|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Figura e tij ėshtė mjaft e paqartė, ndonėse mund tė ngushllohemi poqese e kemi parasysh faktin se ky pohim vlen edhe pėr njė numėr mjaft tė madh tė sunduesėve historikė. Naupliu kinse ėshtė nga Argu. I ka pasur tre djem, prej tė cilėve dy merreshin me ngashnjimin e grave «tė mashkujve tė tjerė, ndėrsa i treti, Palamedi, me shpikje. Kur nė kohėn e luftės sė Trojės akeasit e dėnuan Palamedin me vdekje si tradhtar, Naupliu nė mesin e grave tė mbretėrve akeas i pėrhapi lajmet mjaft bindėse dhe tė caktuara, se bashkėshortėt e tyre janė tė pabesė dhe se me tė madhe po argėtoheshin me trojanet e robėruara. Gjoja kjo e ka shtyrė edhe Klitemnestrėn, bashkėshorten e kryekomandantit tė ushtrisė akease, qė ta shkelė besnikėrinė. Pėr pabesinė e bashkėshortes sė Idomeneut, mbretit tė Kretės, u kujdes vetė me intriga tė ndėrlikuara nė tė cilat i pėrzieu edhe Leukun, djalin e Idonmeneut. Kur pas luftės dhjetėvjeēare akeasit e pushtuan Trojėn dhe u kthyen nė atdhe, Naupliu i mashtroi anijet e tyre me flakė te rrejshme kah brigjet shkėmbore tė Eubesė, ku shumica u fundosėn. Sipas lajmeve tė mėvonshme, gjoja se, gjatė luftės sė Trojės, i pushtoi dhe i shkatėrroi dhjetė qytete tė Idomeneut, dhe pas kthimit tė tij, e dėboi nga Kreta. U vranė nė mėnyrė tė palavdishme, nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn ua ka shkaktuar vdekjen shumė akeasve me rastin e kthimit tė tyre nga Troja: e mashtruar me flakėn e rrejshme anija e tij natėn u pėrplas nė shkėmb dhe ai u mbyt nė det. Homeri nuk e pėrmend Naupliun. Edhe autorėt antikė e kanė konsideruar "njėrin prej kreshnikėve tė vonė" me famė tė dyshimtė. Lajmet pėr tė, si duket, janė nga Kyprdiat e Stasinit ose tė Hegesinit. Mė vonė disa elemente tė tyre paraqiten nė pėrpunimet e kohės mė tė re, nė mesin e tyre edhe nė veprėn e dytė tė "trilogjisė trojane" tė Euripidit, Palamedi, tė vitit 415 para e.s. Poqese e pėrmbledhim ēdo gjė ē'ėshtė shkruar ose treguar pėr tė, Naupliu do tė ketė jetuar tepėr gjatė, madje edhe pėr vetė kriteret e miteve. Nė mėnyrė epizodike paraqitet edhe nė kohėn e Herakliut, madje si burrė nė moshė (Nestori atėherė ishte ende fėmijė i vogėl), por si burrė nė fuqi tė plotė pas luftės sė Trojės lufton nė Kretė. Derguar nga VALENTIN BATALAKU - Slloveni |
Latest articles
Political analysis of the author
|