Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

MAGJIA TE KOSOVARĖT
Sipas Faton Rashitit, njė sociolog i ri, fenomeni i magjisė duhet nėnkuptuar si njė lojė qė njerėzit johumanė e bėjnė dhe prerazi shfaqin atė fytyrėn e tyre gri, ku shumė njerėzve nė momente tė krizave tė tyre ua shpėrlajnė trurin, duke u bėrė lloj-lloj dokrrash e magjish, qė nuk mund tė kenė njė binom qė ka gjene tė vėrteta shėruese, por nė tė kundėrtėn bėjnė rrėmujė nė mendjen e lodhur njerėzore.

Qytetarėt kosovarė, sidomos ata tė gjinisė mashkullore, nuk janė tė dhėnė shumė pas kėtyre fenomeneve e besėtytnive.

Nė rastet mė tė shpeshta, ata pothuaj nuk besojnė aspak, ngase, sipas tyre, ajo nuk ka ndonjė vėrtetim qė lidhet me tė arriturat shkencore.

Selami Shahini, qytetar nga Prishtina, thotė se fenomenin e magjisė asnjėherė nuk e ka provuar, dhe si tė tillė nuk e beson, nuk e praktikon, ngase bota e tillė i duket shumė harbute dhe si e tillė i kalon kufijtė e vėrtetėsisė absolute. “Besimi nė magji mė bėn shumė konfuz si karakter. Asnjėherė nuk e kam shijuar njė botė tė tillė. Nuk i besoj ngase nuk rrjedh nga pastėrtia e besimit tė shenjtė, ku krijuesi e ka dorėn e vet”. Sipas tij, besimet nė besėtytni, pėr ne nuk shpjegojnė asnjė gjendje qė ka njė filiz tė prerė real, ku aspekti njerėzor e konsideron jomotivuese dhe jo tė pastėr idenė mbi magjinė.

Njeriu qė shėron ‘emocionet e thyera’

Selman Ruzhdi, njė qytetar i komunitetit rom nė Kosovė, ėshtė njėri prej atyre njerėzve qė merret me fenomenin e magjisė. Si i tillė, ai praktikon te njerėzit elemente, siē janė flokėt, qirinjtė, disa materiale nga druri, tela tė ndryshėm e shumė gjėra tė tjera.

Ai thotė se kėtė zanat ia ka dhuruar natyra njerėzore, se e ka trashėguar nga babai i tij, i cili mė herėt e ka praktikuar njė gjė tė tillė.

“Magjia pėr mua ėshtė njė zeje qė unė e bėj me shumė pėrkushtim dhe me punė serioze, ku me kėtė edhe mbijetoj dhe mbaj familjen”, thotė Ruzhdiu. Ai e quan veten shėrues tė njerėzve, ngase ka raste qė shpeshherė edhe i shpėton nga disa emocione tė thyera, siē i quan Ruzhdiu. Ai ofron shėrbime pėr njerėzit qė vuajnė nga sėmundje tė ndryshme, qė kanė stres, iu dhemb koka, kanė probleme familjare, nuk mund tė dashurohen, pėsojnė zhgėnjim, kanė ērregullime mendore etj.

Zanafilla

Ata qė janė kategorikė kundėr magjisė janė intelektualėt, tė cilėt shkencėn e kanė konstruktuar si njė botė qė ka vėrtetėsi dhe pothuaj nė tė gjitha rastet zanafillėn e ka nė burimet e shenjta hyjnore. Ata nuk janė nė gjendje tė besojnė aspak pėr kėtė fenomen. I tillė ėshtė edhe absolventi i UP-sė, Astrit Piraku, i cili thotė se magjia pėr tė ėshtė njė botė qė nuk sheh asgjė, pėrveē muzgut, dhe, si e tillė, ėshtė vetėm njė mashtrim qė ka njė prapavijė pėr tė nėnshtruar njeriun qė e gjen nė momente shumė tė liga dhe tė thyer emocionalisht.

Sociologėt: Besim pagan

Fenomenin e magjisė, sociologėt e perceptojnė si njė lloj besimi pagan, qė rrjedh nga kohėt mė tė lashta dhe qė nuk mund tė mishėrohet si njė botė qė mund tė sjellė mrekulli, por mė tepėr nėnkuptohet si njė demagogji qė e bėjnė njerėzit e paditur, tė cilėt ideologjinė e tyre e ndėrtojnė nga dokrra e materiale tė tyre.

Faton Rashiti, njė sociolog i ri, thotė se fenomeni i magjisė duhet nėnkuptuar si njė lojė qė njerėzit johumanė e bėjnė dhe prerazi shfaqin atė fytyrėn e tyre gri, ku shumė njerėzve nė momente tė krizave tė tyre ua shpėrlajnė trurin, duke u bėrė lloj-lloj dokrrash e magjish, qė nuk mund tė kenė njė binom qė ka gjene tė vėrteta shėruese, por, nė tė kundėrtėn, bėjnė rrėmujė nė mendjen e lodhur njerėzore.

A. Veliqi
MISTIKA
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara