Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (II)
TOTEMIZMI

Totem ėshtė ēdo qenie qė vėzhgon ose ndihmon njė grup njerėzish, siē janė familja, klani ose fisi.
Totemi pėrkrah grupe mė tė mėdha se sa njė person. Nė lidhje familjare dhe brez, nėse stėrgjyshi apikal i klanit ėshtė jonjeri ai quhet totem.

Normalisht, ky besim shoqėrohet me mitin totemik.

Megjithėse termi ėshtė i origjinės Ojibwa (Oxhibvej), besimet totemiste nuk janė tė limituara pėr Indianėt - Amerikanėt Vendas. Totemizėm i ngjashėm ėshtė gjetur edhe nė pjesė tė tjera tė botės duke pėrfshirė Europėn Perėndimore, Lindore, Afrikėn, Australinė dhe rajonin e Arktikut. Shqiponja e xhveshur mund tė konsiderohet totem pėr njerėzit e SHBA-ve edhepse nuk mbart mitologji shpirtėrore nė kėta njerėz.

Nė kohėt moderne, disa njerėz, qė nuk janė tė pėrzier nė praktikimin e njė religjioni fisnor, kanė zgjedhur tė adaptojnė njė shpirt kafshe – ndihmės personal qė ka njė domethėnie tė veēantė pėr ta tė cilin ata e quajnė totem. Besimtarėt nė lidhje me kėta kafshė ndihmės mund tė ndryshojnė. Hajmalitė janė gjithashtu totem.

Disa Amerikan vendas dhe pasues tė tjerė tė fiseve fisnore kanė njė vėshtrim tė zbehur pėr tė tjerėt tė cilėn adaptojnė kafshė toteme, duke argumentuar se njė joanėtarė nuk mund vėrtetė tė kuptojė totemizmin ndaras nga konteksti kulturor, dhe mė e keqja, ajo paraqet njė komercializim tė religjionit.

POLITEIZMI

Politeizmi ėshtė besim ose adhurim nė shumė zotėra. Rrjedh nga fjala greke poly+theoi, - shumė zotėra. Religjioni antik ishte politeist. Besimi nė shumė zotėra nuk ndalon besimin nė njė qenie tė gjithėfuqishme, tė gjithdijshme, si zotėrues dhe prind (shpesh mbret dhe baba) tė zotėrave dhe njerėzimit.

Nė besimet politeiste, zotėrat janė tė kuptuar si personazhe komplekse me status mė tė lartė ose mė tė ulėt, me aftėsi, nevoja, dėshira dhe histori individuale. Kėto zotėra nuk janė gjithmonė tė portretizuara nė mitologji si qenie tė gjithfuqishme ose tė gjithdijshme, mė shpesh, ato janė tė portretizuara si tė ngjashėm me njerėzit (antropomorfik) nė trajtimin e personalitetit tė tyre, por me fuqi, aftėsi, dituri dhe perceptim mė tė madh individual.

Perceptimet filozofike tė zotėrave janė tė ndryshėm nė mėnyrėn se si ato pėrshkruhen nė mitologji. Nė traditat filozofike zotėrat shihen si tė pėrjetshėm, tė pėrkryer dhe tė plotfuqishėm. Neoplatonizmi mėsonte ekzistimin e “Njėshit”, Zot i mrekullueshėm. “Njė ėshtė Zoti” Plotini 204-270 p.e.s.

Pėr politeistėt, zotėrat kanė epitete tė shumta, sejcili me rol tė veēantė dhe tė rėndėsishėm, dhe kanė gjithdije apo autoritet mbi njė fushė tė jetės dhe tė gjithėsisė. Zotėrat e Grekėrve pėrdoreshin pėr tė ilustruar kėtė: zot mund tė jetė njė zot i muzikės, si Apollo, perėndesha e njė lloji tė ushqimit Demetra, ose perėndesha e dashurisė Afrodita.

Njė perėndi mund tė ketė njė rol tė pjesėrishėm nė hierarkinė e zotit, si Zeusi, Perėndia baba, ose njė zot mund tė jetė njė zot i emėrtuar pėr njė fenomen tė caktuar gjeografik, kozmologjik, tė njė rajoni, vendbanimi, lumi ose familje por gjithashtu idetė abstrakte siē ėshtė liria – Dionisi.

Nė mitologji, perėnditė mund tė kenė rradhitje tė kompleksuar shoqėrore. Pėr shembull ato kanė shokė dhe armiq, gra (Zeusi dhe Hera) dhe dashnor (jolegjitim) (Zeusi me bashkėshortet e tij dhe fėmijėt), ato pėrjetojnė emocione njerėzore siē ėshtė xhelozia, teket ose zemėrimi i pakontrolluar (lufta ndėrmjet Tiamat dhe Marduk) dhe ata mund tė praktikojnė pabesi ose tė jenė tė dėnuar.

Ata mund tė lindin ose tė vdesin (veēanėrisht nė mitologjinė skandinave), por qė tė rilindin.
Politeizmi i referohet ndershmėrisė sė ‘shumė hyjnive’, ku sejcili ėshtė i njohur si i pamvarur, me personalitet tė veēantė, jo si njė aspekt ose lloj i diēkaje tjetėr. Sistemet e besimeve politeiste kanė njė numėr tė hyjnive ose qenieve tė shenjta. Qeniet e shenjta mund tė pėrfshijnė shpirtėra, qenie njerėzore, paraardhės, ‘zotėra tė vegjėl’.

Nė kulturat politeiste, hyjnitė mund tė ndien si kompleks personazhesh. Shumė prej tyre kanė aftėsi ose mundėsi tė veēanta por nuk janė tė kufizuara nė to. Njė hyjneshė mund tė jetė pėr shembull ‘hyjneshė e drithėrave’ ose ‘hyjni e thurrjeve’, megjithėse ajo mund tė ketė interes tė veēantė nė kėtė fushė, njejtė si njeriu qė ėshtė muziciente, ai ėshtė gjithashtu anėtar i njė familje dhe shoqėrie, dhe ėshtė pjesėmarrės nė debate politike.

Kultura parakristiane e Europės dhe nė tė vėrtetė shumė kultura nėpėr botė, kanė qenė dhe nė tė shumtėn e rasteve kanė mbetur politeiste, dhe politeizmi ėshtė duke u gjallėruar nė Perėndim, shpesh duke u shoqėruar me kthimin e teksteve tė vjetra, ritualeve dhe mėnyrės sė jetesės qė ato e pėrshkruajnė.

Religjionet e kohėve tė fundit pėrfshijnė politeizmin helenist, disa forma tė Wicca dhe Asatru .

Shpesh kėto do tė tentojnė tė rekonstruktojnė ose tė rivendosin njė sistem specifik tė besimit parakristian, duke studjuar historinė dhe arkeologjinė, shkrimet e vjetra (tė cilėt do tė mirren ose jo si tė shenjta) dhe kulturėn qė pėrfshinė ajo, tė rikrijojnė njė spiritualitet tė gjallėruar qė funksionon nė botėn e sotme.

Shembuj tė teksteve tė vjetra janė Iliada, Odisea dhe Epi i Gilgameshit, ose Eda , shkrime kėto qė u referohen hyjnive dhe qenieve tė tjera jo njerėzore.

HINDUIZMI

Pjesa mė e madhe e Hinduve adhurojnė paraqitje tė pafundme tė njėqenėsisė pėrfundimtare (Brahman) nėpėrmjet njė shumice perėndish dhe perėndeshash, mbi 300,000 prej tyre. Kėto manifestime tė shumta tė perėndive dhe perėndeshave mishėrohen brenda idhujve, tempujve, guruve, lumenjve, kafshėve, etj.

Hindutė e shohin pozicionin e tyre nė kėtė jetė si tė bazuar nė veprimet e tyre nė njė jetė tė mėparshme. Nėse sjellja e tyre e mėparshme ishte e keqe, ata mund tė pėrjetojnė vėshtirėsi tė jashtėzakonshme nė kėtė jetė. Synimi i njė Hinduje ėshtė tė ēlirohet nga ligji i karma-s...tė mos vazhdojė tė rimishėrohet mė.

Ka tri rrugė tė mundshme pėr t'i dhėnė fund kėtij cikli tė karma-s:

1. T'i pėrkushtohesh me dashuri njėrit prej perėndive dhe perėndeshave hindu;
2. Tė rritesh nė njohuri pėrmes meditimit tė Brahman-it (njėqenėsisė)...tė kuptosh se rrethanat nė jetė nuk janė reale, se vetja ėshtė njė iluzion dhe vetėm Brahman-i ėshtė real;
3. T'i pėrkushtohesh njė sėrė ceremonish dhe ritesh fetare.

Nė Hinduizėm, njė person ka lirinė tė zgjedhė si tė punojė drejt pėrsosjes shpirtėrore. Hinduizmi ka edhe njė spjegim tė mundshėm pėr ekzistencėn e sė keqes dhe vuajtjes nė botė.

Sipas Hinduizmit, vuajtja qė pėrjeton ēdo njeri, qoftė kjo sėmundje, ose uri ose fatkeqėsi, ėshtė pėr faj tė vetė personit, pėr shkak tė veprimeve tė tij tė kėqia, zakonisht nė njė jetė tė mėparshme. Vetėm shpirti ka rėndėsi i cili njė ditė do tė ēlirohet nga cikli i rilindjeve dhe do tė pushojė nė paqe.

MONOTEIZMI

Nė religjion, monoteizmi (nga greqishtja monos – njė, dhe theos – Zot) ėshtė besim nė ekzistimin e njė hyjnie ose Zoti, ose nė njėshmėrinė e Zotit. Nė kontekstin Perėndimor, koncepti i monoteizmit priret tė dominohet nga koncepti i Zotit tė Religjioneve tė Abrahamit dhe konceptin Platonik tė Zotit.

Sipėrfaqėsisht religjionet monoteiste edhe mė tej mund tė pėrfshijnė koncepte tė pluralitetit tė hyjnisė, pėr shembull Trinia nė Kirshterizėm, ose nderimi i shenjtorėve, si dhe besimi nė “shpirtėrat mė tė vogėl” siē janė engjujt dhe demonėt.

Historikisht, monoteizmi shfaqet vonė ne Epokėn e Bronztė nė njė proces gradual duke pėrfshirė nocionet henoteistike (devocion nė njė Zot por duke pranuar ekzistimin e zotėrave tė tjerė) dhe panenteistike (Zoti ėshtė krijues dhe/ose jep fuqi prapa Universit dhe ėshtė burim i moralit Universal).

JUDAIZMI

Judaizmi ėshtė mė e vjetra e kėtyre tri feve dhe i pėrket periudhės rreth 1000 vjet para Krishtit. Hebrenjtė e lashtė ishin endacakė qė jetonin nė Egjiptin antik dhe pėrreth tij.

Pofetėt ose udhėheqėsit e tyre fetarė pjesėrisht i pėrshkruajnė idetė e tyre nga ekzistenca e besimeve fetare nė rajon, por ndryshonin nė besimin e tyre ndaj njė Zoti tė vetėm tė gjithėfuqishėm.

Shumica e fqinjėve tė tyre ishin politeistė. Hebrenjtė besonin se Zoti kėrkonte bindje ndaj kodeve morale tė rrepta dhe kėmbėngulnin nė pohimin pėr njė monopol tė vetvetes, duke e konsideruar besimin e tyre si tė vetmen fe tė vėrtetė.

Deri nė krijimin e Izraelit, pak vite pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, nuk kishte ndonjė shtet nė tė cilėn Judaizmi tė ishte fe zyrtare. Komunitetet izraelite mbijetuan nė Europė, Afrikėn Veriore dhe Azi, megjithėse ata shpesh janė persekutuar - duke arritur kulmin nė vrasjen e miliona ēifutėve prej nazistėve nė kampet e pėrqėndrimit gjatė luftės.

Qėndrimi mė i mirė Judaik pėr monoteizmin shfaqet nė lutjet Shema, Dhjetė Urdhėrat dhe Maimonidet – 13 Principet e Besimit.

Principi i dytė: “Zoti, Shkaku i gjithēkasė, ėshtė njė. Kjo nuk don tė thotė njė i njė ēifti, as njė si njė specie, as njė si nė objekt qė ėshtė bėrė nga shumė elemente. Zoti ėshtė njė unitet si asnjė unitet tjetėr. Kjo ėshtė e thėnė nė Torah (Deuteronomy 6:4). “Dėgjo Izrael, ZOTI ėshtė hyjnia jonė, ZOTI ėshtė njė”.KRISHTERIMI

Shumė pikėpmajje judaike u morėn dhe u pėrfshinė si pjesė e Krishterimit. Jezusi ishte njė izraelit orthodoks dhe Krishterimi nisi si njė sekt i judaizmit; nuk ėshtė e qartė nėse Jezusi dėshironte tė zbulonte njė fe tė veēantė.

Pasuesit e tij e konsideronin atė si Mesia – fjalė hebraike kjo qė don tė thoė “i shenjtėruari”, fjala greke pėr tė cilin ishte “Krisht”. Paul, njė qytetar romak greqishtfolės, ishte nismėtari kryesor i pėrhapjes sė Krishterimit, duke e predikuar nė Azinė e Vogėl dhe Greqi.

Megjithėse fillimisht tė krishterėt u persekutuan egėrsisht, perandori Konstandin e sanksionoi mė nė fund Krishterimin si fe zyrtare tė Perandorisė Romake. Krishterimi u pėrhap duke u bėrė njė forcė mbizotėruese nė kulturėn perėndimore pėr dy mijėvjeēarėt e tjerė.

Nė ditėt tona Krishterimi ka numrin mė tė madh tė pasuesve dhe ėshtė pėrgjithėsisht mė i pėrhapur nė botė. Mbi njė miliard njerėz e konsiderojnė veten tė krishterė, por ka shumė ndarje nė kuptimin e teologjisė e tė organizimit kishtar, degėzimet kryesore tė sė cilit janė Katolocizmi Romak, Protestantizmi dhe Orthodoksizmi Lindor.

Krishterimi deklaron besimin nė njė Zot. Historikisht, shumė kisha krishtere kanė mėsuar se natyra e Zotit ėshtė njė mister: derisa ėshtė unitet, Zoti gjithashtu manifestohet si tre entitete: Zoti si At, Zoti si Djalė dhe Zoti si Shpirt i Shenjtė (qė kolektivisht quhet Trinitet), formula klasike e krishterimit “tre bėhen njė”.

Natyra e vėrtetė e Trinitetit mbahet si njė mister i paspjegueshėm, i nxjerrur nga Testamenti i Ri, por ėshtė rezultat i debateve teologjike nė Kėshillin e Nikės mė 325, e kodifikuar nė vitin 381 dhe duke arritur zhvillimin e tij tė plotė pėrgjatė punės sė Etėrve Kapadocian (Basili Fisnik, Gregori nga Nisa, Peter, dhe Gregori Naciancus, patrik i Konstantinopolit).

Sidoqoftė, disa kritik konsiderojnė se Krishterimi ėshtė formė e triteizmit. Derisa kjo mund tė jetė e vėrtetė nė disa instanca, Krishterimi kuptohet si monoteism tripjesėsh. Pėr ēifutėt dhe muslimanėt, idea e Zotit si trinitet ėshtė heretike – konsiderohet i afėrt me politeizmin.
“Unė besoj nė njė Zot” ėshtė ēelėsi i qėndrimit tė Krishterėve.

Disa grupe Krishtere, siē janė Dėshmitarėt e Jehovait dhe Uniteti i Rrėshajave, nuk mėsojnė doktrinėn e Trinitetit. Kisha Katolike Romake praktikon Respektimin e tė Shenjtėve, qė kritikėt e quajnė formė e politeizmit.

ISLAMI

Islam don tė thotė “Nėnshtrim ndaj Zotit”. Nė Islam, monoteizmi ėshtė absolutisht i qartė:

1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!
2. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.
3. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.

Islami si parim tė vetin e pranon njėshmėrinė dhe unitetin e Zotit, fjala Arabe pėr monoteizmin ėshtė Teuhid qė do me thėnė “tė qenurit njė” do me thėnė i vetėm, vetėm njė nė numėr.

Shehadeti (qė do me thėnė dėshmi, deklarim), ose kredoja Islame, ėshtė deklarimi i besimit nė njėshmėrinė e Zotit (Allah nė Arabisht) dhe profetėsinė e Muhammedit p.q.m.t.

Transliterimi i shehadetit ėshtė ky: “eshhedu en la ilahe il-lalla ve eshhedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu” qė nė pėrkthim don tė thotė: Besoj dhe deklaroj se ekziston vetėm njė Zot – All-llahu dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij ”.

Kjo deklaratė dhe besimi konsiderohet si i pari prej Pesė Shtyllave tė Islamit. I dyti ėshtė realizimi i pesė lutjeve ēdo ditė (pesė namazet) qė paraprihen me larjen ceremoniale (abdesin).

Gjatė faljes, tė gjithė muslimanėt kthehen kah qyteti i shenjtė i Mekės, pavarsisht se nė cilin vend dhe sa larg janė ata. Shtylla e tretė ėshtė mbajtja e Ramazanit, agjėrimi prej lindjes sė diellit deri nė perėndimin e tij, pėr njė muaj rresht.

E katėrta ėshtė dhėnia e lėmoshės (Zekati) e shpallur nė ligjin Islamik. Dhe shtylla e fundit ėshtė qė ēdo musliman, sipas mundėsive sė paku njėherė nė jetėn e tij tė shkojė nė haxhillėk nė Mekė.

Nė bazė tė Islamit, “njėshmėria e Zotit” ėshtė mėsimi primar i tė gjithė profetėve dhe tė dėrguarve tė Zotit (duke pėrfshirė kėtu edhe Jezusin edhe Moisiun), qė u dėrguan njerėzimit si udhėheqės. Islami e konsideron trinitetin si politeizėm dhe si shtrembėrim tė porosisė origjinale tė Jezusit pėr njėshmėrinė e Zotit.

V A ZH D O N ...
RELIGJIONE
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara