Nė dhjetė vjetorin e zhdukjes pa gjurmė tė Mr.Ukshin Hotit
Mė 16 maj 2009 bėhen dhjetė vjet qė nuk dihet asgjė pėr fatin e Mr. Ukshin Hotit, tė kėtij kolosi tė madh tė mendimit politikė shqiptar. Dhjetė vjet mė parė (16 maj 1999) Hoti, derisa ishte duke vuajtur dėnimin nė Burgun e Dubravės, papritmas nga autoritetet e burgut merrė vendimin Reshenjen nr. 24/2241/05 tė nėnshkruar nga drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandėr Rakoēeviq. Nė kėtė vendim thuhet se .i denuari Ukshin Hoti .lėshohet me kusht nga burgu, pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren nė shtator tė vitit 1994. Pas pėrfundimit tė luftės, shokėt e burgut qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanė thėnė se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 - 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe pas kėtij momenti, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar. KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! - kanė pyetur pėr dhjetė vjet rresht shqiptarėt! A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! - ėshtė kjo njė tjetėr pyetje qė e kanė bėrė dhe vazhdojnė ta bėjnė shqiptarėt! Por, pėr fat tė keq deri mė sot nuk kemi pėrgjigje tė sakt, ndonėse ka shumė pėrgjigje spekultative qė pėrfliten koluareve nga gojkėqinjtė !
* * *
Dihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998 - 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanė vrarė e masakruar nė format mė mizore, rreth 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre ishin civilė tė pa armatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar afėr 20 mijė femra shqiptare. Pėr dhjetė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur dhe edhe mėtutje vazhdojnė tė presin me shpres e ankth, njė lajm tė mirė pėr bijtė e tyre tė zhdukur, nga forcat kriminale tė varrmihėsit Millosheviē. Dhe pėr fat tė keq, shumica e tė zhdukurve, pas luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrkohė qė akoma nuk dihet pėr fatin e rreth 2000 shqiptarėve tė tjerė.
* * *
Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė apeli pėr opinionin tonė publik si dhe atė ndėrkombėtar pėr kancelaritė diplomatike tė botės, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Mr. Ukshin Hotit, qė, - siē shprehet Zeqo: tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan. Moikomi nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar (po citoi): Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri - tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij. - thekson studiuesi Zeqo. Qė nga qershori 1999, kur Moikom Zeqo e bėri kėtė apel, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Dhe ēuditėrisht, edhe pas dhjetė vjetėve, kjo klasė politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm, nuk folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin. Kjo heshtje e kėtij tarafi politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm, dhe z.Zeqo jo rastėsisht nė apelin e tij pėr Ukshin Hotin thekson, se: indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij. (!!!)
* * *
Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Mr. Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, dhe ka kėrkuar zėshėm ndriēimin e fatit tė tij. Dhe nė ēdo bisedė, lidershipi politik e shtetėror shqiptarė, motrės Myrvete i ka premtuar, se ēėshtja e Ukshin Hotit do tė ngritet nė tė gjitha takimet me faktorėt relevant ndėrkombėtar, pėr ta detyruar Serbinė tė zbardhė fatin e Ukshinit. Mirėpo, siē ka rezultuar deri mė tani lidershipi shqiptar ska bėrė asgjė nė kėtė drejtim! Prandaj, duket se edhe nė kėtė dhjetė vjetorė, shqiptarėt do tė vazhdojnė tė pyesin:
KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...