Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Librat e fundit
Faqe tė preferuara
Numratori

ZOTI ĖSHTĖ NĖ KĖRKIM TUAJIN
OSHO - Rruga Ime: Rruga e Reve Tė Bardha

Ligjėrata ėshtė mbajtur nė gjuhėn angleze nė “Buddha Hall” nga data 10.maj 1974 deri me 24 maj 1974

Kapitulli i XIII

ZOTI ĖSHTĖ NĖ KĖRKIM TUAJIN

22 maj 1974, nė Buddha Hall

Pyetja 1

I DASHURI OSHO,
DJE NA KENI THĖNĖ SHUMĖ QARTĖ SE DUHET TA PASOJMĖ MJESHTRIN FJALĖ PĖR FJALĖ. POR NE NUK PO MUNDEMI T’JU KONSULTOJMĖ PĖR ĒDO DETAJ.
SI TA ZGJEDHIM RRUGEN E VĖRTETĖ, KUR MENDJA GJITHMONĖ KĖRKON RRUGĖ MĖ TĖ LEHTĖ?

OSHO:

Problemi real nuk ėshtė konsultim me Mjeshtrtin, por nė atė se si tė bėheni mė meditativ, sepse pjesa fizike e Mjeshtrit nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme. Nėse jeni shumė mė meditativ, ju mund ta konsultoni Mjeshtrin nė ēdo moment. Prezenca fizike nuk ėshtė e domosdoshme, ai bėhet i domosdoshėm pėr shkak se ju nuk jeni aq shumė meditativ.
Pėr shkak se ju identifikoheni me trupin e JUAJ, pėr kėtė edhe Mjeshtri ėshtė identifikuar nė mendjen tuaj me trupin e tij. Sepse ju mendoni se jeni trup, ju gjithashtu mendoni se edhe Mjeshtri ėshtė trup. Mjeshtri nuk ėshtė trup, the kur e them kėtė, se Mjeshtri nuk ėshtė trup, kjo do tė thotė se ai nuk ėshtė i kufizuar nė kohė dhe hapėsirė.
Kjo nuk ėshtė pyetje e tė jetuarit nė prezencė tė tij. Ku do qė tė jeni, nėse jeni meditativ, ju do tė jeni nė prezencėn e tij. Madje edhe nėse Mjeshtri ėshtė i vdekur, ai mund tė konsultohet. Buda edhe sot e kėsaj dite mund tė kosultohet – tė pėrgjigjet nė pyetje. Kjo s’do tė thotė se Buda rrin diku dhe ju jep juve pėrgjigje, por kur ju jeni thellė nė meditim ju bėheni Buda. Buda-natyra juaj shfaqet dhe Buda-natyra do t’ju pėrgjigjet, dhe tash Buda nuk ėshtė i kufizuar. Kjo do tė thotė, se pėr atė qė ėshtė i verbėr Buda s’mund tė gjendet askund, pėr atė qė sheh, Buda ėshtė gjithkund.
Ju mund tė jeni nė kontakt me Mjeshtrin kudo qė tė gjendeni. Rruga s’do tė thotė tė shkoni tek Mjeshtri, rruga do tė thotė tė hyni nė vetvete. Sa mė thellė qė jeni nė vete, po aq jeni mė afėr Mjeshtrit.
Pėrgjigjet do tė vijnė. Dhe ju do tė ndjeni sesi ato nuk vijnė nga mendja juaj. Do tė jetė kualitet krejtėsisht i ndryshėm. Kualiteti absolutisht do tė ndryshojė dhe nuk do tė ketė konfuzion rreth kėsaj. Kur mendja juaj pėrgjigjet, ju ndjeni se ju pėrgjigjeni. Kur mendja nuk ėshtė aty, ju thjesht bėheni meditativ, dhe pėrgjigjet sikur vijnė nga dikush tjetėr,e jo nga ju. Ju i ndini kėto.
Ky ėshtė misteri i Kuranit. Muhamedi ka menduar se i ka dėgjuar – dhe ai ka pas tė drejtė. Por myslimanėt gabojnė nėse mendojnė se Zoti i ka folur Muhamedit. Askush nuk ka folur. Muhamedi ka tė drejtė kur thotė se e ka dėgjuar Kuranin, por myslimanėt gabojnė kur thonė se kėto kanė qenė fjalėt e Zotit. Askush nuk ka folur.
Por kur mendja e juaj ėshtė e qetė, nga thellėsit e mėdha fillojnė tė arrijnė pėrgjigjet. Dhe ajo ėshtė asisoj thellėsie, aq e pėrtejme pėr atė qė ju e auni mendje, tė cilėn ju e ndjeni se po e dėgjoni. Kjo ka ardhur tej ju, kjo u ėshtė zbuluar juve.
Ju gjithmonė jeni identifikuar me sipėrfaqen, e pėrgjigjet vijnė nga thellėsia. Ju nuk e njihni thellėsinė tuaj personale – pėr kėtė ju keni ndjenjėn se Zoti po ju pėrgjigjet, se Mjeshtri po ju pėrgjigjet. Nė njėfarė mėnyre keni tė drejtė – sepse kur pėrgjigja vjen nga thellėsia juaj, ajo vjen nga Mjeshtri.
Hindusėt gjithmonė kanė thėnė se Mjeshtri i vėrtetė ėshtė mbrenda vetė juve. Dhe kur do herė qė brenda jush fillon tė funksionojė Mjeshtri i brendshėm, puna e Mjeshtrit tė jashtėm pėrfundon. Mjeshtri i jashtėm vetėm e pėrfaqėson Mjeshtrin e brendshėm.
Unė jam thellėsia juaj. Njėherė kur ajo fillon tė funksionojė, prej ati momenti, unė mė nuk jam i nevojshėm. Njėherė kur ta ndijej se thellėsia juaj po ju pėrgjigjet, unė mė nuk do t’ju pėrgjigjem. Tė gjitha pėrgjigjet e mia fare nuk janė tė interesuara pėr pyetjet tuaja. Tė gjitha pėrgjigjet e mia janė tė interesuara pėr tė krijuarė pėrgjigje pėrbrenda vetė juve qė thellėsia e juaj e brendshme tė filloj tė flas me ju, nė kėtė mėnyrė vetėdija juaj bėhet Mjeshtr i juaj.
Bėhuni mė meditativ. Bėhuni mė tė qetė. Lejoni qė tė ketė qetėsi sa mė tė madhe nė juve.
Ēfarė mund tė bėhet? Si tė bėheni mė meditativ. Nė njėfarė kuptimi, asgjė nuk mund tė veprohet drejtėpėrsėdrejti, sepse nė veprimin e drejtpėrdrejtė mendja do tė futet brenda. Nėse ju provoni tė bėheni tė qetė, ju nuk mund tė bėheni, sepse mendja ka provuar. Sa herė qė mendja ėshtė prezente, edhe zhurma ėshtė prezente gjithashtu. Mendja ėshtė zhurėm. Mendja ėshtė shqetėsim.
Kėshtu, nėse ju provoni tė bėheni tė heshtur, mendja do tė porvoj tė bėhet e heshtur. Ju do tė krijoni zhurėm edhe mė tė madhe e cila tash ėshtė nė lidhshmėri me qetėsinė. Tash ju do tė provoni, mendoni, ta bėj kėtė ta bėj atė, dhe ju do tė jenė gjithnjė e mė tė shqetėsuar.
Asgjė nuk mund tė bėhet nė lidhje me qetėsinė, ajo gjithmonė ėshtė aty. Ju duhet vetėm ta lejoni tė jetė prezente. Kjo ėshtė sikurse drita e diellit: dritaret e juaja janė tė mbyllura dhe ju nuk mund tė bartni dritė nė shtėpinė tuaj me pako, me kovė. Ju kėtė nuk mund ta bėni! Nėse provoni do tė marrėzoheni – e shumica kėshtu veprojnė. Thjesht hapni dritaret, hapne derėn. Lejoni erės tė fry. Lejoni rrezeve tė futen brenda. Ftoni dhe pritni. Asgjė nuk mund tė detyroni. Sa herė qė diēka detyroni, ajo gjė shėmtohet. Nėse njeriu e detyron vetveten tė bėhet i qetė, ajo qetėsi do tė jetė e shėmtuar, tortur, violente, artificiale, vetėm nė sipėrfaqe. Thellė poshtė do tė jetė trazirė, vlim.
Pra ēfarė duhet bėrė? Hapeni mendjen tuaj dhe pritni. Vėshtroni drunjėt, pėrgjoni cicrimėn e zogjėve. Pėrgjone natyrėn, mos bėni asgjė. Ēfarėdo qė tė ngjajė rreth jush, ju vetėm bėhuni nė mėnyrė pasive tė zgjuar. Drita nė ujė, rrjedha e lumit, zhurma, fėmijėt duke lozur, qeshje, tallje – ju vetėm qėndroni aty, prezent pasiv, tė hapur, duke pėrgjuar, duke shikuar, pa mendime.
Zogjėt janė atje nė drunjė, zėshėm cicrojnė…ju vetėm dėgjoni. Mos mendoni. Pėr asnjė sekond mos krijoni serinė nė mendjen tuaj mbi atė se ēfarė po ndodhė. Vetėm le tė ndodhė. Heret a vonė do ta ndijeni se si mendja zhduket dhe qetėsia hynė nė juve. Me tė vėrtetė do ta ndijeni kėtė rrjedhje mbi juve, duke u futur nėpėr ēdo pore nė trupin tuaj, duke u futur thellė e mė thellė.
Nė fillim kjo do tė ngjajė vetėm pėr disa momente, sepse ju jeni aq mendimtar tė pėrvojshėm, dhe vareni nga mendimet si narkomani nga droga, vetėm pėr njė ēast brenda juve do tė jetė zbrazėti – dhe ju pėrsėri do tė filloni tė mendoni. Ndoshta do tė mendoni: “Oh, kjo ėshtė qetėsia pėr tė cilėn Mjeshtri ka folur” - dhe me kėtė mendim ju do ta shkatėrroni tė tėrėn. Apo do tė thoni: “Kjo ėshtė ajo qetėsi pėr tė cilėn Upanishadat thonė se ėshtė synimi suprem, kjo ėshtė ajo qetėsi tė cilėn poetet gjithmonė e madhėshtojnė, qetėsi e cila e tejkalonė ēdo kuptueshmėri” – dhe pėrmes kėtij opinoni do tė humbni.
Poetėt do tė hynė, Mjeshtrit do tė hynė, Upanishadat do tė vijnė. Ju do tė humbni, ju do ta humbni qetėsinė. Tash ju pėrsėri jeni tė shqetėsuar, tash ju nuk jeni mė pasiv, ju mė nuk jeni tė ndritur. Tash cicrimat e zogjėve mė nuk janė pėr ju. Mendja juaj ėshtė futur brenda. Tash kėta drunjė tė mrekullueshėm janė zhdukur. Dielli mė nuk ėshtė nė qiell dhe retė mė nuk pluskojnė. Tash mė nuk jeni tė hapur – jeni mbyllur, dritaret e juaja janė mbyllur, dyertė e juaja janė mbyllur.
Mendimet, mendimi, ėshtė mėnyrė pėr t’u mbyllur mendja. Mos-mendimi, jo mendimi, ėshtė mėnyrė pėr t’u hapur mendja. Ēdoherė kur nuk mendoni, ju jeni tė hapur; ēdoherė kur mendoni, muri ngritet. Ēdo mendim bėhet tullė dhe i gjithė procesi i tė menduarit bėhet mur. Atėherė ju mbeteni tė murosur, dhe filloni tė qani e tė vajtoni – pėrse dielli nuk arrinė tek ju? Dielli nuk ėshtė fajtor, fajtor jeni ju qė keni krijuar mure rreth vetes.
Bėhuni mė meditativ. Sa herė qė t’ju ipet rasti, hapėsira, koha, vetėm lejoni mendimeve tė ngjajnė pėrreth jush. Fundosuni thellė nė vete, bėhuni vigjilent, por kurrsesi aktiv – sepse aktiviteti nėnkupton mendim. Tė heshtur, duke iu lejuar gjėrave tė ngjajnė, ju bėheni tė qetė.
Dhe atėherė ju do ta kuptoni se qetėsia nuk ėshtė kualitet i mendjes. Mendja nuk mund tė bėhet e qetė. Nuk ka mendje qė ėshtė e qetė. Qetėsia ėshtė kualiteti i shpirtit tuaj tė brendshėm, qenies suaj tė brendshme. Ajo gjithmonė ka qenė aty por pėr shkak tė llomotitjes, llomotitjes konstante tė mendjes, ju nuk mund ta dėgjoni atė. Ēdoherė kur pasivizoheni, nė gjendjen e pa-menduarit – ju do tė bėheni tė vetėdijshėm qetėsisė. Kur jeni tė papreokupuar. Nė atė ēast tė papreokupimit, ngjanė meditimi.
Kėshtu qė…ēfarėdo qoftė situata – pėr shembull, gjendeni nė treg – nė atė moment nuk duhet patjetėr tė mendohet pėr cicrimėne zogjėve si kusht pėr meditim. Gumzhina e tregut gjithashtu ėshtė e mrekullueshme si gumzhina e zogjėve: njerėzit nxitojnė nė punėt e tyre, bisedojnė, llomotisin, gjithandej zhurėm, ju vetėm qėndroni pasiv.
Mbani mend kėto dy fjalė: pasiv dhe i vigjilent. Pasiviteti dhe vigjilenca janė ēelės.
Qėndroni pasiv – asgjė mos bėni, vetėm pėrgjoni. Dėgjimi nuk ėshtė veprim. Asgjė nuk duhet bėrė pėr tė dėgjuar, veshėt e juaj janė gjithmonė tė hapur. Ppėr tė shikuar ju duhet vetėm t’i ēelni sytė – ja kaq duhet vepruar. Pėr tė dėgjuar, madje as ky veprim i vogėl nuk nevoitet – veshėt janė gjithmonė tė ēelur, dhe ju gjithmonė ndini. Asgjė mos bėni, vetėm dėgjoni.
Gjithashtu mos komentoni, sepse me komentim fillon mendimi. Fėmija qanė, mos thoni asgjė pėrbrenda: “Pėrse fėmija qanė?” Dy persona zihen, mos pyetni pėrbrenda: “Pėrse zihen? Duhet tė shkojė e t’i them atyre tė mos zihen?” Jo, mos thuani asgjė. Vetėm dėgjoni se ēfarė po ngjanė. Vetėm qėndroni me atė qė ngjanė – dhe pėrnjėherė aty ėshtė qetėsia.
Kjo qetėsi ėshtė plotėsisht e ndryshme nga qetėsia tė cilėn ju mund ta krijoni. U mund ta krijoni qetėsinė – tė uleni nė shtėpinė tuaj, ta mbyllni derėn, t’i merrni tespihtė dhe t’i numėroni. Dhe qetėsia tė vij, por kjo nuk do tė jetė qetėsie vėrtetė. Kjo do tė jetė sikur kur fėmijės i japim lodrėn, ai do tė fillojė tė luaj, dhe do tė absorbohet nė kėtė lojė, dhe ai mė nuk do tė bėj dreqni.
Prindėrit i pėrdorin lodrat si truk vetėm pėr ta ndal fėmijėn tė bėj dreqni. Ai me lodrėn e ti shkon nė kėnd pėr tė luajtur. E prindėrit vazhdojnė punėn e tyre ditore, tė pa preokupuar me gumzhinėn e fėmijės. Por fėmija nuk e ka transcedentuar ēapkėnerinė e tij, tash ēapkėneria e tij ėshtė e orientuar nė lodėr, dhe kjo ėshtė e tėra. Ēapkėneria ėshtė aty, fėmija ėshtė aty. Heret a vonė ai do tė mėrzitet me lodėr. Monotonia do tė bėj qė ai t’i ktheht shprehisė sė vjetėr.
Tespihtė janė lodra pėr pleq. Sikur qė fėmijėve u japin lodra, ashtu edhe pleqve u japin tespih. Ata mandej ulen nė njė kėnd dhe fillojnė t’i numėrojnė tespihtė. Por shumė shpejt mėrziten me to, dhe prapė shkojnė e marinė tė rejat. Mandej shkojnė tek njė Mjeshtėr tjetėr pėr njė mantra tjetėr, sepse e vjetra mė nuk funksionon. Nė fillim, ata thonė, kjo ka funksionuar.
Shumė njerėz vijnė tek unė dhe mė thonė: “Ne e kemi bėrė mantrėn; nė fillim na ka ndihmuar, por tash mė nuk po na ndihmonė. Tash mė nuk po ndiejmė asgjė, ėshtė bėrė monotone. Tash e praktikojmė vetėm si detyrim, sepse dashuria ndaj saj ėshtė zhdukur. Nėse ne nuk e praktikojmė atė, kemi ndjenjėn se diēka po na mungon; por kur e praktikojmė, asgjė nuk fitojmė.
Kjo ka tė bėj me shprehinė: kur e praktikoni, asgjė nuk fitoni; nėse nuk e praktikoni, fitoni ndjenjėn se diēka po ju mugon. Kjo ėshtė ajo tė cilėn konsumuesit e cigares e ndiejnė. Kur ata konsumojnė cigare, ata e dinė se asgjė nuk fitojnė. Ata bėjnė diēka tė marrė, veprim tė marrė – thithin tymin dhe mandej e nxjerrin jasht. Kjo ėshtė e ngjajshme me tespihtė. Ju e thithni tymin e mandej e nxjerrni jasht. Frymėmarrje, frymėqitje, frymėmarrje, frymėqitje – kjo bėhet si tespihtė; ju mund t’i ndryshoni shprehitė. Ju mund ta shndėrroni kėtė nė matra; kur e thithni tymin thuani Ram; kur e nxjerrni jasht, thuani Ram. Sikurse me tespih!
Krejt qka pėrsėritet pandėrprerė bėhet mantra. Mantra do tė thotė pėrsėritje e fjalėve tė caktuara, tingujėve tė caktuar. Mantra i ndihmon mendjes tė jetė e absorbuar – kjo ėshtė lodėr. Pėr disa ēaste ju do tė ndiheni mirė sepse ēapkėneritė janė ndalur, dhe ju jeni aq tė absorbuar kėshtu qė mendja nuk mund tė funksionojė. Kjo ėshtė qetėsi e dhunshme. Kjo ėshtė patologjike, kjo nuk ėshtė e mirė. kjo ėshtė negative. Kjo nuk ėshtė pozitive. Kjo qetėsi i ngjanė qestėsisė e cila krijohet nė varreza – kjo ėshtė qetėsi e vdekjes.
Por qetėsia pėr tė cilėn unė po ju flas, ka kualitet plotėsisht tė ndryshėm. Kjo nuk ėshtė largim i mendjes nga ēapkėnėria, kjo nuk ėshtė okupim me dhunė, kjo nuk ėshtė mantėr hipnotizuese. Kjo ėshtė qetėsi e cila ngjanė kur ju jeni pasiv dhe tė vigjilent, duke mos bėrė asgjė, duke mos numėruar tespihtė tuaj, total pasiv, por tė zgjuar.
Mbane mend, pasiviteti mund tė shndėrrohet nė pėrgjumje. Pėr kėtė arsye po e theksojė fjalėn “tė zgjuar – vigjilent” – sepse ju mund tė jeni pasiv dhe t’ju zė gjumi. Gjumi nuk ėshtė meditim. Kualiteti i pasivitetit ėshtė gjumi dhe kualitetit i gjendjes sė zgjuar ėshtė vigjilenca. Tė relaksuar jeni sikur tė pėrgjumur, dhe vigjilent jeni kur jeni plotėsisht tė zgjuar.
Njė gjė ėshtė menjanuar nga gjumi – pavetėdija. Pavetėdija nuk duhet tė jetė aty, sepse meditimi nuk mund tė jetė i pavetėdijshėm, dhe njė tjetė ėshtė menjanuar nga gjendja juaj e zgjuar – preokupimi; sepse kur jeni tė preokupuar atėherė mendja punon, dhe ju mbylleni nė mendime.
Derisa jeni tė zgjuar dy gjėra ekzistojnė: vigjilenca dhe preokupimi, dhe gjithashtu derisa jeni nė gjumė: pasiviteti dhe pavetėdija. Pasiviteti dhe vigjilenca janė meditim. Nėse i merrni dy elementet tjera pėrbėrse preokupimin dhe pavetėdijėn, ju do tė ēmendeni. Kėto dy elemente pėrbėrėse, okupimi dhe pavetėdija, krijojnė ēmenduri, e bėjnė njeriun tė ēmendur. Pasiviteti dhe vigjilenca e bėjnė njeriun meditativ, Buda.
Ju i posedoni tė katėr elementet pėrbėrse. Pėrzini dy dhe do tė ēmendeni. Pėrzini dy tjerat dhe do tė bėheni meditativ.
Dhe mbane mend kėtė: po e pėrsėri pėrsėri e pėrsėri kjo qetėsi, ky bekim i cili ju pushton kur jeni me mendje tė hapur, nuk ėshtė diēka qė ėshtė arritė nga ana juaj, kjo ju ka ngjarė, bekimi thjeshtė ju ka ngjarė. Ai ka ardhur tek ju.
Njerėzit vijnė tek unė dhe mė thonė: “Ne e kėrkojmė Zotin – si mund ta gjejmė?” E unė pėrnjėherė i pėrgjigjem: ju nuk mund ta gjeni Atė dhe nuk mund ta kėrkoni – sepse ju nuk e njihni Atė. Si mund ta njihni ju se ai ėshtė Zoti? Ju nuk e njihni Atė. Si mund ta kėrkoni? Si mund ta zgjedhni rrugėn? Ju nuk e njihni Atė. Si do ta dini se ku e ka shtėpinė, se ku e ka fronin? Jo, ju nuk mundeni, nuk mund ta kėrkoni hyjninė. Por edhe nuk keni nevojė sepse hyjnia gjithmonė ėshtė afėr jush, pėrbrenda jush. Ēdoherė kur ju ia lejoni, Ai ju kėrkon, Ai ju gjenė juve.
Zoti ėshtė nė kėrkimin tuaj. Zoti gjithmonė ju ka kėrkuar. Kurrfarė kėrkimi nga ana juaj nuk nevoitet. Kėrkoni, dhe do tė gaboni. Mos kėrkoni. Thjesht qėndroni pasiv dhe vigjilent kėshtu kurdoherė qė Ai tė vije ju jeni tė hapur.
Shumė herė Ai ka ardhur dhe ka trokitur ne derėn tuaj, por ju shumė shpejtė keni fjetur – madje edhe kur e keni dėgjuar trokitjen, ju kėtė e keni interpretuar nė mėnyrėn tuaj. Ju mendoni: kjo mund tė jetė vetėm erė mė e fortė dhe mė e shpejtė e cila fryen. Apo mendoni: ėshtė ndonjė i panjohur i cili troket e ai vetė do tė largohet; nuk kam nevojė ta prishė gjumin tim.
Interpretimet e juaja janė armiqėt e juaj, e ju me tė vėrtetė jeni interpretues tė mėdhenjė. Ēafrėdo qė tė ndodhė, ju pėrnjėherė e interpretoni atė; mendja juaj fillon tė funksionojė dhe ta gdhend atė, dhe ju nė mėnyrė imediate e ndryshoni atė. Ju e ngjyrosni atė; ju i jepni kuptime tė ndryshme tė cilat kurrė s’i ka pasur. Ju e projektoni vetveten nė tė. Ju e shkatėrroni atė.
Realitetit nuk i duhet kurrfarė interpretimi. Tė vėrtetės nuk i duhet kurrfarė mendimi rreth saj. Dhe pikėrisht pėr kėtė tė gjitha filozofitė janė tė rreme. Ato janė tė kufizuara, asnjė filozofi nuk mund tė jetė e vėrtetė. Filozofėt grinden, ata luftojnė pėr ta dėshuar se filozofia e tyre ėshtė e vėrtetė. Filozofia ėshtė vetėm mendim, racionalizim; filozofia ėshtė interpretim faktesh.
Religjioni thotė: Ajo qė ėshtė, lejoj le tė ngjanė. Krejt ēka ti mund tė bėsh ėshtė tė thuash “tė lutem, mos trazo”. Vetėm lejo qė ajo tė ndodhė. Vetėm qėndroni vigjilent dhe pasiv atėherė mė nuk keni nevojė me ardhė tek unė, unė do tė vij tek ju. Shumė herė unė kam ardhur tek ju…gjithmonė kur keni qenė tė qetė. Kjo nuk ėshtė teori: shumica prej jush e ka pėrjetuar kėtė eksperiencė, por ju edhe kėtė e keni interpretuar.
Njerėzit vijnė tek unė dhe mė thonė: “Sot nė mėngjes, derisa kam medituar, befas tė kam ndier, por unė kam menduar se kjo mund tė jetė projektim i mendjes sime.” Apo thonė kėshtu: “Mbrėm befas e kam ndier prezencėn tėnde, kam qenė i zgjuar, e mandje kam menduar se dikush ka kaluar, apo era ėshtė futur nė dhomė dhe ka lėkundur perdet, apo ndoshta edhe macja ka kaluar.”
Kėshtu qė qfarėdo qė t’ju them, shumica prej jush veq e ka ndier – pėr kėtė arsye po flas pėr kėtė; pėrndryshe, nuk do tė kisha folur.
Mos e interpretoni. Kur e ndjeni prezencėn, lejoni qė kjo tė ngjajė. Nėse e lejoni qė kjo tė ngjajė, ajo do tė materializohet shumė e mė shumė. Ka mundėsi qė unė tė jem atje, aq real sa jam edhe kėtu, nganjėherė shumė mė real se qė jam tash kėtu – sepse kjo varet nga ju se sa i lejoni realitetit tė tė ngjajė. Dhe pėr pyetjet e juaja do tė ketė pėrgjigje.
Bėhuni mė meditativ dhe atėherė do tė jeni mė afėr meje. Njėherė kur tė bėheni plotėsisht meditativ, ju bėheni unė. Atėherė s’do tė ketė dallime.
Edhe njė gjė: sa mė meditativ qė bėheni, mė pak do tė pyetni. Pyetjet do tė bijnė. Pyetjet i pėrkasin gjendjes jo-meditative tė mendjes. Nga kjo gjendje e cila ėshtė jo-meditative burojnė pyetjet shumė e mė shumė. Nėse nė njė pyetje pėrgjigjesh, dhjetė tjera do ta zėnė vendin e saj.
Mendja ėshtė forcė e madhe pėr krijimin e pyetjeve. Ajo ėshtė kreatore e pyetjeve. Ju jepni pėrgjigje, e mendja kėrcen pėrnjėherė me dhjetė pyetje tjera tė krijuara. Kur ju jeni meditativ, gjithnjė e mė pak do tė ketė pyetje.
Kjo do t’ju duket paradoksale, por ėshtė e vėrtetė, unė po ju them: kur ka pyetje, nuk do tė ketė pėrgjigje; kur nuk ka pyetje, pėrgjigjja ėshtė aty. pėrgjigjja vjen atėherė kur ju nuk pytni. Gjendja e mos parashtrimit tė pyetjeve do t’ju ngjajė pėrmes meditimit.
Dhe mos mendoni se ka aq pėrgjigje sa ka pyetje. Jo, ėshtė vetėm njė pėrgjigje. Pyetje ka me miliona, e pėrgjigje vetėm njė. Sėmundje ka me miliona, por ilaq vetėm njė. Vetėm njė, dhe krejt zgjidhen. Por kjo njė nuk mund t’ju ngjaj sepse ju nuk e lejoni t’ju ndodhė.
Ju aq shumė keni frikė tė lejoni t’ju ngjaj ĒFARĖDO ĒOFTĖ. Kjo duhet tė mėsohet. Kjo ėshtė e vetmja disciplinė tė cilėn kėrkojė qė ta bėni: ta humbni frikėn, ta kapėrceni frikėn tuaj, dhe t’i lejoni gjėrave tė ngjajnė.
Lumi rrjedhė; mos e shtyni! Kjo nuk ka nevojė, sepse ai rrjedh vetvetiu. Ju vetėm pritni nė breg e ai le tė rrjedhė. Nėse jeni mjaft tė guximshėm, kėrceni nė lum dhe rrjedhni me tė. Mos notoni, sepse noti nėnkupton pėrpjekje – vetėm lundroni.
Natyrisht, atėherė nuk mund ta synoni asnjė cak, sepse caku juaj nuk mund tė pėrputhet me cakun e lumit – atėherė do tė ndjeni frustrim. Ju mund t’i synoni caqet nėse notoni, luftoni. Ju mund tė notoni edhe rrjedhės tatpjetė, dhe atėherė do tė jetė luftė e madhe. E kur luftoni, egoja juaj forcohet, ju ndiheni tė gjallėruar kur jeni pėrkundrejt rrjedhės. Por kjo gjallėri ėshtė momentale; heret a vone ju do tė lodheni. Heret a vone ju do tė jeni tė vdekur, dhe lumi do t’ju merr.
Nė brigjet e Gangut, fshatarėt i sjellin tė vdekurit e tyre, dhe Gangu i merr. Por kur ju jeni tė vdekur, noti juaj ėshtė i kotė; tė vdekur, ju mund tė rrjedhni me lumin, por ai lundrim nuk ka kurrfarė kuptimi, se ju jeni tė vdekur – mė nuk jeni. E unė dua tė gjallė t’ju hedhė nė Gang.
Nėse mund tė lundroni tė gjallė, tė vetėdijshėm, plotėsisht tė zgjuar, ju do tė bėheni lum. Dhe kudo qė tė mbėrri lumi do tė jetė fat, do tė jetė cak. Dhe atėherė ju nuk do tė brengoseni se ku do tė mbėrrini. Nė ēdo ēast, lundrimi bėhet ekstazė mė e madhe; ēdo moment bėhet rrjedhė mė e madhe, mė shumė e gjallėruar, bėhet cak, atėherė ēdo ēast bėhet cak. Ēasti bėhet pėrjetėsi.
Po, ju duhet totalisht ta pasoni Mjeshtrin. Do tė ketė momente kur nuk do tė mund ta konsultoni fizikisht. Heret a vonė, Mjeshtri do tė zhduket nga trupi. Atėherė edhe ēdo mundėsi e konsultimit fizik do tė zhduket. Pėr kėtė arsye ėshtė mė mirė tė harmonizoheni me tė shpirtėrisht, se pėrndryshe do tė qani kur ai do ta braktis botėn materiale.
Trupi im mund tė zhduket nė ēdo ēast! Edhe kėshtu nuk kam arsye tė ta bartė edhe mė tej – unė e barti pėr ju. Nėse nuk harmonizoheni me jo-prezencėn time fizike, heret a vone do tė jeni shumė tė pikėlluar dhe depresiv. E atėherė do tė jetė shumė, shumė vėshtir tė harmonizoheni me mua.
Pėr kėtė arsye unė gjithnjė e mė shumė po e refuzoj kontaktin tim fizik me ju – vetėm t’ju zgjoj dhe t’ju shpjegoj se duhet jo-fizikisht tė harmonizohemi. E ju mund tė harmonizoheni. Kjo fare nuk ėshtė e vėshtirė. Bėhuni mė meditativ dhe e tėra do t’ju ngjaj spontanisht.


Nga origjinali pėrktheu: Valdet FETAHU

FILOZOFI
Analiza politike tė autorit

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara