zbuluar, pėr tė dramatizuar situatėn, pėr tė kallur misterin e joshjes. Dhe kėtė e bėn duke e ndėrfutur lakuriqėsinė nėn poren delikate tė qėmtesave simboliste. Kulturave tė ndryshme, Klimt u merr elementet, si bima tokės, pėr ti derdhur jo dhe aq shkujdesur mbi tablo si stoli, si ojna, si ornamente. Stolitė qė i nderen pėrqark atij kurmi, janė pjesė nga armatura e kahershme e mashkullit tė destinuar, e partnerit, tė cilit nuk i mjafton vetėm prania. Etja prehistorike, qė e djeg pėrbrenda, qė e ysht ngutas, kėrkon gjuhė tė shprehet, simbolikė tė komunikojė, tė dėshmojė tash, atė qė u tha dhe mbase nuk e dėgjuan prej Egjiptit deri nė Bizant. Tash kur mbetemi soditės, muzat e Klimtit i kanė hequr bashkė me petkat dhe mėdyshjet, dhe po presin. Kėtė pritje e lexon sekush nė sytė qė shohin pėrmbytas. Mrekullia grua ėshtė e aty, e gatshme pėr tiu dhėnė ēdo soditjeje. Ndėrdyshja njerėzore Ndėrsa kureshtia dhe ama e adhurimit shkulmon prej dritės dhe zbrazėsisė, abstraksionit dhe formave tė tendosura nė simbolizėm, ndjehet njė frymėmarrje qė shtėrzen, njė gulē qė copėzohet e merr formė tė avullt qė rrethon subjektin. Kjo duket se ka lidhje me njė ankth tė brendshėm tė artistit. Frika nga rreziku i tėrheqjes seksuale, nga ana shkatėrrimtare e njė femre dhe mbi tė gjitha, vuajtjen nė sensin frojdian. Gjithėpoaq, Klimt sndalet. Gjithnjė e bukura ka diēka tjetėrqysh pa thėnė, epshi tė tjera shkulme premton, yje pafund qė i ndrijnė vagullt, nė natėn qė i varet mbi, si njė mantel. Me vullnesėn pėr tė dėshmuar, si shėrbestar i zellshėm i ndjenjave dhe tė bukurės, nuk e shohim tė struket pas skutave tė errėta e kurtheve qė i ngre pasioni. Zėshėm ai ligjėron dhe kėtė e bėn bujarisht me ngjyrat qė e shpėrfaqin kjartazi para kureshtisė sonė. Gjithnjė brenda vetes Vetvetja i duket e mjaftueshme, dhe ashtu e lexojmė nė punėt e tij, nė marrėdhėnie me femrat, pasionin, seksualitetin, epshin dhe ndjesinė e dominimit prej kėtij dimensionin ekzistencial. Klimt, me gjasė, skishte shumė mė shumė se tė tjerėt pėr tė thėnė pėr seksin, pėr marrėdhėniet me femrat, pėr magjinė qė kumton pasioni i shkulmeve uturitėse tė gjakut dhe kurmit. Ai guxoi qė tabutė ti kthente nė shprehje estetike, nė marrėdhėnie artistike, njė dimension tė ri komunikimi pėr botėkuptimin e atėhershėm e tė mėpasshėm. Dalldia seksuale duket se pasi ka mbushur deri nė buzė pasionet babėzitėse tė tij, pjesa qė derdhėt ėshtė jo mė pak zjarrvėnėse, ndjellėse, ngasėse, pėrjetuese, se krejt ajo masė qė mbush e ēmbush pa pushim atė. Duke e mėtuar kohės gjėnė qė kishte mė tė shtrenjtė, dhe duke e bėrė kėtė si kurrkush tjetėr derimėtash, jo vetėm guxoi dhe e pėsoi, por ngulmoi dhe mbėrriti. Po, pėrnjėmend mbėrriti nė atė piedestal qė as ai vetė nuk e bluante nė hamendjen e qasjeve pėr lavdi, qė kaq tė qėllimshme mbarteshin asokohe. Dimensioni i artit Klimt Gustav Klimt ishte njė personazh i rafinuar dhe enigmatik, tekanjoz dhe ngulmues. Dukshėm pikasim nė punėt e tij penelin e ndjeshėm tė peizazheve, qėmtimin e hollė dhe sensuale tė mėtimit dhe kumtit artthėnės. Nė ciklet murale, ai dėshmon njė kombinim tė patėdytė i abstraktes dhe iluzionit dhe njė aprovim i harmonishėm i elementeve tė subjektit promovues brenda dimensionit artistik dhe estetik dhe ornamenteve. Nė kėtė qasje tė pazakontė tė kohės dhe mendėsive, me tė cilat u desh tė pėrballej, ai e gjen veten, ndėrsa ngjitet ngultas pėr nga kreshta e madhėshtisė, si vepėr dhe si pėrvojė e njė fund dhe fillim shekulli. Portretizimi i mjeshtrit ėshtė gjykuar tė jetė i papėrpunuar, i pamėshirshėm, dhe erotik. Kjo ishte ēėshtja e tij. Subjektet e korpusit artistik, burrat lakuriq, tė moshuarit, dhe gra tė kapluara nga disponimi seksual, tė gjithė janė tė shtjelluara me njė ngarkesė emocionale me densitet tė lartė. Ai u pėrkushtua zellshėm nė ndėrtimin e imazheve me tipare tė dukshme bizantine, ku dominon njėherėsh dhe abstraksioni simbolist. Etja nė tė kallur, u shoqėrua prej njė periudhe ku vėrejmė se punėt e Klimt do tė jenė tė shprehura nėpėrmjet kompozimit piramidal. Tashmė ata janė tė pėrmbytur me kthesa dhe spiralet, me vorbullat mistike dhe forma tė ndryshme tė ndritshme. Njė botė e krijuar rishtazi duket rreth figurave qendrore. Josh shikuesin drejt thellėsitė e pandėrgjegjshme dhe labirintet e mendjes. Gjithėkohėsi pėrjetuese Edhe sot nė 150-vjetorin e lindjes, loja me ngjyrat, ngulmi dashtazi nė lakuriqėsinė fizike dhe shugurimi i rrėmetit tė ndjesive, tė gllabėrojnė. Njė amė magjepsjeje qė ēliron si energji prej sė brendshmi tė depėrton si njė energji dritimi. Sot, edhe sot, janė pėrjetuese, ngjethėse, joshėse, tunduese, mėkatare, si atėherė punėt e mjeshtrit. Druhesh tė ndalesh para tyre, si para njė bukurie ngasėse, sepse jo gjithnjė je gati tė jepesh. Detajet e kumtit dhe mėtimeve shprehen nė njė shumėsi punėsh nėpėrmjet lakuriqėsisė qė zotėron njė pushtet shprehie provokuese. Sfida e tij erotike ėshtė edhe pėr tė jo mė pak telendisėse. Nuk i shmanget pėrleshjes dhėmb pėr dhėmb me kohėn. Terreni, megjithėse nuk ia kurseu lėvdatat dhe trofetė, nuk u njėmendėsua me kungimin e tij sentimental, etik dhe estetik, nėpėrmjet erosit. Forca gllabėruese e femrės nė pikturėn e Klimt, e ka tė pėrcaktuar qartė pozitat e saj, atė tė dominimit, dhe e nis ta bėjė kėtė duke sfiduar qė nga tabloja. Nga tabloja nė tablo Klimt ėshtė i paparashikueshėm, te Judith ose Salome ai e gozhdon publikun para njė "orgazme vrasėse" nė praninė e njė joshje fatale, nė vend tė portretit tė njė gruaje tė virtytshme. Te Frizėn Beethoven, njė shpėrthim estetik i jashtėzakonshėm i Klimt e pėrjetojmė edhe sot. Parajsa mbetet njė nga motivet mė tė rėndėsishme qė shpėrfaqet nėn dominimin e njė tė arte diellore. Seksualiteti, dėshmimi, pjesėmarrja e vendosin shumėsinė e pranisė nė njė sfond qė nuk resht sė vėrshuari edhe sot. Pėr tu hedhur te The Kiss, e cila ėshtė nga emblemat e Gustav Klimt. Njė dashuri nė ekstazė, tė cilės i hidhet mbi lakuriqėsi tė epshme njė mantel i florinjtė, stolisur me njė gjuhė simbolike, thellėsisht erotike. Thua se ka rrėmuar tė gjitha kulturat dhe ka nxjerrė sė andejmi mėtimet abstrakte tė simbolizmit qė kumtojnė pasionin e zanafillės, elementin bazė tė krijimit, seksin. Trupat i pėrthyen nė densitetin e pėrqafimit. I mbėrthen me gishtėrinj tė stėrgjatė e kurmet qė i zgjat joshja. Burri nė ngulmin pėr tė dominuar, e ka vėnė pėrfund objektin e joshjes sė tij tė epėrme. Femra ėshtė pėrthyer nė gjunjė, duke ngasur afrinė dhe gatishmėrinė pėr tu dhėnė. Shkrehja e saj lexohet nė portretin qė ėshtė fikur nė zjarrin e brendisė, ku ajo po tretet. Nė ngulme qė nuk ndalen nga puna nė punė, Gustav Klimtin, dallon prej tjetėrkujt, teksa bashkon disa figura, tė cilat i trajton po aq shkujdesshėm nė telajon e bollshme sa dhe simbolet. Ai i vendos personazhet nė hapėsira qė zbrazėsinė e lėmojnė me njė ngulm tė rrafshėt si jehonė e errėt dhe boshe. Zanafilla dhe amshimi i kumtit Bota Klimt ėshtė e mbushur me polen dhe pistil, embrione dhe spazma, ereksion, spermė e ofshamė, tė gjitha kėto tė veshura me natyrshmėrinė e vetė ngulmit artistik tė piktorit, me lakuriqėsinė dhe paturpėsinė e dėshmimit. Nė hapat fillimor veprat e tij u rrokė nga pasioni i njė dėshire pėr tu promovuar, u stolisėn me ceremoniale entuziazmi dhe pritėn me adhurim fisnik, duke u bėrė kėshtu njė imazh vjenez, njė joshje e kureshtisė sė zonjave tė asokohshme. Ky trokth e pėrkundi deri kur ai pa tek erotizmi hapat vendimtarė tė ngjizjes sė punėve tė tij nė piedestalin e kryeveprave. Ishte koha kur mendėsitė dekadente dhe hipokrizia viktoriane skėrmitnin dhėmbėt. Synimi drejt kreut ia mbushėn rrugėn me gropa tė thella dhe vramėndje tė mėdha. Mitin e tij nė embrion e sulmojnė skandalet periodike, si nė rastin e pikturave tė tij nė Universitet, i cili mė nė fund duhej ti hiqte. Edhe pse Perandori Franz Josef I, e kishte nderuar Gustav Klimt me Urdhrin e Artė e Meritės. Klimt vendos tė rebelohet, tė dėshmojė vetveten: "Mjaft prej censurės ... Unė dua tė largohem ... unė refuzoj ēdo formė tė pėrkrahjes nga shteti, unė do tė bėj pa tė..." Femra dominuese Nė traditat tė ndryshme, boshti vertikal ėshtė relativisht mashkullore (yang) nė krahasim me boshtin horizontal femėrore (yin). Kėtu, Klimt ndryshoi simbolikėn tradicionale dhe pėrshkruar qartazi dhe ngulazi nga njėra punė nė tjetrėn, nė tė shumtat pothuajse, ndikimin zotėrues dhe dominues tė gruas ndaj burrit. Kjo epėrsi e gruas, ishte jo vetėm njė nga temat e mėdha tė fundshekullit, por dhe kurajė kalorėsiake e kėtij bohemi artistik. Klimt, siē dhe mėton nė njė perifrazė tė tij se "I gjithė arti ėshtė erotik", nė veprėn qė la, deshifrojmė huazimin e marrėdhėnieve mashkull-femėr nga gjuha simbolike e ėndrrave. Njė hapėsirė e zbrazėt e ndjek. Njė zbrazėsi e frikshme, e mbushur me makth dhe panik, me aludimin e dėshtimit dhe ndarjes. Femra qė ka marrė nė dorė frerėt e zotėrimit tė brendisė sė mashkullit e ngjeth piktorin, e vė nė dyshim potencėn e tij seksuale, gjithnjė shikon pas nė pamundėsitė dhe zgafellet qė ka mbjellur deri aty. Kjo ėshtė njė ėndėrr. Mbase, por zbrazėsitė ku ai hedh yjet e tij tė shndritshėm tė dominimit dhe tė skllavėrisė sė vullnetshme, kumtojnė atė ndjesi tė ēmbushur qė ndjell. Nga ana tjetėr kjo hapėsirė e vrenjtur, pakaherė me kolorit tė ēelur e mbush me dritė dhe ndjesi kumtin. Megjithėse Klimt ėshtė pėrpjekur ti mbushė kėtė gojė tė stėrmėdha gllabėrimi, me simbole dhe zbukurime, ata shpesh i ngjajnė afreskeve tė gozhduar nė njė mur manastiri ku ska rėnė dritė kurrė dhe ky myshku dhe errėsira e mbajnė atė si njė shkėlqim qė nderet mbi supet e natės. Klimt pėr vete dhe jo vetėm Klimt njihej nga tė gjithė si njė njeri fjalėpakė, por njė prej deklaratave tė tij ėshtė njė dritare e rrallė pėr perceptimin e brendshėm tė artistit. Unė mund tė pikturoj dhe tė vizatoj. I besoj vetes dhe tė tjerėt thonė se e besojnė kėtė. Por, nuk jam i sigurt, nėse kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Vetėm dy gjėra janė tė sigurta: Nuk kam pikturuar kurrė veten. Nuk jam i interesuar te vetmja ime aq shumė sa jam i interesuar te tė tjerėt, veēanėrisht femrat. Jam i bindur se nuk jam dhe aq interesant si njeri. Nuk kam asgjė tė veēantė, jam njė piktor qė pikturon ēdo ditė, nga mėngjesi deri nė mbrėmje. Pikturoj figura dhe peizazhe, mė pak portrete. Nuk kam dhuntinė e tė shkruarit apo tė shprehurit, veēanėrisht nėse mė duhet tė flas pėr veten ose pėr punėn time. Edhe kur kam pėr tė shkruar njė letėr tė thjeshtė mė kap frika dhe ankthi si tė mė kishte zėnė deti. Pėr kėtė arsye njerėzit duhet tė bėjnė edhe pa njė autoportret artistik apo letrar e nuk duhet t'u vijė keq pėr kėtė. Ai qė do tė dijė mė shumė pėr mua si artist duhet vetėm tė shohė pikturat e mia, tė pėrpiqet tė kuptojė brenda tyre se kush jam dhe se ēfarė dua tė bėj unė. Nė kėtė punė e kaluara jeton tani. Ekspozohet nė Vjenė koleksioni i Gustav Klimtit Nė 150-vjetorin e lindjes, piktori i gjendjeve dhe impresioneve tė derdhura nė art, Gustav Klimt, i ofrohet njė pėrkujtim vjenez, pėrplot shkėlqim dhe madhėshti. Viti 2012, ishte pėr austriakėt, vjenezėt nė veēanti dhe gjithė mbamėndjen dhe shijet e holla e plot sharm, viti i Klimt. Muzeu i Vjenės, Austri, me rastin e ditėlindjes sė 150 tė Gustav Klimt, duke filluar nga data 16 maj e deri mė 16 shtator, do tė prezantojė ekspozitė me titull "Klimt, Koleksioni i muzeut tė Vjenės". Muzeu, i cili ndodhet nė kryeqytetin austriak, jo vetėm se posedon koleksionin mė tė madh tė Gustav Klimtit nė botė, por njėherėsh ėshtė pronar i veprave tė artit, mė tė llojllojshme tė tij. Aty pėrfshihen tė gjitha periudhat e krijimtarisė, duke filluar nga koha e studimeve dhe hapave tė tij tė parė nė vitet e largėta 1880 e deri nė vitin 1918 qė ishte njė vit para se ai tė ndėrronte jetė. Midis pikturave, tė cilat do tė ekspozohen gjatė asaj periudhe kohore janė edhe pikturat "Pallas Athene" dhe portreti i bashkėshortes, Emilia Fleg. Nė kėtė koleksion, para sė gjithash, ndodhen rreth 400 vizatime, por edhe pllakatin skandaloz tė pacensuruar pėr ekspozitėn e parė nė Secesi, mantelin, tė cilin e mbante gjatė pikturimit vetė Klimt, material mė tė shtypur me vlerė, maska tė ndryshme, si dhe vizatimin e Egon Shilei. Kėsaj radhe nuk do tė zgjidhen se ēfarė do tė ekspozohet e ēfarė jo, pra nuk ėshtė bėrė ndonjė pėrzgjedhje se cilat nga pikturat do tė ekspozohen e cilat jo, por kėsaj radhe do tė ekspozohet "Klimti si tėrėsi". Ekspozita nė video-intervistat shpesh bėhet provokuese kur kemi tė bėjmė me ato qė do tė kishte bėrė sot Klimti, si dhe mes tjerash shtrohet pyetja se ku ėshtė kufiri midis qytetit tė suksesshėm tė "Vjena nė vitet" dhe dozėn e tepruar tė Gustav Klimtit. Pos kėsaj, gjatė kėsaj ekspozite do tė mund tė shihen edhe produktet komerciale qė ndėrlidhen me Klimtin, tė cilat viteve tė kaluara ishin blerė si koleksion. Ekspozita ėshtė plotėsuar edhe me pllakatet nga bibliotekat e Vjenės, tė cilat tregojnė paraqitjen e Klimtit nė shekullin e kaluar. Kjo ekspozitė ėshtė mjaft interesante dhe, sipas artistėve, ėshtė njė ekspozitė shumė origjinale. Vetė periudha e gjatė kohore e shfaqjes sė ekspozitės dėshmoi se sa shumė vizitorė morėn pjesė nė muzeun e Vjenės dhe sa shumė njerėzit janė tė interesuar pėr veprat e Gustav Klimt. Epilog Klimt e paraqiste historinė si njė pjesė tė vetes dhe veten si pjesė tė Vjenės, mendėsisė dhe kurajės, qė u bė shkas tė mbajė atė lart, nė piedestal. Ai punoi dhe jetoi vrullshėm. Si nė art ashtu edhe nė shpirt, ndezi stuhi pasioni dhe u formėsua si ndriēim nga shndritja e pėrjetimit. Pėr tė gratė ishin shumėēka, si nė shtrat ashtu edhe nė telajo. Ofshamat i hodhi nė pikturė me tė njėjtin densitet sa dhe netėt vjeneze seksualitetin. Jetoi nė ēdo moment si i dalldisur nga pasioni pėr tė bukurėn. Krisjet nė shpirt nuk ia kurseu as krijimtaria dhe as kėnaqėsia. Ai ėshtė vetėm ai qė ne e kundrojmė nė pikturat e tij, si atėherė edhe sot nė 150-vjetorin e lindjes. Gustav Klimt, nisi, vazhdoi dhe sosi sė shtruari deri nė pėrjetėsi udhėn e tij tė madhėshtisė. Nga Albert Vataj |
NDRYSHME
Political analysis of the author
|