|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
MBI PELLAZGĖT DHE GJUHĖN E TYRE shkruar nga studiuesit Luftulla dhe Liljana PEZA. Nė pjesėn e parė, SHKRIMI I LINEARIT B TĖ MIKENĖS ĖSHTĖ NĖ GJUHĖN PELLAZGO-SHQIPE, thuhet se i ashtu quajturi shkrimi Linear B i Mikenės, i gjetur nė rrasat argjilore nė Mikenė, Kretė e gjetkė, nė Greqinė e sotme (Koha e Bronzit, shekujt 16-12 p.e.s.), ėshtė interpretuar gabimisht, qė i pėrket gjuhės helene. Ky shkrim duket mjaft qartė se ėshtė shkruar nė gjuhėn pellazge-ilire-shqipe. Mbishkrimet janė zbuluar gjatė shekullit 19 nga arkeologėt e famshėm H. Shliman dhe A. Evans, tė cilėt i kanė vlerėsuan ato, qė i pėrkasin qytetėrimit parahelen. Por nga kėto mbishkrime studiuesit anglezė Ventris dhe Kaduik ndėrtuan mjaft ideograme, me tė cilat mė pas formuan fjalė, qė i interpretuan sikur shkrimi i Linearit B tė Mikenės i pėrket gjuhės helene (1950). Mjaft studiues e quajtėn kėtė interpretim si pėrpjekje e sforcuar pėr ta paraqitur shkrimin e Linearit B tė Mikenės si tė tillė. Por nga historianė dhe gjuhėtarė tė tjerė interpretimi i mė sipėrm u pranua nė heshtje dhe kėshtu u ndėrtua historia e lashtėsisė: Gjuha e Kohės sė Bronzit ka qenė gjuha helene dhe Qytetėrimi Parahelen (ai Pellazg), ju bashkėngjit Qytetėrimit Helen. Shumė dijetarė e kundėrshtuan kėtė, por megjithatė interpretimet e dy dijetarėve britanikė hynė nė histori dhe pėrbėjnė mbėshtetjen mė tė fortė kundra tezės sė qenies sė Qytetėrimit Pellazg. Pas studimit tonė disa vjeēar nė pllakat argjilore me mbishkrimet e Linearit B tė Mikenės u gjetėn fjalė mjaft tė qarta nė gjuhėn pellazgo/shqipe dhe shkronja tė ABC pellazge. Kėto gjetje faktike tė sigurta, por jo interpretime, na ēuan nė pėrfundimin e mahnitshėm se: Shkrimi Linear B i Mikenės ėshtė nė gjuhėn pellazgo/shqipe. Nė pjesėn e dytė: ILIADA, NJĖ VĖSHTRIM I SHKURTĖR HISTORIK thuhet se Iliada dhe Odhisea tė Homerit pėrbėjnė dy vepra gjeniale letrare dhe historike mė tė vjetrat nė letėrsisė europiane. Iliada fillon me fjalėn mėnin, dhe kudo shkruhet, qė kjo ėshtė fjalė greke. Nė fakt fjala mėni ėshtė fjalė pellazgo/shqipe dhe kjo gjė pėrbėn pohim tė rėndėsishėm pėr shkencėn nė ditėt tona. Mėnia e Akilit nė Luftėn e Trojės (rreth 1250 p.e.s.) pėrbėn thelbin e Iliadės. Gėrmimeve arkeologjike nė Trojė kanė zbuluar qytetėrimin madhėshtor Pellazg, qė fillon nė Kohėn e vonė tė Gurit dhe pėrfundon nė Kohėn e Hekurit, kohės helene dhe gjatė Perandorisė Romake. Nė 9 shtresa themelore, 9 qytete tė shkatėrruar nga zjarri, tėrmetet ose luftėrat, por mė pas tė ndėrtuar njėri mbi tjetrin, ėshtė zhvilluar historia e Trojės. Nė shtresat Troja I-Troja VII, vitet 3500-600 p.e.s. (Kohėt Neolit i vonė, Bakrit, Bronzit dhe e hershme e Hekurit) janė gjetur mjaft armė dhe vegla guri, kocke dhe bronzi, stolira ari, argjendi dhe bronzi si dhe poēeri tė Qytetėrimit Pellazg. Shtresa Troja VIII, fillon nė shek. 6 p.e.s., me ngritjen e kolonisė sė fisit pellazg eol dhe pėrbėn qytetin, ku janė gjetur edhe objekte helene, bashkė me ato pellazge, ndėrsa nė shtresėn Troja IX, qė fillon nė vitin 85 p.e.s. ka objekte tė pėrziera pellazge, helene dhe romake. Iliada e Homerit pėrputhet plotėsisht me historinė e Trojės. Aty nuk pėrmenden asnjė herė helenėt (grekėt), por kudo pėrmenden Pellazgėt Hyjnorė, fise tė ndryshme pellazge, perėnditė dhe heronjtė pellazgė, filluar me Zeusit me kryeqendrėn e tij Dodonėn nė Ēamėri, emrat e njerėzve, vendeve, lumenjve tė gjitha janė pellazge. Megjith kėto fakte nė shumė studime mbi Iliadėn thuhet se protagonistėt e Luftės sė Trojės janė helenėt, gjė qė pėrbėn shtrembėrim trashanik tė historisė. Edhe nė parathėniet e pėrkthimeve shqipe tė Iliadės po ky gabim trashanik ju transmetohet lexuesve. Iliada fillimisht ėshtė shkruar nė dialektin jonian, fis pellazg nė Azinė e Vogėl, atje ku ka lindur edhe Homeri, prandaj mendohet se ai i pėrket etnisė pellazge (Straboni). Herodoti njofton se janė shkruar edhe libra tė tjerė nga barbarėt nė lėkura delesh dhe dhish, qė nuk kanė arritur ditėt tona. Rreth shekullit tė 5 p.e.s. filloi transkriptimi i Iliadės nė dialektin e Athinės dhe me pėrpunime tė mėvonshme ajo ju afrua gjithnjė e mė shumė gjuhės helene. Nė Iliadė ka edhe shumė tė tjera fjalė pellazge-ilire, qė shpjegohen me anė tė gjuhės shqipe. Bazuar nė shumė fakte historike del, qė nė historinė e sotme ka shumė falsifikime, qė mohojnė Qytetėrimin Pellazg, djepin e kulturės europiane. Ata kanė luajtur rolin vendimtar nė lindjen dhe zhvillimin e qytetėrimit Europian dhe nė Mesdhe. Ata themeluan fshatrat e parė Sesklo, Dhimini, Maliq (Guri i vonė), qytetet e Trojės, Knosit, Mikenės, Athinės, Spartės, Romės, Epidamni etj. (Koha e Bronzit). Ėshtė detyra jonė ta mbrojmė tė vėrtetėn historike dhe tė ērrėnjosim tė pavėrtetat nė histori. Nė libėr sillen mjaft tė reja, tė panjohura, ose pak tė njohura, qė pėrforcojnė pėrfundimet e dhėna: 1.-Shkrimi i Kohės sė Bronzit, i njohur si Lineari B i Mikenės, (shek. 16-12 p.e.s.) ėshtė nė gjuhėn pellazgo/shqipe. Shprehja IZAIZ= ZI ASHT ZI, e gjetur nė njėrėn prej pllakave tė dheut, gjetur nė Mikenė dhe shkruar me kėtė shkrim bustrofedik, e vėrteton kėtė plotėsisht. Kėshtu vėrtetohet se gjuha shqipe del e shkrua qysh nga Koha e Bronzit, qė pėrbėn dokumentin mė tė vjetėr tė shkruar tė shqipes dhe e vendos atė nė gjuhėn mė tė vjetėr tė folur dhe tė shkruar ndėr gjuhėt europiane. 2.-ALFABETI i pėrdorur nė shkrimin e Linearin B ėshtė alfabeti pellazg, mė i vjetri nė Europė, pranuar nga disa studiues, por i harruar nga specialistėt e sotėm tė alfabeteve. Ky alfabeti i parė nė Europė, ka simbole si pėr zanoret ashtu edhe bashkėtingėlloret, nė ndryshim nga alfabetėt e mėparshėm, qė njihnin vetėm zanoret dhe shėrbeu bazė pėr alfabetin e sotėm grek dhe latin. 3.-ILIADA e Homerit, vepra e parė literare europiane, ka vlera tė mėdha jo vetėm artistike dhe letrare, por edhe me vlera tė mėdha historike, gjer tani tė pavlerėsuara. 4.-ILIADA fillon me dy fjalė pellazgo/shqipe. Fjala mėni, me tė cilėn fillon kėnga e parė si dhe vetė titulli Iliadė, qė e ka prejardhjen nga mbreti Ili, themeluesi i qytetit Ili ose Ilion. Fjala Odhise, vjen nga fjala pellazgo/shqipe udhės apo udhėtar. Nuk ėshtė e vėrtetė qė fjala mėni ėshtė fjalė greke. siē thuhet nė botimet e sotme. 5.-Tė gjithė emrat nė Iliadė, tė heronjve, tė vendeve, tė perėndive etj. janė me prejardhje pellazge dhe shpjegohen mjaft mirė me anė tė gjuhės shqipe. Jepen pėr herė tė parė shpjegimet e emrave. Kjo tregon se nė Iliadė pėrshkruhen ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e fiseve tė ndryshme pellazge. Tė gjitha tė dhėnat flasin pėr njė lidhje tė ngushtė midis Gjuhės Pellazge dhe gjuhės sė sotme shqipe. 6.-Nė Trojė ėshtė zbuluar Qytetėrimi i madh Pellazg, bazuar nė tė gjitha dokumentet e mbledhura arkeologjike, ngjarjet e pėrshkruara nė Iliadė dhe Odhise, emrat e pėrmendur, veshjet etj. Aty gjurmė tė qytetėrimit helen janė vetėm gjatė shekullit tė 5 p.e.s. Jepet shkalla e re kronologjike e Trojės me pėrmirėsime nga ato tė paraqitura gjer mė sot. Troja 0-Troja VII, Troja gjatė Kohės sė Gurit, Bakrit, Bronzit dhe Hekurit tė hershėm d.m.th., viteve 3500 p.e.s.-600 p.e.s. ėshtė zhvilluar qytetėrimi i vetėm pellazg. Nga kjo provohet se Lufta e Trojės ėshtė zhvilluar vetėm ndėrmjet fiseve pellazge, sepse nė Ballkan ende nuk kishin ardhė fiset grekfolėse. Troja VIII- gjatė viteve 600-85 p.e.s. krahas objekteve pellazge janė gjetur edhe objekte helene, prandaj quhet Troja gjatė kohės helene. Nė kėtė fazė qyteti fillon me koloninė e eolėve, fis pellazg, qė fillon nė shek. 6 p.e.s. Arkeologu Shliman thotė se nė Trojė objektet helene nuk janė mė tė vjetra se sa shek. 5 p.e.s. Troja IX -85 p.e.s.- 500 e.s., objekteve pellazge, helene dhe romake. Kjo ėshtė Troja nė kohėn romake. 7.-Iliada pranohet e shkruar gjatė shekujve 12-11 p.e.s. nė dialektin jonik (Azi e vogėl), e mbledhur nga gojėdhėnat popullore nga Homeri. Gjatė kėsaj kohe shqipja ka qenė shkruar. 8.-Veshjet e luftėtarėve tė Trojės, ruajtur nė rrasat e Mikenės dhe nėpėr poēeritė e ndryshme, janė veshjet e sotme kombėtare shqiptare: fustanella dhe qeleshja janė tipike pellazge/ shqiptare. 9.-Fjalėt e shumta shqipe nė Iliadė, emrat ndryshėm shqip, libra nė lėkura dhensh dhe dhishė kanė qenė shkruar nga pellazgėt (Herodoti), fiset pjesėmarrėse nė Iliadė janė vetėm pellazge, tė dhėnat arkeologjike nė Trojė etj. tregojnė se Iliada fillimisht ėshtė shkruar nė shqip, dhe vetėm rreth shek. 4 p.e.s. ėshtė transkriptuar nė gjuhėn helene. 10.-Bujqėsia e kultivuar, mbarshtrimi i blegtorisė, ngritja e farmave (fermave) tė para, ngritja e fshatrave tė parė: si Dhemini dhe Sesklo nė Thesali, Maliqi nė Korēė etj. gjatė Gurmesmit dhe Gurvonit janė kryer nga Pellazgėt Hyjnorė. Ata formuan edhe qytet-shtetet e parė gjatė kohės sė Bakrit, Bronzit dhe Hekurit tė hershėm: Troja, Knosi (Kretė), Mikena, Sparta, Pylli, Hatusha etj. Mė pas ngritėn qytet e Athinės, Romės, Epidamnit (Durrės), Buthrotit (Butrint), Apolonisė, Istanbulit, Bukurestit, Madridit, Lisbonės, Barcelonės, Marsejės, Triestes, Odesės etj. 11.-Gjuha Shqipe lindi dhe u zhvillua nga fiset e Pellazgėve Hyjnorė. Ajo fillimit i ka qysh gjatė Gurmesmit (Mezolitit) dhe Gurvonit (Neolitit) me formimin e fisnive, farmave tė para, fshatrave dhe jetės kolektive. Ajo u zhvillua mė tej me ngritjen e Qytetėrimit Pellazg nė rajonin e Egjeut dhe Mesdhe, mori formėn e disa dialekteve: Mikene, Kretane, Thesalisė, Thrakės, Frigisė, Lidisė, Likisė, Trojės, Jonisė, Etruskėve etj. dhe mė pas Ilirėve, Maqedonėve, Epirotėve dhe Dardanėve, qė sot pėrbėjnė gjuhėn shqipe. Kokrrizat e arta tė Gjuhės Shqipe janė tė shpėrndara nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha gjuhėt e saj. Nga pellazgėt trashėguam emrat e kontinenteve: Europa, Azia, Afrika, Amerika dhe Atlantik, Kaukaz, Oslo etj. Emra nė Lindjen e Largėt si: Tokio, lumi Amur, nė Europė, Amerikė si: Andet, Panama, Ekuador, Argjentinė etj. Shumė emra njerėzish gjithashtu sot nė botė kanė prejardhje nga pellazgėt p.sh. ambasadorja izraelite nė Tiranė Armira, ambasadori amerikan Withers etj. 12- Nė vend tė Grupit Indo-europian tė gjuhėve propozohet emėrtimi i ri Grupi Pellazgjik i Gjuhėve, sepse kjo ėshtė gjuha e parė midis gjuhėve tė tjera dhe nga kjo gjuhė rrodhėn mė pas gjatė antikitetit gjuhėt helene, romake dhe gjuhėt romane. Libri i ri do tu shėrbejė studiuesve tė historisė dhe tė gjuhėsisė, studentėve tė kėtyre fushave si dhe tė interesuarve pėr historinė e popullit tonė dhe kulturės sė tij. /////... Administratori i kėsaj faqe nė internet, falenderon nga zemra autorėt e kėj studimi, LUFTULLA dhe LILJANA PEZA, pėr njė punė tė bėrė kolosale hulumtuese nė drejtim tė zbardhjes sė tė vėrtetės sė pakontestueshme historike pė gjenezėn e lashtėsisė autoktone tė popullit tonė nė kėto vise tė Gadishullit Ballkanik, njėkohėsisht, duke i dhėnė kėshtu, njė grusht tė fuqishėm argumentues shumė manipulimeve shkencore qė bėhen rreth kėsaj qėshtjeje nga ana e disa qarqeve shoveniste pan-sllaviste globale . Me respekt, Adnan Abrashi |
NDRYSHME
Political analysis of the author
|