Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

MITOLOGJI - NAUPLIU
Naupliu(greq. Nauplios, lat. Nauplius) - i biri i Poseidonit, zotit tė detit dhe nimfės Aminona, mbret i Eubesė.
Figura e tij ėshtė mjaft e paqartė, ndonėse mund tė ngushllohemi poqese e kemi parasysh faktin se ky pohim vlen edhe pėr njė numėr mjaft tė madh tė sunduesėve historikė. Naupliu kinse ėshtė nga Argu. I ka pasur tre djem, prej tė cilėve dy merreshin me ngashnjimin e grave «tė mashkujve tė tjerė, ndėrsa i treti, Palamedi, me shpikje. Kur nė kohėn e luftės sė Trojės akeasit e dėnuan Palamedin me vdekje si tradhtar, Naupliu nė mesin e grave tė mbretėrve akeas i pėrhapi lajmet mjaft bindėse dhe tė caktuara, se bashkėshortėt e tyre janė tė pabesė dhe se me tė madhe po argėtoheshin me trojanet e robėruara. Gjoja kjo e ka shtyrė edhe Klitemnestrėn, bashkėshorten e kryekomandantit tė ushtrisė akease, qė ta shkelė besnikėrinė. Pėr pabesinė e bashkėshortes sė Idomeneut, mbretit tė Kretės, u kujdes vetė me intriga tė ndėrlikuara nė tė cilat i pėrzieu edhe Leukun, djalin e Idonmeneut. Kur pas luftės dhjetėvjeēare akeasit e pushtuan Trojėn dhe u kthyen nė atdhe, Naupliu i mashtroi anijet e tyre me flakė te rrejshme kah brigjet shkėmbore tė Eubesė, ku shumica u fundosėn. Sipas lajmeve tė mėvonshme, gjoja se, gjatė luftės sė Trojės, i pushtoi dhe i shkatėrroi dhjetė qytete tė Idomeneut, dhe pas kthimit tė tij, e dėboi nga Kreta. U vranė nė mėnyrė tė palavdishme, nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn ua ka shkaktuar vdekjen shumė akeasve me rastin e kthimit tė tyre nga Troja: e mashtruar me flakėn e rrejshme anija e tij natėn u pėrplas nė shkėmb dhe ai u mbyt nė det.
Homeri nuk e pėrmend Naupliun. Edhe autorėt antikė e kanė konsideruar "njėrin prej kreshnikėve tė vonė" me famė tė dyshimtė. Lajmet pėr tė, si duket, janė nga Kyprdiat e Stasinit ose tė Hegesinit. Mė vonė disa elemente tė tyre paraqiten nė pėrpunimet e kohės mė tė re, nė mesin e tyre edhe nė veprėn e dytė tė "trilogjisė trojane" tė Euripidit, Palamedi, tė vitit 415 para e.s. Poqese e pėrmbledhim ēdo gjė ē'ėshtė shkruar ose treguar pėr tė, Naupliu do tė ketė jetuar tepėr gjatė, madje edhe pėr vetė kriteret e miteve. Nė mėnyrė epizodike paraqitet edhe nė kohėn e Herakliut, madje si burrė nė moshė (Nestori atėherė ishte ende fėmijė i vogėl), por si burrė nė fuqi tė plotė pas luftės sė Trojės lufton nė Kretė.

Derguar nga VALENTIN BATALAKU - Slloveni
MITOLOGJI
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara