|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Pėr njė ēast hedha hapin dhe tejkalova pak realitetin, pėr tė qėndruar vetėm pėr disa momente... e pasi u ktheva prapė pėr ta prekur realitetin, ah, po, mu kujtua ftesa qė e kisha marrė sot. Njė ftesė jo e zakontė nė dukje tė parė! Por, nuk ėshtė hera e parė qė e marr njė ftesė tė tillė!!! Nuk ėshtė hera e parė qė jam e ftuar. Nuk mė ėshtė e adresuar nga ndonjė mik apo mikeshė! Jo. Nuk ėshtė e shkruar nė letėr, as nuk ėshtė e thėnė me fjalė! Nuk vije nga jashtėsia! Kjo ėshtė njė thirrje pa zė, pa fjalė, pa zhurmė. Njė ftesė e pashkruar! Por, ka tingull, notat e tė cilit arrin ti kapė vetėm veshi im! Thirrjen dhe dridhjen e ndjen vetėm zemra ime! Vendimin e merr mendja ime! Dhe ju pėrgjigja thirrjes. Ngase nuk kisha dyshime tė shkoja apo tmos shkoja. Nxitova! Thuajse i kisha tė numėruara minutat!!! Mė thėrriste shpirti, zemra njėzėri... Kisha shumė nevojė pėr kėtė takim. Kisha nevojė pak tė veēohem sė bashku me shpirtin tim e tė shtrihem nė hapėsirėn time Ta ndjej e ta shijoj kėtė liri tė pakufizuar, por me shumė pėrgjegjėsi pėr mua! Andaj, erdha tė takohem! Mė kėnd?! -do tė ishte pyetja e radhės. Po mė kėnd tjetėr: Vetėm se me vetėn!!! Takimi me vetveten! I mora tė gjitha ato qė mė takojnė vetėm mua... Ēdo gjė e huaj ėshtė e rėndė, e tepėrt, andaj, edhe nuk e marr me vete, sepse nuk ėshtė pjesė e imja dhe nuk mė shkon! Nuk flenė nė natyrėn time... se nuk dua zhurmė dhe atė zhurmė pėr asgjė!!!... Kėtu ku shkoj nuk ka vend ajo qė nuk mė takon mua. Kėtu gjithēka ėshtė pjesė e imja. Gjithēka... dhe Asgjė... tash m'u kujtua kjo, sepse ėshtė e rezervuar pėr mua dhe unė e kam tė rezervuar pėr dikė... Gjithēka e mban vulėn time. Gjithēka e mban nėnshkrimin tim. Dhe sa herė qė ngjitem nė shkallėt e kėsaj hapėsire, nė secilin moment ndihem mė e plotėsuar e mė pėrmbushur. Sapo hedha hapin kėtu nė hapėsirėn e rezervuar vetėm pėr mua, u ula dhe qėndrova para pasqyrės! Po, po, pikėrisht para pasqyrės sė jetės sime! Aty ku reflekton dhe pasqyrohet shpirti im si ėshtė mė sė miri. Sipėr pasqyrės harkohet ylberi i ndjesive tė mia me tė gjitha ngjyrat Sigurisht se para pasqyrės qėndron libri. Titulli i tij ėshtė: Libri i jetės! E lė aty afėr, sepse secilėn ditė e shpalos nga njė faqe tė re dhe shpesh i rikthehem prapa ta rilexojė ndonjė fragment tė jetuar, tė kaluar aty... sepse aty nė ēdo faqe, nė ēdo rresht, ka mbet njė pjesė e imja... gjurmėt e hapave tė hedhur. Pėr atė edhe kam shumė kujdes se me ēfarė po i mbushė kėto faqe tė librit tė jetės sime. Faqet qė i lė pas, janė vazhdimėsi e faqeve qė shkruhen, e kėto pastaj do tė jenė pikė referuese e atyre faqeve qė do tė pasojnė. E tėra rrjedhė dhe funksionon si zinxhir, e kaluara, e tashmja dhe e nesėrmja... Nuk dua qė njė ditė, kur ti rikthehem e ta shfletoj kėtė libėr, ta kem ndjenjėn se duhet ta gris ndonjė faqe apo ta shlyej ndonjė rresht. Jo, tė paktėn ato qė i kam unė nė dorė, joooo... Dhe vazhdoj ti shfletoj dhe tė marr ndjesi nga me tė ndryshmet: herė ndjej lumturi, e herė krenari; herė nostalgji, e herė-herė mall; herė gėzim Ndonjė faqe ka gjurmė tė lotit... ndonjė faqe si ta hapė dalin shkėndijat e shumta tė buzėqeshjeve... dhe unė tretėm nė to dhe dua tė mbetem aty... dhe m'u kujtua ajo thėnia: Buzėqeshja me zemėr ėshtė nektar i jetės... Mirėpo, mund tė them se kėtu ka shumė qetėsi. Shumė paqe. Paqe me vetėn, e pastaj kjo bartet edhe tek tė tjerėt! Mundohem ta kuptoj vetėn, e ndonjėherė kur tjetri nuk arrin tė mė kuptojė, unė tė paktėn mundohem ta kuptoj atė. Kėtu nuk lėviz asgjė, nė fakt nuk dėgjohet tė lėvizė diē, mirėpo nuk do tė thotė se nuk ka jetė - ka dhe atė shumė! Thellėsi dhe pafundėsi por, edhe unė kam shumė kujdes qė ta ruaj kėtė qetėsi nė kėtė pėrditshmėri tė zhurmshme. Dhe nuk mė tremb aspak ky takim! Nuk mė pengon kjo qetėsi, kjo heshtje, ky pushim, ky veēim Jam mė shumė se e mishėruar. Kėtu e prekė atė ngjyrėn qė e dua pafundėsisht - kaltėrsinė e qiellit, kėtu e prek atė ngjyrėn e artė tė diellit, kėtu e prek edhe ngjyrėn e kuqėrremtė tė perėndimit tė diellit, kėtu e prekė edhe qiellin tė ndriēuar me yje Gėzimi, shqetėsimi, loti, buzėqeshja, malli, dashuria, tė gjitha e kanė vulėn me emrin tim. Kėtu marr ajėr lirshėm, kėtu dėgjojė tingujt qė sarrij ti dėgjoj nė pėrditshmėrinė time. Kėtu ndodhė njė transformim apo njė pastrim i imi. Kėtu nuk flas mė askėnd, por, nuk e ndjej nevojėn tė flas mė dikė tjetėr. Kėtu marr shumė dashuri, shumė pastėrti, shumė ngrohtėsi... shumė pėrgjigje nga pyetjet qė i marr me vete... Kėtu, nė tavolinėn e jetės sime, i shtrojė para vetės gjithė ato qė mi ka ofruar jeta dhe ēfarė kam bėrė me to! Kėtu i marr tė gjitha pėrgjigjet! Mundohem ta zgjedhė atė mė tė mirėn, atė mė tė arsyeshmen por, gjithherė duke mos e lėnė anash atė shpirtėroren. Kėtu funksionon harmonia, bashkėpunimi... ndjenjat janė shoqe me arsyen... Duke folur me veten ndonjėherė mjegullohet shikimi dhe e ndjej se vazhdon tė mė ndjekė ajo ngjyra e hirtė... por, edhe kjo ėshtė ngjyrė jete apo jo? Askush nuk e sheh kėtė ngjyrė, askush nuk e sheh kėtė si ngjyrė qė ska vend... por, ja qė unė nuk e pėlqej fare. Duke menduar kėshtu, e dėgjova njė zhurmė! U drejtova nė drejtim tė asaj qė e dėgjova mė tej - ishin ca pika shiu... e pas kėsaj rrezet e arta tė diellit takohen me shikimin tim dhe mė duket se e mora njė pėrkrahje tė fuqishme nė kėtė rrugė tė gjatė qė jam nisur... E unė vazhdoj tė mendoj me zė para pasqyrės sė jetės sime, sa herė takohem me vetėn... Unė vazhdoj ta lexoj jetėn... Vazhdoj ti dėgjoj tingujt e jetės... dhe sigurisht ti buzėqeshė jetės. Shkruan: Vlora BANUSHAJ |
FILOZOFI
Political analysis of the author
|