|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Kur Vdes poeti- mėton Dritero Agolli, zemra ta do tė dėgjosh vetėm heshtje, tė dėgjosh vetėm fėshfėrimėn e gjetheve, vetėm shushurimėn e njė pėrroi, vetėm cicėrimėn e njė zogu. Kur vdes poeti, do tė doje tė heshtnin fanfarat e sukseseve pėrgjithėsisht tė gėnjeshtėrta, tė mekeshin fjalėt boshe tė lėvdatave, tė platitej zhurmėria e kotėsisė. Kur vdes poeti, do tė doje tė mos kishte, sė paku pėr njė ēast, marramenth makinash e manekinėsh, pamje klithėse reklamash tė zhveshura nga ēdo gjė njerėzore, zukama kafenesh mes vdekjes sė punės; tė mos shihje mjedise tė papastra, dorėn e lypjes nėpėr trotuare, dijen e librave lėshuar pėr shitje drejt e pėrdhe. Kur vdes poeti, do tė doje tė shihje lule e bar, drurė e hije, natyrė dhe prehje. Dhe do tė doje qė shpirti tė zhytej nė mendime pėr kuptimin e jetės, pėr vlerėn e duarve tė punės, pėr dritėn e mendjes, pėr regėtimėn e zemrės. Do tė doje tė bisedoje me shpirtin e poetit pėrmes gurgullimės sė vargjeve dhe fėshfėrimės sė urtė tė tė thėnave e tė pathėnave tė tij. Dhe tė ringrije nė mendje atė botė ndjenjash e pėrjetimesh gjithfarėsh tė krijuar prej tij, ku ndihet fryma e bekuar e thjeshtėsisė, kthjelltėsisė, urtėsisė. Kur vdes njė poet, domethėnė njė njeri qė na jep mesazhe njerėzore pėrmes poezisė, ajo qė tė lėndon mė shumė ėshtė zhurmėria e pashije dhe nė thelb blasfemuese qė shoqėron krijuesin nė shtegtimin e tij drejt strehės sė fundit. Befas pėr atė, qė ikėn heshturazi e nė vetmi, fillojnė e kujtohen plot bujė tė gjitha kategoritė e parisė-elitė tė vendit: zyrtarė tė lartė tė shtetit e artistė-politikanė, miq tė mėdhenj tė tė ndjerit, kryeredaktorė gazetash. Rendin kush e kush mė parė ta thonė fjalėn e tyre me peshė, elitare, ta thonė botėrisht, pavarėsisht se nė ato fjalė gjithēka mund tė gjesh veē figurės sė poetit jo. Tė hidhėron kjo zhurmė nė njė kohė qė vdekja kėrkon heshtje nderuese. Tė lėndon kjo prirje dyfytyrėshe pėr vetėdukje, ndėrkohė qė humbja e njė shpirti mendimtar do tė duhej tė shoqėrohej me mendime tė thella, me njė brengosje tė brendshme dhe vlerėsim realist, nė daē edhe filozofik, por kurrsesi jo propagandistik, vlerėsim qė tė pėrfshijė dhe paraqesė para lexuesve tė ēoroditur nga shtypi tregtar atė qė kishte mė tė spikatur kjo dritė e mendimit dhe flakė e ndjenjės sė zhveshur nga ēdo interes vetjak. Tė nervozon belulizmi i shpėlarė, bajat, mjeran, ky egoizėm i pakufi, qė ka mbėrthyer shoqėrinė tonė dhe qė ia than ēdo gjethe tė gjelbėr e ēdo gonxhe. Ndėrkohė veshi dėgjon e syri lexon vetėm fjalė, fjalė, fjalė. Nuk ka mėnyrė mė tė shėmtuar pėr tė vrarė kujtesėn mbi poetin. Tė gjendet kėtu njėri ndėr ato shumė shkaqe, pėr tė cilat poeti u mbyll nė veten e vet? Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė, E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė, Qė shtireshin ėngjėj tė dashur, sos kėtė ndarje me poetin, Agolli. Ali Podrimja na kujton se e rrjeshtoi kumtin e tij pėr me ēliru poezinė shqipe nga disa rregulla metrike, siē ėshtė: vargu i thurur, apo nga pėrmbajtjet si fryma apologjike, brohoritėse e poezisė sė pasluftės etj. Por, ai konsumoi njė pėrpjekje titane dhe vendosi parime tė tjera krijuese, siē ėshtė vargu i lirė, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisė, efikase pėr tė shprehur zona mė tė errėta apo mė tė fshehta tė natyrės sė njeriut. Synimi i poetit pėr t'u fshehur pėrmes reflekseve ezopike dhe pėr t'i pėrcjellė ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin nė plan tė parė mesazhin dhe nė plan tė dytė atė pjesė tė vlerės artistike qė arrihet pėrmes ritmit dhe euforisė. Poezia e Ali Podrimjes, e pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja, ėshtė pranuar e vlerėsuar pikėrisht pėr arsye se nė thesarin universal tė vlerave, hyn bindshėm pėrmes koloritit tė veēantė, pėrmes botės shpirtėrore me individualitetin e vet tė formuar, tė ndryshėm nga tė tjerėt. Publikimin e parė e bėri nė vitin 1957 nė revistėn letrare Jeta e Re kur ishte nė gjimnaz. Rrethanat e vėshtira politike gjatė viteve “60 dhe ato familjare mė pas, kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė poezitė e tij. Vdekja e tė birit, Lumit, rezultoi me veprėn mė tė bukur tė tij gjer mė sot, Lum Lumi. Poezija e tij ka bėrė qė poezia shqiptare nė tėrėsi tė respektohet nė tė gjithė trojet shqiptare, si dhe tė pėrkthehet nė shumė gjuhė tė huaja. Vargu i Podrimjės karakterizohet nga thjeshtėsia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura. Gjatė gjithė kandės sė tij pėr me mėtu pėrmes vargut, metaforės, poezisė atė qė shpirti i gufonte, ai e kjartėsoi rrugėn e tij tė njė krijuesi, tė njė poeti tė madh. Nuk nguroi kurrnjiherė pėr me e thanė fjalėn e vet, pėr me ken aty ku sofra e pozisė kishte shtruar zemrat dhe fjalėt, shpirtin dhe metaforėn. Tash qė ai do tė mungojė nė sofrat e poezisė, kumti qė nxuni me tharmin e shpirtit tė paepun do tė mylmejė nė amshim thėrritem e urisė pėr liri, dashuri dhe devocion. Nga Albert Vataj |
FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTARE
Political analysis of the author
|