|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Njeriu kalon njė tė tretėn e jetės duke fjetur, edhe pse askush nuk e di se ē'ėshtė gjumi. E kemi tė njohur se gjumi ėshtė shprehi dhe gjendje e pushimit gjatė sė cilės natyra e ripėrtėrinė organizmin e shpenzuar, por nuk e dijmė se sa orė gjumė i nevojiten secilit individ. Po ashtu nuk e dijmė as se a na duhet medoemos qė tė flejmė. Ndoshta kjo Ju tingėllon ngapak pabesueshėm, por rastet nga praktika mjekėsore tregojnė se ka njerėz qė kanė vazhduar tė jetojnė krahas periudhave tė gjata tė mosfjetjes... Hungarezi Paul Kerni, nė luftėn e parė botėrore plagoset nė kokė. Pas operimit, pasi qė u mjekua, u konstatua se Kerni kishte humbur aftėsinė e tė fjeturit. Edhe pse mjekėt pėrpiqeshin qė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme ta vendosnin nė gjumė - pėrdornin mjete pėr gjumė, narkotikė si dhe hipnozėn - pa marrė parasysh, Kerni mbeti i zgjuar. Mjekėt mė nė fund hjekėn dorė nga ai dhe prognozuan se sė shpejti ka pėr tė vdekur, por Kerni tė gjithė i mashtroi: me vite tė tėra jetonte pa gjumė, dhe pushonte duke u shtrirė me sy tė mbyllur. Disa njerėzve i ėshtė e nevojshme mė shumė, ndėrsa tė tjerėve mė pak gjumė. Toskanini, pėr shembull, flente vetėm pesė orė, ndėrsa Kalvin Kulixhi nga dhjetė, qė do tė thotė se Toskanini ka fjetur pėr njė tė pestėn, ndėrsa Kulini gati gjysmėn e etapės jetėsore. Shqetėsimi pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė mė i dėmshėm pėr organizmin se vet pagjumėsia. Rasti i nxėnėses sime Ajre Sendner, bukur e ilustron theksimin e pėrmendur. Ja tregimi i saj: "Para se tė punėsohesha, fleja si top. Kurrfarė zhurme nė botė nuk mund t'mė zgjonte. Pėr kėtė dhe filluan problemet e mia. Mė duheshte, njėmend, tė zgjohem nė mėngjes, qė tė mund tė mbėrija me kohė nė punė. Nga frika se nuk do ta dėgjojė cingėrimėn e orės, pėr ēdo orė zgjohesha nga gjumi dhe e hedhja shikimin nė orėn. Sė shpejti gjumi m'u ērregullua. Endesha nėpėr shtėpi e dėshpėruar pėr atė qė nuk mund tė flej, dhe fillova me seriozitet tė mendojė pėr vetvrasje, ngase vdekja mė dukeshte zgjidhje e vetme nga ajo situatė. Kjo gjendje zgjati plotė dy muaj, pėrderisa mė nė fund iu drejtova mjekut. "S'mund t'ju ndihmojė", mė tha ai, "ngase vet jeni shkaktare e pagjumėsisė suaj. Mundem vetėm t'ju kėshilloj tė ndaleni sė shqetėsuari pėr shkak tė pagjumėsisė. Nė mbrėmje, normalisht shtrihuni nė shtrat dhe paraqituni gjoja se as qė brengoseni se a do tė fleni apo jo. Mbani sytė mbyllur dhe pėrsėritni nė vete: Pėrderisa qetė shtrihem, nuk ėshtė me rėndėsi se a do tė flejė. E di gjithsesi se do tė pushojė". E dėgjova kėshillėn e tij dhe pas dy jave fillova normalisht tė flejė. Pėr mė pak se njė muaj m'u kthye shprehia ime e vjetėr e gjumit tė fortė tetėorėsh, dhe herėt nė mėngjes zgjimi mė nuk mė paraqiste kurrfarė vėshtėrsie. Arju Sandersin, pra, nuk e mundonte pagjumėsia, por brenga pse nuk mund tė flej. Dr. Natanijel Klajtmani, profesor i universitetit tė Ēikagos dhe mjeshtėr pėr problemin e pagjumėsisė, thotė se askush s'ka vdekur nga pagjumėsia. Ajo qė rraskapit njerėzit qė nuk mund tė flejnė, nuk ėshtė aq fort pagjumėsia. I brengosur, njeriu mė lehtė rraskapitet dhe bėhet mė pak rezistues ndaj sėmundjeve tė llojllojshme. Dr. Klajtmani njėkohėsisht thekson se njerėzit qė vuajnė nga pagjumėsia, flejnė shumė mė tepėr se qė mendojnė. Njeriu qė ėshtė i gatshėm tė betohet, se mbrėmjen e kaluar fare s'ka mundur t'i mbyllė sytė, me siguri - duke mos ditur - ka fjetur disa orė. Kėtė e vėrtetojnė edhe disa raste tė "mosfjetėsve" tė njohur, qė me metoda shkencore ėshtė vėrtetuar se flejnė sikur topa, dhe, kėrhasin aq shumė sa qė nuk i lėnė tė tjerėt tė flejnė qetė! Kushti i parė pėr gjumė tė natės ėshtė ndjenja e sigurisė. Te njerėzit religjiozė, lutja ėshtė sedativ mė i mirė, ndėrsa ata qė nuk janė religjiozė duhet tė shėrbehen me sedative tjera. Njė nga mėnyrat mė tė mira janė ushtrimet e frymėmarrjes dhe relaksimi. Dr. Dejvid Finku thekson se, duhet "tė bisedohet" me trupin personal. Sipas mendimit tė tij, fjalėt paraqesin ēelės pėr gjitha llojet e hipnozės; dhe pėr kėtė, kur njeriu nuk mund tė flej, pėr arsye ka atė se "e nxit " trupin e tij qė t'mos flej. Kėsaj mund t'i dalim nė ndihmė, nė atė mėnyrė, duke e "dehipnotizuar", pra, duke "biseduar" me muskujt e trupit personal. Pėr shembull, kėshtu: Ēlirohu, relaksohu, zbutu, thellohu nė gjumė... E kemi tė njohur, natyrisht se, truri dhe nervat nuk mund tė ēlirohen nėse muskujt janė tė shtrėnguar, dhe pėr kėtė, nėse dėshirojmė tė ėndėrrojmė, na duhet tė fillojmė qė nga muskujt. Dr. Finku na kėshillon qė tė vendosim jastėkun nėn gjunjė, qė tė mund t'i zbusim muskujt e tendosura tė kėmbėve, dhe nėn duar tė vendosim dy jastuqe tė vogla. Atėherė fillon "biseda" me muskujt. Fillojmė nga shputat, nėpėr kėmbė, bark, gjoks, duar, supe dhe qafė, dhe mbarojmė me nofullat dhe sytė. Dhe ėndrra na kaplon, para se tė kuptojmė se ē'po ndodh me ne. Ky ushtrim mund t'ua preferoj tė gjithėve, pasi qė edhe vet jam bindur nė efektshmėrinė e tij. Njėkohėsisht Ju kėshillojė ta gjeni librin e mrekullueshėm tė Dr. Finkut Ēlirimi nga tendosja nervore, e cila sipas mendimit tim ėshtė e shkruar nė mėnyrė tejet interesante, dhe mund tė shėrbej si kėshillues i shkėlqyeshėm pėr ata qė vuajn nga pagjumėsia. Ilaē tjetėr i mrekullueshėm kundėr pagjumėsisė ėshtė rraskapitja fizike. Pa marrė parasysh punėn fizike me ēka merreni, me rėndime apo me sport, para gjumit, me siguri do t'ju ndihmon qė tė fleni qetė. Natyra, njėmend, na detyron tė flejmė kur jemi tė rraskapitur fizikisht, prandaj nuk janė tė rralla disa raste tė njerėzve qė kanė fjetur - duke ecur! Dr. Foster Kenedi, mė tregoi se nė luftėn e parė botėrore kishte rast tė shihte ushtarėt qė nga rraskapitja rrėzoheshin nė tokė dhe binin nė gjumė aq tė thellė, sa qė dukej se ishin nė gjendje komatoze. Nuk zgjoheshin as kur ndokush pėrpiqej qė me dhunė t'ua hapė sytė. Dr. Kenedi thotė se kishte konstatuar me atė rast qė bebėzat nė gjumė lėvizin lartė, qė do tė thotė se "plotėsisht" largohen nėn kapakė tė syve. "Pasi qė edhe vet kisha problem me tė fjeturit, fillova qė nėn kapakė "ti tėrheqė" bebėzat, me vetėdije, gjatė sė cilės, vetėm pėr disa ēaste bėhesha i pėrgjumur dhe thellohesha nė ėndėrr. Ėshtė fjala pėr refleksin automatik, mbi tė cilėn nuk kemi kurrfarė kontrolli." Nėse pra, dėshironi tė ndaleni sė brengosuri pėr shkak tė pagjumėsisė, pėrmbajuni kėtyre rregullave: 1.Nėse nuk mundeni tė fleni, zgjohuni dhe argėtohuni me ndonjė libėr apo me ndonjė tjetėr punė, gjersa t'mos Ju pushtojė gjumi. 2.Mbani mend se askush kurrė s'ka vdekur pėr shkak tė pagjumėsisė. Nevrikosja pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė mė shkatėrruese pėr organizmin, se vet pagjumėsia. 3.Mėsohuni tė ēliroheni. Pėrdorni ushtrimet e frymėmarrjes dhe relaksimit. 4.Lodheni organizmin gjatė ditės, e nė veēanti para fjetjes. Merruni me ndonjė sport apo punė mė tė rėndė fizike. Mbani mend se, nė trupin e shėndoshė tė lodhur, gjumi vjen vetvetiu. Marr nga: www.sa-kra.ch |
PSIKOLOGJI
Political analysis of the author
|