
(Gjurmėve tė njė tematike tė qėlluar nga gazetat tona ditore)
Nga H. GASHI
E diel, 19 Shtator 2010
Filigranistėt pejanė gėzonin namin e madh ndėr shekuj pėr punimet e tyre prej argjendi, qė ishte arti mė i bukur i shkrirė nė stolitė mė tė bukura tė shumė princeshave tė atyre kohėrave, art i shkrirė dhe i derdhur nė zbukurimin e armėve tė shumė trimave, nė shpatat dhe jataganėt e tyre, nė parzmorėt e unazat e gishtėrinjve tė bukurosheve tė kėtij nėnqielli, dhe tė shumė stolive tė tjera. Filigranėt (argjendarėt) pejanė ishin artistė tė shumė kryeveprave tė punuara nga ari dhe argjendi, qė kanė kaluar kufijtė e rajonit. Punimet e argjendarėve dhe zejtarėve pejanė janė hasur nė qytete tė ndryshme tė Turqisė, nė Iran, Irak dhe nė vende tė tjera tė Lindjes. Pėrpos qytetit tė tyre tė dashur, zejtarėt veprimtarinė e tyre e shtrinė edhe gjithandej brigjeve tė Adriatikut, qė nga Ulqini e deri tė Izola nė Slloveni, pikėrisht andej kah dikur shtriheshin Ilirėt, ku edhe sot shumė pasardhės tė tyre e ushtrojnė gjithandej kėtė zeje .
Punime argjendi pėr famlljet e pasura
Peja kishte dikur nė Ēarshinė e gjatė me dhjetėra dyqane filigranėsh, sermaxhi (Argjendar) ju thoshte populli. Ata shkrinin argjendin dhe si mė gjergjef qėndisnin tėrė artin e kėtij nėnqielli. Sot, aty nė Ēarshinė e gjatė ėshtė vetėm dyqani i Rafael Ēiflakut, familjes pejane nė zė, qė mbanė dyqane tė filigranėve edhe nė Dubrovnik, si dhe nė disa qytete tė asaj ish Federate Jugosllave. Rafaeli thotė se ėshtė brezi i katėrt i familjes qė vazhdon tė ushtroi kėtė zeje. E dua shumė ketė zeje dhe ėshtė mėkat qė tani mė nuk po merren tė tjerėt si mė parė me kėtė zeje. Kjo punė ėshtė art, thotė ai, duke pėrkujtuar se jo vetėm nga Kosova, por edhe nga bota perėndimore, porositeshin punime argjendi tė filigranit pejan.
Nė monografinė "Zejtarėt pejanė" tė shkrimtarit dhe publicistit Sejdi Berisha, thuhet se edhe pse kjo zeje ushtrohej nė Prizren dhe nė Gjakovė, Peja ishte mė karakteristike, sepse puna bėhej mė tė ashtuquajtur "kokėrr mė paft" tė gravura-cokatura nė mėnyrė relieve ose primitive. Argjendarėt pejanė punimet e tyre artizanale ia dedikojnė edhe pėr bejlerė tė ndryshėm tė cilat punime quheshin "Peshtah", qė do tė thotė punime prej argjendi tė dedikuara pėr dhurata. Po ashtu, nė gjysmėn e shekullit tė XIX ka filluar edhe stolisja e ēantave pėr gratė e pasanikėve . Nė rrėfimin e Viktor Gashit nė kėtė Monografi, njėri prej argjendarėve mė tė njohur, mė tė pasionuar thotė se ėshtė pasardhės i familjes qė kėtė zeje e ushtron mbi 200 vjet nė Pejė. Aty, pohohet se i pari i kėsaj familje paska qenė Kolė Peja-Gashi ( tė parėt e tij tė ardhur nga Tropoja tė vendosur nė Pejė, Gjakovė dhe Shkup), pastaj Agustin Peja, Lorenc Peja, Gjon Peja, Frrok Gashi, Mark Gashi, babai i Viktor Gashit, ndėrsa Viktor Gashi ėshtė brezi i shtatė i kėsaj familje argjendarėsh. Po ashtu, nė kėtė Monografi pėrmenden edhe familja e Ēiflakėve, e cila ėshtė familja mė me traditė e Argjendarėve pejanė, ku pėrmendėn Zef Ēiflaku, Engjėll Ēiflaku, Bozh Ēiflaku, Stakė Ēiflaku, Bat Ēiflaku, Ndue Fran Ēiflaku, Ndue David Ēiflaku etj., tė njohur nė fillim pėr shkrirjen e arit tė cilėt kanė punuar nė fillim fyej, ēibukė, zile, e mė pas kanė filluar tė punojnė edhe kollanė. Ndėr mjeshtrit mė tė dalluar tė kėsaj familjeje ishte Augustin Ēiflaku, biri i tė cilit ėshtė Rafael Ēiflaku, i cili ėshtė i fundit qė mė krenari ushtron kėtė zeje dhe mbanė mė krenari dyqanin e tij aty nė Ēarshinė e gjatė nė Pejė.
Rafaeli flet me plotė pasion pėr punėn qė e bėnė, duke na treguar njė llambinion tė shtrenjtė argjendi, qė na pėrkujton figurat e gjarprit dhe hardhisė qė dredhonin nė kėtė llambinion. Ai thotė se gjyshi i tij i ka thėnė se gjarpri dhe hardhia janė simbole tona tė lashta ilire dhe ato pėrmes kėsaj zeje janė bartur ndėr shekuj edhe sot nė punime filigranėsh.
Artarėt ishin krenaria e zejtarisė pejane
Argjendarėt pejanė kanė punuar kryqe dhe kandela pėr qirinj pėr kishat mė tė njohura, si ajo e Graēanicės, Patrikanėn e Pejės, Manastirin e Deēanit dhe gjithandej pėr kishat ortodokse dhe ato katolike nė ish trevat e asaj Jugosllavie. Kėto kandela dhe kryqe tė punuar nga ta edhe sot e kėsaj dite qėndrojnė brenda kėtyre objekteve fetare. Peja pėrpos familjes Ēiflaku, ka patur filigran edhe nga familjet Gaspri, Gashi dhe familje tė tera. Ndėrkaq, Luz Gaspri, i cili kohė pas kohe punon me Rafaelin, thotė se filigranėt, dhe artarėt ishin krenaria e zejtarisė pejane. Zejet janė art dhe pikėrisht Peja kishte artistė tė mėdhenj tė zejeve, nga tė cilėt mjerisht sot mė nuk ekzistojnė. Pėr kuriozitet ai kujton punimin e kambanave, tė cilat dikur i prodhonte pikėrisht familja e tij. Rafaeli thotė se ketė zeje ia ka mėsuar edhe birit tė tij dhe dėshiron qė sė bashku me familjen e gjerė Ēiflaku gjithandej brigjeve tė Adriatikut, por edhe nė Evropė tė vazhdohet tradita e tyre qindravjeēare. Ai me dhembje kujton plaēkitjen qė i ėshtė bėrė kėsaj familjeje gjatė luftės sė fundit, qoftė nė stoli tė vlerave kapitale, qoftė nė pajisje dhe teknologji, e cila tani me vėshtirėsi se mund tė gjendet. Filigranėt pejanė ishin artistė tė vėrtetė tė kėsaj zeje dhe do tė ishte mėkat po qe se ekzemplarė tė shumtė me vlera tė mėdha artistike qė posedojnė familjet qė kanė ushtruar kėtė zeje apo blerėsit e tjerė tė mbesin diku nė pluhurin e harresės. Kėto vlera duhet ruajtur nė muze, qoftė tė qyteteve, apo ato kombėtare, ngase ato janė pjesė e papėrsėritshme e historisė sonė.
Nė Foto: Rafael Ēiflaku filigranist Pejė
E diel, 19 Shtator 2010