Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

MIRĖ SE VINI NĖ PRIZREN – NĖ SHTĖPINĖ TUAJ!
Rrėzė malit Sharr, pėrreth Lumėbardhit, pranė Kalasė shumė vjeēare, ndodhet qyteti i bukur i Zambakėve. Shumė legjenda, histori, vepra arti e kulture kanė kaluar dhe qenė pjesė e kėtij qyteti, sa antik e piktoresk, aq modern e tė brishtė.
Qyteti i Lidhjes Shqiptare, i besės sė burrave tė kombit, kryeqyteti historik e kulturor i shqiptarėve, Prizreni. Historikisht por, dhe sot ėshtė njė nga vlerat mė tė mėdha kulturore tė tė gjithė shqiptarėve, ėshtė qyteti qė ka lavdinė nga historia qė ka bashkuar burrat e kombit nė besėlidhjen e Prizrenit, i vendimeve tė mėdha, Theranda e dikurshme, qyteti nuk na takon vetėm neve qė jetojmė nė Prizren, ne kemi respektin tė e ndajmė sė bashku me tė gjithė juve.
Pėr tė ardhur nė Prizren nuk ėshtė e vėshtirė, ju mund tė vini me aeroplan , fillimisht nė aeroportin ndėrkombėtar "Adem Jashari" i cili gjendet nė Prishtinė, nga aty ju mund tė merrni njė taksi ose pėr tė u nisur direkt pėr nė Prizren, ose pėr tė udhėtuar fillimisht deri tek stacioni i autobusėve nė Prishtinė, dhe mė pas ekzistojnė linja tė rregullta tė autobusit ēdo 20 minuta. Nė rast se juve vini nga aeroporti i Shkupit, mos u brengosni, janė linjat e rregullta dy herė nė ditė pėrveē tė dielės nga Shkupi nė Prizren.
Udhėtimi me autobus ėshtė edhe mė i lehtė, Prishtina nga Prizreni ėshtė larg vetėm 73 km, 90 minuta rrugė dhe ju do gjendeni nė Prizren. Nga Peja, Ferizaj e Gjakova , pėr nė Prizren ka linja tė rregullta ēdo 15-30 minuta. Prizreni mbanė linja tė rregullta edhe me Turqinė, Italinė, Zvicrėn , Gjermaninė dhe vende tjera tė Evropės .
Nė momentin kur do tė jeni nė Prizren, nga stacioni i autobusėve drejtė qendrės sė qytetit do u nevojiten 15 minuta ecje.
Dhe tani ju jeni nė Prizren, kėtu jetojnė bashkė shqiptarėt, turqit , boshnjakėt dhe tė tjerėt tė gjithė punojnė dhe zhvillojnė veprimtarinė e tyre, pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
Prizreni ėshtė qytet i kulturės, ju mund tė e quani edhe “qytet muze” sepse nga ajo qė mund tė vizitoni do mbeteni tė habitur pėr trashėgiminė kulturore qė ky qytet ka.
Ju mund tė filloni nga objekti muze i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njė objekt me vlera tė mėdha historike dhe kulturore pėr qytetin, dhe jo vetėm pėr tė , po pėr tė gjithė kombin shqiptar. Ju mund tė vizitoni Kalanė e Prizrenit, njė objekt nga i cili mund tė shihni tė gjithė qytetin, do keni ndjesinė sikur i gjithė qyteti tashmė ėshtė nė duart tuaja. Nė qytet do tė keni mundėsi tė shkelni “Urėn e Gurit” njė simbol identifikues tė kėtij qyteti, dikur (por edhe sot) ishte bosht i zhvillimit pasi qė bashkonte qytetin e ndarė nga Lumėbardhi.
Qyteti do u dhuroj nė mes tjerash edhe bukurinė e Hamamit tė Gazi Mehmet Pashės ,ndjesinė e Marashit me pamje tė bukura me plot gjelbėrim, nė hyrje tė tij do gjendeni pranė rrapit tė vjetėr 450 vite , i cili u ka rezistuar kohės dhe motit , njė nga elementet identifikuese tė Prizrenit. Qyteti do u dhuroj dhe pjesėn mė tė bukur tė tij, Shatėrvanin. Sheshi si i tillė ėshtė nė zemėr tė qytetit, ėshtė pikė takimi kryesor i rinisė prizrenase, rreth tij shtrihen kafenetė kryesore tė qytetit, dhe mos harroni, krojet e shatėrvanit i shoqėron njė legjendė e bukur, “Kush do pi ujė Prizreni, do mbetet gjithmonė nė Prizren”. Shtėpitė e vjetra tė qytetit janė po ashtu njė pikė e bukur referimi pėr tė u vizituar, njė nga mė tė njohurat ėshtė edhe shtėpia e Sheh-zadės e ndėrtuar nė fund tė shekullit tė XVIII. Krojet nė numėr mjaftė tė madh nė qytet, nė ditėt e verės do u japin freskinė dhe ndjesinė e bukur tė ujit tė freskėt .Qyteti muze u prezanton para jush edhe muzeun arkeologjik- Sahat Kulla, i cili ėshtė i vendosur nė hapėsirat e hamamit, nė tė janė tė vendosura material arkeologjik qė ka njė shtrirje mjaftė tė gjerė nė kėto epoka: neolit i hershėm, e neoliti, periudha e bronzit, periudha e hekurit, periudha romake, mesjeta e hershme dhe mesjeta e vonė. Gjatė vizitės qė do i bėni qytetit ju mund tė vizitoni edhe objekte tė kultit, tė besimit islam dhe atij tė krishterė, Xhaminė e Sinan Pashės, e cila edhe pse nuk ėshtė mė e vjetra , padyshim ėshtė mė e bukura , ėshtė njėra ndėr veprat mė tė bukura tė arkitekturės islame nė Ballkan , Kishėn e Shėn Premtes e ndėrtuar nė vitin 1307 , qė nga viti 2006 ėshtė nė listėn e UNESKO-sė, Kėrėk Xhamia, Xhaminė e Gazi Mehmet Pashės, Kishėn e Shėn Gjorgjit, Xhaminė e Saraēėve, Kisha “Zonja Ndihmėtare” ,Famullinė e Zymit, Tyrben e Gazi Mehmet Pashės por, edhe shumė objekte tjera tė cilat mund tė i vizitoni gjatė qėndrimit tuaj nė qytetin tonė.
Qyteti si i tillė ka pasuri natyrore tė cilat janė atraksion nė vete, peizazhet e bukura ,liqenet , por edhe Prevalla e bukur ėshtė vend tė cilin ju duhet tė e keni si destinacion nėse vizitoni Prizrenin.
Prevalla e shtrirė nė territorin e Komunės sė Prizrenit, ofron mundėsi pėr tė zhvilluar turizmin malor, veror , dimėror , aktivitetet nė natyrė dhe ekskursione turistike.
Qyteti u ofron mundėsi tė ndryshme, dimrit mund tė skijoni nė Prevallė dhe nė Shtėpinė e Malorėve, ndėrsa nė disa vende mund tė behet edhe “snowboard” ekstrem.
Bashkė me monumentet kulturore , pasuritė natyrore, diversitetit kulturor e religjioz, Prizreni u ofron juve si vizitor i ardhshėm mikpritjen dhe bujarinė. Me njerėz modest dhe shumė miqėsor, nė Prizren ju do tė ndiheni sikur nė shtėpinė tuaj.

Shkruan : Veton Neshati
NDRYSHME
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara