Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

FILOZOFĖT - AVEROESI
Averoesi - emri i plotė arab i tė cilit ėshtė Abu al Valid ibn Ahmad ibn Muhammad ibn Rushit - lindi mė 1126 nė Kordovė-Spanjė. Fėmijėrinė dhe rininė i kaloi nė kėtė qytet tė kalifatit, qė ishte atėherė njė qendėr shumė e madhe e kulturės arabo-islamike dhe qė dallohej pėr pasurinė e jashtėzakonshme tė bibliotekave tė saj tė shumta. Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykatės (aadis) me emėr nė qytet. Averoesi studioi teologjinė islamike, drejtėsi dhe mjekėsi, duke u interesuar edhe pėr matematikėn, astronominė dhe sidomos pėr filozofinė.
Nė moshėn tetėmbėdhjetėvjeēare u nis pėr nė Marakesh, ku u njoh me kalifin almohad Abu Ja qub Jusuf, falė rekomandimit tė mjekut vetjak tė kalifit, Ibn Tufavl. Averoesi, me kėrkesė tė Abu Jusufit, pėrpiloi komentet e tij tė famshme mbi shkrimet e Aristotelit, duke qenė se kalifi iu lut t'ia bėnte mė tė kuptueshme veprėn e filozofit grek. Mė 1169, Averoesi u emėrua kadi nė Sevilje, pastaj mė 1171 nė Kordovė. Mė 1182, kalifi e thirri si mjek vetjak nė vend tė Ibn Tufavl-it tė vdekur nė Marakesh; mė vonė, ai u emėrua "gjykatėsi i madh" nė Kordovė.
Averoesi vlerėsohej shumė nė Oborr nėn mbretėrimin e pasardhėsit tė Abu Jusufit, Jaqub al-Mansur, deri kur kvy i fundit, me nxitjen e besimtarėve tė devotshėm, i ndaloi mė 1195 shkrimet e tij, si fyerje ndaj Zotit. Filozofi u detyrua tė migronte nė Luecena, pranė Kordovės. Shkrimet e tij u dogjėn publikisht, sė bashku me libra tė tjerė tė logjikės dhe tė filozofisė. Kundėrshtarėt e tij fetarė shihnin nė kėto punime rrezikun e lartėsimit tė arsyes, pra pėrbuzjen e ligjit fetar dhe tė Zbilomit. Megjithatė, mė 1197 Jaqub al-Mansuri e thirri Averoesin nė Marakesh, ku do tė vdiste pak mė vonė, mė 11 dhjetor 1198. Komentet mbi Aristotein, tė pėrkthvera me shpejtėsi nė latinisht pas vdekjes sė tij, patėn njė ndikim tė madh nė zhvillimin e mendimit tė krishterė dhe hebre. Ky ndikim i filozofisė sė Averoesit nuk u kufizua vetėm nė Mesjetė, por u shtri deri nė Rilindje.

Pėrkthime tė shumta - nė latinisht, por edhe nė hebraisht - dėshmojnė pėr njė interesim tė vazhdueshėm pėr mendimin e tij nė shekujt qė pasuan. Krahas komenteve mbi Aristotelin, puna mė e rėndėsishme e Averoesit ishte lufta kundėr teologut persian Al-Ghazali; kritikės sė tij tė filozofisė, tė shprehur kryesisht te Tahafut al-falasifa (Destructio philosophorum), Averoesi iu pėrgjigj nėpėrmjet veprės Tahafut al-tahafut (Destructio destructionis). Averoesi pėrpiloi edhe shumė shkrime juridike, teologjike dhe mjekėsore, mes tė cilave edhe njė doracak tė madh tė mjekėsisė.
Krahas filozofsė arabo-islamike, shohim tė lindė gjithashtu - sidomos nė Spanjė - njė filozofi hebreje, qė shprehej nė hebraisht. Duke u dalluar nga mistika kabale, e ndikuar nga neoplatonizmi, ajo u kthye gjithashtu drejt mendimit tė Aristotelit.Maimonidi (Moshe ben Majmon, 1135-1204), bashkėkohės i Averoesit dhe banues si ai nė Kordovė, shprehte pikėpamje tė krahasueshme me ato tė Avicenės, duke u kujdesur tė shmangte ēdo konflikt midis fesė dhe filozofsė. Gersonidi (Levi ben Gershon, viti 1288 - rreth vitit 1344), hebre nga Langėduku, shtjelloi njė aristotelizėm mė rrėnjėsor, tė ngjashėm me atė tė Averoesit. Bashkėsitė hebreje tė Spanjės myslimane, duke qenė nė lidhje tė ngushtė me ato tė Spanjės sė krishterė dhe tė jugut tė Francės, ndikuan gjerėsisht nė pėrhapjen e skkencės arabo-islamike nė Europėn e krishterė.

Filozofi Abu Bakr Muhammad Ibn Tufail (skekulli XII), vezir dke mjek i kalifit Abu Jusuf dhe mėsues i Averoesit, kishte shprehur konceptin e fesė sė natyrshme nė njė roman alegorik tė titulluar "I gjalli, bir i Syēelurit" (domethėnė i Zotit). Romani ėshtė historia simbolike e njė fėmije qė rritet vetėm nė njė ishull tė shkretė, dhe qė arrin te feja e natyrshme nėpėrmjet ushtrimit tė pastėr tė vėzhgimit dhe tė mendimit. Kur i Gjalli arrin mes njerėzve, vėren me njė zhgėnjim tė pa matė deri nė ē'pikė ishte trashanik mendimi fetar i masės. Romani i Ibn Tufajlit njohu njė sukses tė madh nė Europė, nė shekullin XVII dhe sidomos nė Skekullin e Dritave, atėherė kur ideja e "fesė sė natyrshme" u bė shumė popullore.
Kulmi i filozofise dhe i shkertcės europiane, me skolastikėn e lartė tė Mesjetės (faza e dvtė e shkollės), i detvrohet - mes tė tjerash - rizbulimit tė aristotelizmit, si nė metodėn e mendimit, po ashtu edhe nė zgjerimin e horizontit tė njohjeve. Megjithatė, mėsuesit e skolastikės u detvrohen filozofėve dhe dijetarėve arabo-mvslimanė pėr gjithēka qė mėsuan pėrsėri mbi Aristotelin, por veēanėrisht i detvrohen Averroesit (Abu al-Valid ibn Rushd), qė jetoi dhe punoi nė shekullin XII nė Kordovė.
Islami, mė shumė se krishterimi nė Europė, kishte mbledhur trashėgiminė e kulturės antike nė pjesėn e botės sė pushtuar nga ushtritė arabo-islamike. Qė prej themelimit tė kalifatit tė omajadėve nė Damask, nė shekullin VII, dijetarėt myslimanė ishin hedhur tėrė pasion pėr studimin e autorėve grekė. Atyre u vinte nė ndihmė edhe bashkėpunimi me dijetarėt bizantinė, tė tillė si Shėn Gjon Damashena (fundi i shekullit VII - rreth vitit 749), njė atė i rėndėsishėm i Kishės greke, qė kryente paralelisht funksione tė dorės sė parė nė qeverisjen e omajadėve. Ata pėrkthenin tekstet e filozofėve grekė nė arabisht, gjuhė nga e cila ata kishin marrė drejtpėrsėdrejti fjalė tė tilla si falsafa ("filozofi"). Njė nga kulmet e para tė filozofisė arabo-myslimane u shėnua nė kohėn e kalifatit abasid, me punimet e mjekut dhe filozofit persian Avicena (Abu Ali al-Husain ibn Allah ibn Sina, 980-1037).

Avicena njihte jo vetėm logjikėn dhe metafizikėn, por edhe shkrimet shkencore tė Aristotelit, mbi bazėn e tė cilave vazhdoi kėrkimet vetjake nė shkencat natyrore. Si shumica e filozofėve tė Antikitetit tė vonshėm, ai e shihte Aristotelin pėrmes njė ekrani platonik, nė mėnyrė tė tillė sa u dha pas spekulimeve mistike mbi zhvillimin e botės, duke u nisur nga pėrsosja absolute e Hyjnorit dhe mbi dėshirėn pėr tė dalė nga bota e pėr t'u kthyer nė kėtė zanafillė hyjnore. Megjithatė, si aristotelas i mirė, ai nuk dyshonte aspak pėr realitetin dhe pavarėsinė e botės materiale, megjithėse, pėr arsye tė dogmės sė Krijimit, mohonte se Zoti mund tė qe njė lėndė qė bashkonte formėn dhe materien, shpirtin dhe materien.Pėr kėtė, Zoti, shpirti i pastėr, murid tė krijonte materien duke u riisur nga hiēi.

Duke kombinuar nė kėtė mėnyrė metafizikėn platonike dhe aristoteliane pėr tė pėrkufizuar karakterin e koncepteve tė pėrgjithshme (tė famshmet "konceptet universale"), Avicena arriti tė pėrpunonte njė formulė shumė tė baraspeshuar, qė shmangu nė filozofinė arabo-islamike "grindjen e koncepteve universale", si ajo qė kishte njohur skolastika perėndimore. Kjo formulė i ngjan asaj qė Abelardi do tė arrinte rreth njė shekull mė vonė: konceptet universale ekzistojnė te Zoti pėrjetėsisht, si entitete tė pastra shpirtėrore "para gjėsė" (ante rem). Ato ekzistojnė gjithashtu "te gjėja" ( in re), realisht, por atėherė janė tė pandashme nga nėnshtresa e tyre materiale. Konceptet universale ekzistojnė nė njohjen tonė "pas gjėsė" (post rem).

Avicena u bė objekt i armiqėsisė sė ortodoksisė islamike, sepse feja e tij "filozofike" nuk kishte, me thėnė tė vėrtetėn, asnjė nevojė pėr njė Zbulim pėrmes gojės sė Profetit. Njė brez pas Avicenės, persiani Abu Hamid Muhammad al-Ghazali (1058-1111), qė qe ndoshta teologu mė i rėndėsishėm i islamit, shkroi njė libėr tė pėrkthyer nė latinisht, nėn titullin domethėnės Destructio philosophorum (Inkoherenca e filozofėve). Aty ai dyshon tėrėsisht se filozofia mund tė njohė diēka jashtė vetvetes: e vėrteta ndodhet vetėm te feja, arsyetimi filozofik mund tė vihet nė shėrbim tė fesė sė zbuluar.

Averoesi mbajti njė qėndrim krejt tė kundėrt nga ai i Al-Ghazalit nė njė vepėr tė pėrkthyer gjithashtu nė latinisht, me titullin Destructio destructionis (Inkoherenca e inkoherencės); kėtu dhe te vepra tjetėr e tij, Metafizika, i pakėnaqur pėr rivlerėsimin e Avicenės, i kthehet pėrsėri mė qartėsisht Aristotelit, tė cilin e mburr si pararendėsi i diturisė sė kapshme tė njeriut, tė dėrguar nga Providenca. Ai e ēliron doktrinėn aristoteliane nga zhelet platonike dhe fetare, me tė cilat ishte pispillosur, duke rivlerėsuar nė njėsinė e tij konceptin e lėndės, qė nuk njihte asnjė pėrjashtim - madje as para Zotit si "nxitėsi i parė" - dhe arriti nė pėrfundimin se materia ėshtė gjithashtu e pėrjetshme si shpirti.

Nga ana tjetėr, individėt janė jetėshkurtėr dhe kalimtarė, ashtu si shpirti njerėzor i lidhur me trupin. Nuk ka pavdekėsi vetjake; vetėm shpirti ėshtė i pavdekshėm, por ai nuk ėshtė vetjak. Megjithatė ai dėshiron entitete pėrherė e mė shpirtėrore. Nė kuptimin e njė feje thjesht filozofike, Averoesi thekson ēastin e njė zhvillimi qė i pėrkiste doktrinės aristoteliane tė entelekie-s: forma, e pėrmbajtur si farė te materia, arrin njė zhvillim pėrherė e mė tė qartė nėn efektin e formės mė tė lartė. Me fjalė tė tjera, shfrytėzimi i botės nga njeriu bėn qė kjo botė tė jetė pėrherė mė e thelluar, mė e pėrpunuar, mė shpirtėrore. Dhe njeriu nuk do tė vepronte nė kėtė mėnyrė mbi format mė tė ulėta, nė qoftė se forma mė e lartė - domethėnė Zoti - nuk do tė kėrkonte tė njihej si i tillė.

Averroes e konsideronte Aristotelin si mė tė madhin e tė gjithė filozofėve, duke arritur sa tė thoshte se natyra e ka krijuar atė si njė model tė pėrsosmėrisė njerėzore. Pėr kėtė arsye, Averroes i strukturoi tė gjitha veprat e tij sipas teksteve dhe ideve tė Aristotelit. Nė disa pika ai nuk ishte dakord me Avicennėn. Ndėrsa Avicenna argumentonte se krijimi ėshtė i pėrjetshėm dhe i domosdoshėm, Arrevoes mohonte idenė e krijimit duke thėnė se filozofia nuk e njeh njė qėndrim tė tillė, i cili ėshtė thjesht njė mėsim i fesė. Averrroes gjithashtu mohonte dallimin midis thelbit dhe ekzistencės, duke thėnė se nuk ka dallim real midis tyre (kjo e ēoi Avicenėn nė dallimin midis intelektit tė mundshėm dhe intelektit aktiv), por kemi vetėm njė dallim logjik pėr qėllimet e analizės. Mė tej, Averroes thoshte se forma e njeriut ėshtė shpirti; por shpirti ėshtė njė formė materiale dhe jo shpirtėrore. Si i tillė, shpirti material ėshtė njėsoj i vdekshėm si trupi, kėshtu qė pas vdekjes asgjė nuk mbijeton. Ajo qė i jep njeriut njė status tė veēantė midis kafshėve ėshtė se, ndryshe nga kafshėt mė tė ulėta, njeriu ėshtė i bashkuar nėpėrmjet njohjes me intelektin aktiv. Ndryshe nga Avicenna, i cili thoshte se ēdo njeri ka njė intelekt tė mundshėm, njė fuqi shpirtėrore unike nė vetvete, ndėrsa pėr tė gjithė njerėzit ekziston njė inteligjencė aktive e njėjtė, Averroes mohonte atė qė njerėzit kanė intelekt tė shkėputur tė mundshėm. Kėshtu ai e pėrjashtonte lokalizimin e njohjes njerėzore tek intelekti aktiv universal dhe mohonte doktrinėn e pavdekėsisė. Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė mendimtarėt kristianė mendonin se mėsimet e tij ishin mohim i fesė. Megjithatė, ndikimi i tij ishte aq i madh, sa Akuini vazhdimisht i referohet veprave tė tij. Mė tej, Averroes kishte pak respekt pėr teologjinė dhe u ndal shumė nė dallimin e filozofisė me teologjinė; e besimit me arsyen.

Filozofia dhe teologjia, thotė Averroes, kanė secila nga njė funksion, sepse ato respektivisht u shėrbejnė llojeve tė ndryshėm tė njerėzve. Ai dallonte tre grupe njerėzish. (1) Shumica e njerėzve jetojnė mbi bazėn e imagjinatės dhe jo mbi bazėn e arsyes. Ata qėndrojnė tė virtytshėm nga frika qė ju komunikojnė predikuesit elokuentė. Filozofėt, pėrkundrazi nuk kanė nevojė pėr kėrcėnim, sepse ata motivohen nga dijet e tyre. Megjithse feja dhe filozofia, nė pėrgjithėsi punojnė pėr tė njėjtin qėllim, ato transmetojnė pėrmbajtje tė ndryshme dhe, nė kėtė kuptim, tė vėrteta tė ndryshme. Kėto tė vėrteta nuk ėshtė e domosdoshme qė tė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Ato thjesht janė lloje tė ndryshme. Kėshtu grupi i parė pėrbėhet nga ata tė cilėt drejtohen mė shumė nga format dramatike tė mendimit sesa nga arsyeja. (2) Grupi i dytė ėshtė grupi i teologėve, i cili ndryshon nga grupi i parė vetėm se pėrpiqen tė sigurojnė njė mbėshtetje intelektuale si justifikim pėr tė njėjtat besime fetare. Duke pasur paragjykime, ata mendojnė duke u mbėshtetur nė pohime tė pandryshueshme, kėshtu qė nuk mund tė arrijnė tė vėrtetėn, megjithėse kanė disa nocione pėr fuqinė e arsyes. (3) Grupi i tretė dhe superior pėrbėhet nga filozofėt, tė cilėt janė njė minoritet i vogėl. Ata janė tė aftė tė vlerėsojnė tė vėrtetėn, tė cilėn janė duke e kėrkuar personat fetarė dhe teologėt racionalė, por ata nuk shikojnė ndonjė arsye qė tė pėrpiqen ta gjejnė kėtė tė vėrtetė nėpėrmjet perspektivės sė pashmangshme dhe indirekte tė fesė. Filozofėt e njohin tė vėrtetėn direkt. Averroes mendonte se besimet fetare kanė njė funksion shoqėror, sepse ata i bėjnė tė vėrtetat filozofike tė pranueshme pėr mendjet qė nuk janė tė afta pėr mendimin filozofik. Megjithatė, ai mendonte se teologėt, nė krahasim me masėn, duhet tė dinė mė mirė, se zbatimi i fuqisė sė arsyes sė sofistikuar mbi njė ēėshtje si feja, kjo ėshtė nga natyra njė shmangie, megjithėse jo nė njė kontraditė tė domosdoshme nga arsyeja.


JETĖSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E AVEROESIT

* Averoesi e plotėsoi punėn e filluar nga Avicena: bėri pėrsėri tė kapshme, pėr intelektualėt e Mesjetės, shkencėn antike tė Aristotelit. Pėr kėtė duhej tė tregonte se mendimi antik nuk ishte nė kundėrshtim me konceptet e islamit dhe tė krishterimit mesjetar, por se ishte shprehje e njė feje "tė natyrshme".

* Averoesi pėrveē filozofisė studioi edhe teologjinė, shkencat juridike dhe medicinėn. Ėshtė njė nga komentatorėt mė tė shquar tė Aristotelit («Aristoteli e shpjegoi natyrėn kurse Averoesi - Aristotelin»). Ndonėse konsiderohej vetėm nxėnės i Aristotelit, tė cilit nuk i nevojiten kurrfarė korrigjimesh por mbrojtja nga interpretimet e ndryshme disproporcionale, prapėseprapė e interpretoi vetė nė mėnyrė origjinale duke theksuar orientimin materialist.Bota materiale nuk ka as fillim as mbarim nė kohė, mirėpo nga aspekti i kohės ėshtė e kufizuar. Lėvizja ėshtė e pėrhershme dhe e pandėrprerė, gjithmonė e shkaktuar nga lėvizja e mėparshme. Ndėrkaq, lėvizjes i nevojitet substrati, kurse Averoesi konsideron se ky substrat i pėrhershėm dhe universal i lėvizjes ėshtė materia. Materia e parė as nuk ėshtė krijuar as nuk zhduket.

* Lidhur me ēėshtjen e raportit ndėrmjet shkencės dhe teologjisė, Averoesi ėshtė njė nga themeluesit e mėsimit mbi tė vėrtetėn e dyfishtė, qėllimi i sė cilės ėshtė emancipimi i caktuar i shkencės, dhėnia e autonomisė dhe e lirisė sė caktuar shkencave nga tutorizmi i doktrinės teologjike.Doktrinėn e tij e kritikoi ashpėr Universiteti i Parisit nė vitin 1240 dhe papa Leoni (1519). Pėrveē komentimeve tė mėdha dhe origjinale pėr veprat e Aristotelit, ėshtė i njohur edhe shqyrtimi Kulyat, i cili konsiderohej pėr njė kohė tė gjatė si shembull klasik nė medicinė.

* Njeriu qė mendon dhe qė kėrkon - filozofi - luan njė rol krejt tė veēantė nė botė. Ai qėndron mbi masėn qė arrin tek e vėrteta vetėm pėrmes shėmbėlltyrave tė thjeshta tė fesė popullore; kjo e vėrtetė nuk ėshtė e rreme, por e paplotė. Kėshtu, nė tė njėjtėn kohė, feja filozofike ėshtė njė fe e natyrshme.
Nė Oborrin e kalifit tė Kordovės, Averoesi kishte njė vend kryesor si mjek, jurist dhe filozof. Por ai ishte larguar pak si tepėr nga ortodoksia islamike dhe u detyrua tė mėrgonte shumė herė, pėr t'u shpėtuar kėrcnimeve dhe intrigave tė fanatikėve; ai vdiq mė 1198, nė Marakesh.

Dėrguar nga, Valentin Batalaku - Slloveni
FILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara