|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
(E pamundur nuk ekziston nė fjalorin tim. - Napoleoni) Asgjė nė kėtė realitet nuk ndodhė rastėsisht. Natyra nuk njeh rastėsi, e mė sė paku atė mund ta hasėsh nė politikė. Ngjashėm ėshtė edhe me Kosovėn dhe problemin e saj me Mitrovicėn e ndarė dhe veriun e pakontrolluar dhe problematik. Pse ėshtė kėshtu, ka shumė arsyeja tė natyrave tė ndryshme ushtarake, gjeostrategjike, politike ndėrkombėtare e kombėtare...e mbi tė gjitha, fajtorin kryesor pėr kėtė gjendje duhet ta kėrkojmė tek vet ne shqiptarėt. Derisa Kosova, qė nga paslufta e deri mė sot, kurrė nuk ka pasur njė plan tė veprimit strategjik nė kėtė drejtim, duke ia lėnė kėtė ēėshtje tė ndjeshme tė integritetit tė saj territorial, mė tepėr si zgjidhje kohės, kompetencave tė miqve ndėrkombėtar dhe rastėsisė, nga ana tjetėr, Serbia, pėrmes lansimit nė opinion tė asaj fantom formule tė famshme: Mė pak pavarėsi dhe mė shumė autonomi pėr Kosovėn, ka paralajmėruar qartė se kurrė nuk do tė heq dorė nga synimet e saja hegjemoniste ndaj Kosovės dhe Metohisė pėrkohėsisht tė humbur si territor integral tė tėrėsisė unike tė shtetėsisė sė saj tė definuar edhe nė Kushtetutė. Kuptohet, kjo si ofertė e Serbisė pėr zgjidhjen definitive tė problemit tė Kosovės, jo vetėm se nuk ėshtė e pranueshme dhe ėshtė nė ēdo aspekt tejet e dėmshme pėr ne, por ajo as qė ia vlen tė diskutohet fare. Kuptohet, pėr njė mospajtim tonė dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare rreth kėsaj oferte, qė nė start e ka pritur edhe vetė Serbia si propozuese, andaj, nė drejtim tė realizimit sa mė tė kamufluar tė kėtij synimi, qė nga marrėveshja kapitulluese e Kumanovės me NATO-n, e deri mė sot, ajo nė kėtė drejtim ka pėrdorur metoda tė ndryshme tė presionit tė drejtpėrdrejtė politik dhe diplomatik. Pėr ti balancuar fėrkimet ekzistuese politike nė mes tė forcave tė brendshme kontradiktore demokratike pro-evropiane, nga njėra anė, dhe atyre nacionaliste pro-sovjetike, nga ana tjetėr, tė formuluar si hamendėsim: Ose Evropa, ose Kosova?, aktualisht, Serbia, me njė elitė politike tė deklaruar si pro-evropiane nė pushtet, e nė fakt gjithnjė me mendėsi nacionaliste serbomadhe, e sigurt u paraqit me atė sloganin e njohur parimor politik: Edhe Kosova edhe BE-ja. Mbase, edhe ka pasur sukses nė kėtė drejtim! Sikur dihet, ajo kohėn e fundit ka arritur qė ta fitoj statusin e kandidatit pėr nė BE. Ngadalė por sigurt drejt realizimit tė synimeve tė saja Sa i pėrket planeve tė saja pėr Kosovėn tė kamufluara me ofertėn Mė pak pavarėsi dhe mė shumė autonomi pėr Kosovėn, nė dukje, ajo edhe nė kėtė plan ka arritur mjaftė sukses: mė se 13 vite Mitrovicėn e mban tė ndarė ndėrsa veriun tė tensionuar dhe nėn kontrollin e sovranitetit tė saj nė tė cilėn shteti i Kosovės nuk ka asnjė qasje tė shtrirjes sė sovranitetit tė vetė kushtetues; sipas Pakos sė Ahtisarit tė gjitha kishat dhe tempujt tjerė fetare ortodokse serb qė shtrihen nė territorin e Kosovės janė si hapėsira me status tė eksterritorialitetit; ka arritur qė nga OKB ja ta kontrabandoj atė 6 pikshin e falshėm tė Ban Ki Munit pėr veriun; nė bisedimet e fundit me Kosovėn, ajo nė ēdo aspekt e ka ruajtur interesin e saj nacional dhe pozicionin e vetė kushtetues me tė cilėn Kosova definohet si krahinė e Republikės sė Serbisė; nė prezantimet regjional na ka imponuar fusnotėn duke na zbehur shtetėsinė dhe sovranitetin tonė ndėrkombėtar; sė fundi, pa penguar dhe nėn pėrkrahjen edhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ka arritur qė legalisht ti mbaj zgjedhjet e veta nacionale dhe presidenciale nė 26 komuna tė territorit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės?! Njė plan konspirative po ngjanė nė prapavijė?! E tėra kjo ėshtė vetėm ai veprim politik nė dukje, pa i llogaritur ato plane konspirative qė po ndodhin pa zhurmė prapa shpinės tonė: Ekseset e shumta nė veri tė vendit deri tek vrasjet e shqiptarėve; burgosjet e shtetasve Kosovar qė udhėtojnė transit nėpėr territorin e saj; burgosjet dhe shtimi i dhunės ndaj shqiptarėve tė Kosovės Lindore (Lugina e Preshevės), njėkohėsisht tė sinkronizuara edhe me dhunėn e ushtruar ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė ...tė gjitha kėto me njė tolerancė dhe reagim tė munguar nga BE-ja dhe nė pėrgjithėsi bashkėsia ndėrkombėtare, janė shenja tė qarta se pas pėrfundimit tė zgjedhjeve nė Serbi ėshtė i paevitueshėm edhe njė raund i dytė i bisedimeve politike me Serbinė. Nėse edhe mė tej do tė mbetemi nė atė konstatimin fillestar se asgjė nė kėtė realitet nuk ndodhė rastėsisht, atėherė, ėshtė e qartė se, nga qendrat e ndryshme tė vendimmarrje politike ndėrkombėtare, nga politikat e gjertanishme tė mbajtjes sė status quos nė kėtė pjesė tė Ballkanit, gradualisht po kalohet nė planin mė aktiv B (pa dyshim - konspirativ) Ky plan konsiston me ngritjen e qėllimshme tė tensioneve nė kėtė rajon, duke krijuar kėshtu rrethana artificiale tė njė situate kinse tė padurueshme tė konflikteve ndėrnacionale ndaj sė cilave duhet intervenuar me zgjidhje edhe me radikale. Ndoshta edhe pėrmes imponimit tė njė SAMITI (konference) ndėrkombėtare. Nėse kjo do tė ishte e realizueshme, me kėtė planė nuk do tė pėrjashtohet as mundėsia e ndarjes sė Kosovės, shkėmbimit tė territoreve me Serbinė, ndarjes sė Maqedonisė...bashkimit eventual me Shqipėrinė...etj. Fundja, me kusht qė tė rruhet autonomia e trashėgimisė religjioze serbe nė pjesėn tjera tė Republikės sė Kosovės e cila nuk do tė integrohet nėn Serbi, a nuk ishte vetė Tadiqi dhe Daēiqi qė propozuan njė marrėveshje mes Serbėve dhe shqiptarėve pėr ndarje territoriale? Diēka edhe pjesėrisht ėshtė realizuar edhe tashti nė kėtė drejtim. Mbase ky plan pėr garantimin e pavarėsisė (eks-teritorijalitetit) tė kulteve fetare ortodokse serbe nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės ėshtė arritur kaherė - pėrmes Pakos sė Ahtisarit. Nga ana tjetėr, a nuk ishte vetė Akademia e Shkencave e Maqedonisė, e cila, pas luftės sė fundit tė UĒK-sė (para marrėveshjes sė imponuar tė Ohrit), nuk i ofroi si opsion praktik shqiptarėve tė Maqedonisė mundėsinė e njė ndarje territoriale dhe bashkimit me Shqipėrinė?!! Ekziston edhe njė postulat tjetėr filozofik qė tregon njė ligjshmėrie tjetėr qė pėrsosur vepron nė univers: Asgjė nuk mund ta pengoj njė proces, i cili veē ka nisur tė realizohet . Nėse vėrtet proceset e nisura nuk mund tė pengohet, tė paralajmėruarit dhe mė tė pėrgatiturit nga ato mund tė pėrfitojnė sa mė shumė favore. Vallė sa jemi unik si komb ne shqiptarėt , nė kėtė momente dhe sa tė pėrgatitur politikisht qė urtėsisht dhe me menēuri ta pėrballojmė edhe kėtė sfidė tė madhe historike? Sido qė tė jetė, pajtohemi tė gjithė se, tani para nesh ėshtė sprova mė e madhe historike si komb dhe dhashė Zoti qė menēurisė tonė tė cilės gjithmonė i kemi besuar se e kemi, ta shfrytėzojmė pikėrisht nė kėto raste vendimtare. Por, pak dyshoj! Sepse, gjykuar me nivelin e mendėsisė sė tashme tė elitave politike qė aktualisht janė nė pushtet (Shqipėri, Kosovė, Maqedoni...), nuk duhet tė shpresonim edhe aq shumė. Por, nėse mbi tė gjitha, si vendimtare, do tė dominoj instinkti shekullor kolektiv i popullit tonė, ndėrtuar pėrherė mbi trimėrinė, moralin e shėndosh, drejtėsinė dhe dinjitetin, atėherė lirisht mund tė thuhet se ka shpresa...! Adnan Abrashi |
Latest articles
Political analysis of the author
|