Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

ANEKDODA NGA JETA E PESONALITETEVE TĖ SHQUARA (II)
VIRGJILI (poet latin)

I thanė poetit latin Virgjil se njė kritikė kishte folur keq pėr tė. Kur e morri vesh se pėr ēfarė bėhej fjalė Virgjili tha:
- Kundėr kėsaj kritike unė do tė hakmerrem duke pėrfituar nga kėshilla e saj e mirė...


SHARL GUNO (kompozitor)

Kompozitori Sharl Guno bisedonte njė ditė me njė fillestar mendjemadh, i cili nuk pushonte sė mburruri veten e tij.
- Dėgjo i tha Gunoi, - edhe unė kur isha nė moshėn tėnde shoshja vazhdimisht: “Unė, unė, unė!”. Pastaj: “Unė dhe Moxarti!”. Mė vonė: “Moxarti dhe unė!” Kurse sot them vetėm “Moxarti”


SENEKA pėrball NERONIT

Filozofi SENEKA ia pėrplasi nė fytyrė tė vėrtetėn perandorit NERON. Njė senator qė e dėgjoi i tha:
- Si nuk ke frikė nga njė njeri para sė cilit dridhet e tėrė bota?
- Mė mirė preferoj tė vėrt6etėn me rrezik, - iu pėrgjigj Seneka, - se sa lajkat qė vrasin ndėrgjegjen.


SOKRATI dhe gruaja

Sokrati, filozofi i madh grek, e kishte gruan shuamė grindavece. Njė ditė ajo u grind pėr njė kohė tė gjatė dhe, mė nė fund, e tėrbuar se i shoqi nuk kthente pėrgjigje, i holli nė kokė njė kovė me ujė.
Filozofi mėrmėriti:
- E dija unė, se pas tėrė atyre bubullimave, patjetėr do tė binte shi.


Shakaja e ROSINIT

Njė aristokrate injorante pyeti kompozitorin e shquar Rosini:
- A ėshtė e vėrtetė se fosfori i peshqve shton inteligjencėn e njerėzve?
- Pasi Rosini pohoi, ajo i tha:
- Ju lutem, mjeshtėr, ēfarė peshku mė kėshilloni tė ha?
- Njė balenė tė tėrė.


Shakaja e RABLEIT

Mjeku dhe shkrimtari i falshėm francez Rable, duke u kthyer nga Roma nė Lion, kishte mbetur pa tė holla.
Nuk kishte para as pėr tė paguar hotelin, as pėr tė udhėtuar. Atėherė, pėr tė dal nga situata bėri dy pako dhe shkroi sipėr tyre “Helm pėr mbretin”, “Helm pėr mbretėreshėn”.
Policia sekrete e arrestoi nė vend dhe e pruri nė Paris. Kėtu panė shakanė: pakot nuk kishin asnjė lloj helmi.
Kjo ishte e vetmja mėnyrė pėr tė ikur nga hoteli pa paguar dhe pėr tė udhėtuar falas.


Mendimi i PASTERIT pėr fatin

Njė klerik takoi njė ditė nė rrugė Lui Pastėrin dhe i tha:
- Zoti Pastėr, e morėt vesh qė Flemingu zbuloi penicilinėn? – Pėr kėtė e ndihmoi vetėm fati.
Shkencėtari i madh ia ktheu me ironi:
- Ashtu ėshtė At, por ama fati ndihmon vetėm mendjet e ndritura...


Inteligjenca e PUSHKINIT

Njė oborrtar i Carit pėr tė vėnė nė provė dhe pėr ta hutuar Pushkinin e pyeti pa pritur:
-A mund tė mė thuash qė gjė tė pėrbashkėt kam unė me diellin?
Poeti u pėrdjeg pa u menduar aspak:
-As ty dhe as diellin njeriu nuk mund t’i shikojė pa u vrenjtur.


NJUTONI dhe i dėrguari i mbretit

Njė nėpunės i lartė anglez i ngarkuar nga mbreti, shkoi tė takonte shkencėtarin e njohur Njuton. Atė ēast Njutoni ishte i zėnė me njė punė shkencore dhe i tha mysafirit qė tė ulej nė kariq dhe ta priste.
Obortari mendjemadh i tha me kryelartėsi:
-Mos harro se unė jam i dėrguari i mbretit.
Njutoni i holli njė vėshtrim tė shpejtė nga maja e kokės e deri nė fund tė kėmbėve dhe, duke i zgjatur njė tjetėr karrige, ia priti shkurt:
-Mirė. Atėherė uluni nė dy karrige...


MOLIERI para vdekjes

Kur Molieri pėsoi njė krizė nė mes tė skenės, thirrėn urgjentisht njė mjek, i cili, pasi e vizitoi i tha:
-Pėr mua tė gjitha organet punojnė nė rregull...
Molieri, menjėherė pėrpara se t’i mbyllte sytė pėrgjithmonė e tha fjalinė e fundit:
- Ėshtė njė kėnaqėsi pėr mua qė tė vdes i shėruar plotėsisht.


Zgjuarsia e DANTES

Njė herė kur poeti i madh italian Dante Aligeri ndodhej nė oborrin e sundimtarit tė Veronės, princi i tha:
Unė habitem zoti Dante si ėshtė e mundur qė njė njeri kaq i ngritur sa ju tė urrehet nga gjithė oborri ku karagjozin e duan kaq shumė?
Dante iu pėrgjigj:
- Shkėlqesia e juaj do tė habiteshit mė pak, po tė kishit parasysh se gjithmonė i duam mė shumė ata qė na ngjajnė mė tepėr neve.


Pėrzgjodhi: A.A.

NDRYSHME
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara