|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Personi qė vdes fillon ta vizualizojė jetėn e vet tė ardhshme. Ky ėshtė fakt i njohur se kjo ndodh para se kapitulli tė jetė kryer. Ngandonjėherė ndodh qė personi tė kthehet nga vetė skaji i vdekjes. Pėr shembull, personi mbytet nė ujė dhe pastaj disi arrijnė ta shpėtojnė. Ai ėshtė gati se nė komė, ėshtė plot ujė, i ėshtė dhėnė frymė artificiale dhe disi e kanė shpėtuar. Ai ka qenė nė vetė skajin e pėrfundimit tė kapitullit. Njerėzit e tillė pastaj shfaqin fakte interesante. Njėri prej tyre ėshtė se, nė ēastin e fundit, kur ka ndier se po vdes, e se ishte gati ēdo gjė, e tėrė jeta e tij e kaluar ka ardhur para tij nė njė vezullim krejt nga lindja e deri nė atė moment. Nė njė sekondė tė vetme ai ka parė krejt ēfarė i ka ndodhur, ēfarė ka mbajtur nė mend, e po ashtu edhe atė qė kurrė mė parė nuk i ėshtė kujtuar, si dhe shumė gjėra qė madje as si ka vėnė re e pėr tė cilat nuk ka qenė i vetėdijshėm se kanė qenė pjesė e memories sė tij. I tėrė filmi i kujtimeve ėshtė zhvilluar aq shpejt, nė vezullim - dhe ajo ka qenė vetėm nė njė sekondė, sepse ata kanė qenė duke vdekur dhe nuk kanė pasur kohė si nė kinema qė atė film ta shikojnė ngejshėm. Madje edhe nėse e shihni tėrė filmin, nuk mund ta lidhni tėrė tregimin me detajet e vogla tė parėndėsishme. Por krejt kalon para tij ky ėshtė fenomen i padyshimtė dhe tejet interesant. Para se ta pėrfundojė kapitullin e jetės sė vet njeriu pėrsėri i pėrmbledh tė gjitha pėrvojat e veta, gjakimet e parealizuara, pritjet, dėshpėrimet, frustrimet, vuajtjet, gėzimet tė gjitha. Njeriu qė po vdes i sheh tė gjitha kėto para se tė shkojė mė tej, pėrsėri tė gjitha kėto i pėrmbledh pasi qė trupi i tij po e lė: Kjo mendje nuk ka pėr tė qenė mė me tė, ky tru mė nuk shkon me tė. Por gjakimi i liruar prej mendjes ka pėr tu mbėrthyer pėr shpirtin e tij dhe ai gjakim ka pėr tė vendosur pėr jetėn e tij tė ardhshme. Ēfarėdo qė tė ketė mbetur e paplotėsuar, ajo ka pėr ta kthyer nė kahen e plotėsimit tė atij qėllimi. Prandaj, ajo qė bėni nė ēastin e vdekjes suaj do tė pėrcaktojė se ēfarė do tė jetė lindja juaj e re. Shumica e njerėzve vdesin nė ngėrēin mė tė madh me ngėrē duke u mbajtur pėr jetėn. Ata nuk dėshirojnė tė vdesin dhe njeriu mund ti kuptojė se pse ata nuk dėshirojnė tė vdesin. Vetėm nė ēastin e asaj vdekjeje ata e njohin faktin se nė tė vėrtetė as nuk kanė jetuar. Jeta thjesht ka kaluar si ėndėrr, dhe vdekja ka ardhur. Tashmė nuk ka kohė pėr jetė, vdekja ka trokitur nė derė. E atėherė kur ka qenė koha pėr jetė, ju keni bėrė njė mijė e njė marrėzi, duke humbur kėshtu kohėn tuaj mė me gėzim sesa tė jetonit. Vetėm shikojini njerėzit nė ēastin e vdekjes. Vuajtja e tyre nuk ėshtė shkaku i peshės sė vdekjes. Vdekja nuk ėshtė fare e dhembshme, ajo ėshtė krejtėsisht e padhembje. Ajo ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė, ajo ėshtė e ngjashme me gjumin e thellė. A ėshtė gjumi i thellė i dhembshėm? Por ata nuk janė tė brengosur shkaku i vdekjes, i gjumit tė thellė dhe kėnaqėsisė, ata janė tė brengosur meqė e dinė se gjumi i thellė ėshtė jashtė kontrollit tė tyre. Frika ėshtė vetėm pėr njė gjė: pėr humbjen e vetėdijes dhe hyrjen nė tė panjohurėn. Guximi pikėrisht ėshtė e kundėrta nga frika. Frika nga vdekja pa dyshim ėshtė frika mė e madhe dhe mė destruktive pėr guximin tėnd. Prandaj mund tju sugjeroj vetėm njė gjė: tashmė nuk mund ti ktheheni vdekjes suaj tė kaluar, por pėr kėtė mund ta bėni njė gjė tjetėr: Pėrherė tė jeni tė gatshėm dhe tė shkoni nga e njohura kah e panjohura, nė ēfarėdo qoftė, nė cilėndo pėrvojė. Pikėrisht tė hidheni nė diēka qė ėshtė e re... nė risinė e saj, nė freskinė e saj, atėherė kjo ėshtė magjepsėse. Ky ėshtė guxim. Madje ėshtė mė mirė nėse e panjohura ėshtė treguar mė e keqe sesa e njohura nuk ėshtė aty esenca. Njerėzit thonė: krejt ēfarė ėshtė e vjetėr nuk ėshtė edhe e artė. Unė them: madje edhe nėse krejt e vjetra ėshtė e artė, harroje. Zgjidhe tė renė ari apo jo, kjo ska rėndėsi. Fillo me anė tė ushtrimeve tė thjeshta, e kjo ėshtė: pėrherė mbaje nė mend, kurdo qė tė kesh rast pėr zgjedhje, ti zgjidh diēka tė re, tė panjohur, tė rrezikshme, tė pasigurt, dhe sigurisht nuk do tė jesh nė humbje. Vetėm nė kėtė mėnyrė kėsaj here vdekja mund tė jetė pėrvojė mjaft zbulimtare. Guximi do tė mbėrrijė tek ti. Vetėm fillo me formulėn e thjeshtė: kurrė mos e huq tė panjohurėn. Pėrherė zgjidhe tė panjohurėn dhe nisu papėrmbajtshėm drejt saj. Madje edhe po qe se vuan, ai ėshtė ēmimi i asaj ajo pėrherė paguhet. Ti pėrherė del prej saj mė i pjekur, mė i vendosur, mė inteligjent. Bibla e Rajnesh-it, libri IV 6 shkurt 1985, mbrėmje Tej pėrndritjes 5 tetor 1986 Shqipėroi: Hasan Hamėzbala (Nga libri:"VDEKJA ĖSHTĖ FIKSION" |
FILOZOFI
Political analysis of the author
|