|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Tubime, solidarizime dhe brengosje gjithėsllave dhe gjithėortodokse kemi edhe nė fund tė vitit 2004, kur Rusisė i bėri visitė kryetari i Serbisė Boris Tadiq dhe patriku serb Pavle. Atje u takuan me kreun politikė tė Rusisė dhe patrikun e Moskės dhe gjithė Rusisė, Aleksij II. Temė ishte Kosova dhe mėnyra e vėnies sė sėrishme tė saj nėn kontroll. Pse i theksuam kėto gjera tė njohura (dhe shumė tė tjera ende tė patheksuara)? Pėrse nevojiten ato pėr temėn tonė? Sepse, mendoj, vetėm kėsisoji do tė kuptohen burimet hyjnore dhe historike tė angazhimit serb nė Kosovė dhe nė rajon nga kohėt e lashta e deri sot. Burimet hyjnore dhe historike tė dhunės serbe ndaj shqiptarėve dhe fqinjve nė rajon Burimet hyjnore, shpirtėrore tė dhunės serbe ndaj shqiptarėve dhe fqinjve tjerė janė nė Qėndrimet e etėrve tė Sinodit tė Nikesė mė 325 (Iznikut tė sotėm nė Turqi), nė Sinodin e Konstantinopolit mė 381 mbi ēėshtjet e dogmave tė Kishės, kur erdhi edhe deri te skizma dhe mė 1054 deri te ndarja pėrfundimitare. Sinodi apo Kuvendi janė tubimet e Etėrve tė Shenjtė dhe bogosllovėve tė ditur nga tėrė bota kristiane, nė tė cilėt ėshtė diskutuar mbi ēėshtjet bazore tė fesė dhe jetės kishtare. Etėrit e shenjtė, peshkopėt e e Kishės, nė kėto kuvende kanė mbrojtur fenė pravosllave nga lajthitjet heretike dhe mėsimet e rrejshme. Kur pėrfundoi pėrndjekja e jashtme e Kishės, atėherė u paraqitėn armiqėt e brendshėm tė fesė, mėsuesit e rrejshėm (tė quajtur heretikė), tė cilėt tentuan ta rrėnojnė Kishėn e vetme, tė shenjtė, konciliane dhe apostolike dhe ti fundosin tė vėrtetat nė te. Kisha tė tillėt i ka gjykuar nė Kuvendet vaseljene. Pėrveē kėtyre kuvendeve tė pėrgjithshme kishte edhe kuvende lokale. Ato i organizonin disa Kisha vendore. Vendimet e shumė prej kėtyre kuvendeve mė vonė janė miratuar nga Kuvendet vaseljene si tė gjithėvlefshme pėr tėrė Kishėn. Kuvendet vaseljene kanė qenė dhe kanė mbetur pushteti mė i lartė nė Kishėn pravosllave. Nė burimet hyjnore-historike bėn pjesė edhe Beteja e Kosovės mė 1389 dhe lufta e njė pjese tė kristianėve tė Ballkanit kundėr muslimanėve. Martiri i madh, sipas serbėve, princ Llazari, sė bashku me ushtrinė e vet aleate, qė dashuronte Krishtin, u pėrcaktua pėr Mbretėrinė qiellore nė vend tė mbretėrisė botėrore. Tė vdesim pėr krishtin, qė tė jetojmė amshueshėm, i porositė ai ushtarėt e tij. Sepse mbretėria botėrore ėshtė e vogėl, kurse mbretėria qiellore gjithnjė dhe deri nė fund. Ky pėrcaktim kosovar dhe ky Zotim (Pėrgjėrim), kjo ėshtė alanca tė cilėn populli serb e lidhi me Zotin dhe e firmosi me gjakun martirizues. Nė Kosovė populli serb ka votuar me shpirtin e tij pėr Mbretėrinė qiellore dhe ky ka qenė dhe mbeti pėrcaktimi i vetėm i drejtė. Prej atėherė tė gjithė serbėt besnikė kėtij Zotimi, bėhen popull i Zotit populli ungjillor i Krishtit, Serbia qiellore, pjesė pėrbėrėse e Izrailit tė Ri tė Zotit. Beteja e Kosovės dhe krahasimi i princ Llazarit dhe i ushtarėve tė tij me Jezusin dhe nxėnėsit e tij, konfliktin e ngrenė nga kategoria e hak/gjakmarrjes nė nivel kozmik tė tė mirės dhe tė keqes. Burimet kryesore pėr kėtė doktrinė serbo-sllave janė Kronikat e murgjėve serbė, tė cilat kėta i shkruan pas dėshpėrimit dhe apatisė qė pėrjetoi populli serb, nga miti i princ Lllazarit dhe Petar petroviq Njegoshit etj. Dhuna ortodokse serbe zė fill edhe nė mitin grek tė Anteas dhe nė vetėdijen tribale, virtyt ky qė e ka pėrcjellė popullin serb deri nė ditėt e sotme. Kjo ideologji, nė vend tė kombit e thekson popullin, nė kuptim tė popullit qiellor, madhėsia e tė cilit nuk ėshtė raca, por dhurata e Zotit, e cila, nuk dihet pėrse, popujve tė tjerė u ėshtė privuar, kurse u ėshtė dhėnė serbėve nė Kosovė. Nė kėtė mėnyrė, teoria ia lėshoi vendin mitologjisė dhe religjionit, qė ky tė transformohet nė svetosavlje qė ta konfirmojė kėtė lajthitje. Angazhimet religjioze, nacionale dhe ushtarake ortdokse serbe gjatė historisė karakterizohen me tiparet vijuese: 1. Misticizmi irracional i tipit mitoman svetosavian. gėnjeshtrat dhe keqveprimet e projektuara nga ideologjia destructive krijuan pamundėsinė qė tė jetojnė sė bashku me fqinjėt joserbė. Serbėt, nėn ndikimin e mitomanisė (Kosovės) pravosllavlja bėhet krivosllavlje (kuazisllavlje) dhe burim i konflikteve dhe luftėrave permanente). 2. Hegjemonizmi dhe konzervatizmi. Gėnjeshtrat serbe u shndėrruan nė forcė demoniane, qė sollėn jopaqė pėr vetė serbėt, kurse pėr tė tjerėt tė kėqia gjenocidale. Si gėnjeshtarė tė mirėfilltė, serbėt janė transformuar nė robėr tė dėshirave vetjake dhe kėtė tė vėrtetė tė tyre ua ofrojnė edhe fqinjve si garansė pėr hegjemonimzin ndaj tyre. Ata me fashizmin kanė tė pėrbashkėt nacizmin dhe biologjizmin nacional apo racizmin, por atyre ua tejkalojnė nė ēmendurinė nacionale dhe me aspiratat hegjemoniste. Vellikoserbizmi pretendon nė tė drejtėn historike. Kurse nacizmi nė tė drejtėn raciale. 3. Tradicionalizmi si mistifikim historik i serbizmit si, kinse, mbrojtėsin e vetėm nga islami osman. Fryma e zotimit pėr Kosovėn ėshtė dėshmi e ērregullimit tė trurit, me prodhimin mė tė keq nėpėrmjet egocentrizmit fisnor dhe mitomanisė, tė shprehur me deformitetin gjenetik, tė shprehur nėpėrmjet lavdidahsjes dhe puishtetdashjes nga bartėsit e tyre ultra-ekstremė. Pasojat e dhunės serbe pėr shqiptarėt dhe pėr rajonin Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanė ndikuar qė edhe njerėzit mė pėrgjegjės tė ortodoksizmit, tė politikės dhe shkencės tė futen nė labirinthin vicioz, mistik, obskurantist. Vetėdija e tillė e pervertuar krijoi psikopatė, tė cilėt gjatė historisė, humbjet i shohin si fitore, kurse zotimin pėr Kosovėn e bėjnė fundament pėr luftėra gjenocidale. Kėtė vetėdije tė tyre tė pervetuar, filozofi boshnjak R. Muminoviq e pėrshkruan si vetėdije e pervertuar e ideologjisė serbomadhe qė ka bėrė aq vepra shoviniste dhe destruktive sa qė nuk mund tė kategorizohen nė nocione tė njohura tė ideologjisė. Kjo vetėdije e shtyri nė vitet e tridhjeta tė shekullit XX Klubin Kulturor Serb ti propozojė mbretit Aleksandėr se me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismėn e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtėrive fetare etj., tė krijohen kushtet pėr persekutimin e shqiptarėve nga Kosova dhe kėshtu ta kolonzojė Kosovėn. Kjo vetėdije e shtyri kriminelin Radovan Karaxhiq qė nė janar tė vitit 1992 tė pohojė se strategjia serbe ėshtė tė luftojnė deri sa nuk e arrijnė synimin e Karagjorgjes bashkimin e tė gjithė serbėve dhe deri sa nuk e pėrfundojnė luftėn. Kjo vetėdije e shtyri edhe peshkopin serb me zė, Atanasije, tė pohojė se rrethojat e shtėpive muslimane prej Bagdadit deri nė Bihaq ti quajėprimitivizėm tė zakonshėm dhe diē edhe mė tė thellė. Kjo vetėdije e shtyri edhe Kishėn Ortodokse Serbe dhe kreun e saj, patrikun Pavle, peshkopin Artemije, etj., qė gjatė dy dekadave tė fundit tė nxisin ekstremizmin mė ekstrem, duke manipuluar me masat serbe me eshtrat e princ Llazarit, i cili burimet e veta i ka nga lėvizja ēetnike, e kjo nga lėvizja hajdute, kurse kjo lėvizje nga Kronikat e pėrmendura mė herėt dhe nga Epika mesjetare serbe. Nė vend tė pėrfundimit Trojet shqiptare dhe ballkanike, nėn presionin dhe dhunėn e gjenit dhe mendjes sė ēoroditur, njė kohė tė gjatė ishin shembull karakteristik tė njė vetėdijeje tė shtrembėruar, arkaike dhe izoluese, tipike pėr njė konzervatizėm mental, tipike pėr vellikoserbizmin. Tė gjitha tė theksuarat dhe tė patheksuarat nė kėtė diskutim ēojnė nė pėrfundim se integrimi i Serbisė nė paktin euro-atlantik dhe nė integrimet e ndryshme evropiane dhe botėrore ėshtė i mundshėm vetėm si interes i fuqive botėrore dhe vetėm pėr interes tė balansit politik dhe ekonomik, por assesi si meritė e politikės serbe. Nė fund tė fundit, integrimi i saj duhet tė bėhet, qoftė edhe me presion politik, por pa Kosovėn. Kosova duhet ta ketė rrugėtimin e saj autokton drejt Evropės sė bashkuar, ashtu ēfarė ėshtė, me identitetin e saj fetar, nacional, kulturor, politik, ekonomik etj. Jam i vetėdijshėm se nuk u theksuan tė gjitha dhe nuk kam pretendim ti them tė gjitha, sepse ėshtė temė e gjerė dhe komplekse. Ligjėratat e ligjėruesve tė nderuar dhe diskutimet e diskutuesve tė nderuar ofruan orientimet e nevojshme. Ju falėnderoj pėr durimin dhe kohėn qė patėt gjatė diskutimit tim. Nexhat S. Ibrahimi www.albanur.net |
RELIGJIONE
Political analysis of the author
|