Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

MUNDĖSIA E NJĖ KOALICIONI PDK-AAK?!

“Nė politikė, njė bashkėsi e njerėzve qė fillimisht urrehen, ėshtė pothuaj gjithnjė baza e mirė e miqėsisė sė mėvonshme”

Pas dy viteve tė paraburgimit nė Hagės, lejimi liderit tė AAK-sė, z. Ramush Haradinaj, tė mbrohet nė liri, pa dyshim se ėshtė njė lajm i mirė dhe njėkohėsisht na jep shpresė qė edhe aktgjykimi pėrfundimtar i kėsaj gjykate gjithsesi tė jetė lirues pėr tė.
Pafajėsia e tij e shpallur edhe zyrtarisht nga akuzat e pabaza pėr krime lufte nė Kosovė, pa dyshim se do tė ketė njė rėndėsi tė madhe jo vetėm pėr tė si individ, familjen e tij, subjektin politik tė AAK-sė ku ėshtė kryetar, por edhe pėr gjithė Kosovėn, sepse, me kėtė akt, edhe njė herė do tė dėshmohet lufta e drejtė e UĒK-sė nė pėrgjithėsi.
Pas lirimit pėrfundimtar, ai sėrish do tė rikthehet nė krye tė AAK-sė dhe veprimtarisė aktive politikė. Rikthimi nė politik i z. Ramush Haradinajt, nė rend tė parė, gjithsesi do tė ndikoj nė pėrmirėsimin kualitativ dhe kuantitativ tė aktivitetit dhe pozitės sė gjertanishme tė kėsaj partie. Ndėrsa, si reflektim pozitiv nė planin e jashtėm, nga ajo do tė pritej njė reagim edhe mė i ashpėr nė opozitė ndaj kėsaj keqqeverisje aktuale.
Kuptohet, tė gjitha kėto qė i cekėm si mė lartė, pėr askėnd nuk janė ndonjė risi e paditur, por atė qė desha ta potencoj si specifike nė vazhdim, ėshtė mundėsia qė me rikthimin e Ramush Haradinajt nė krye tė AAK-sė dhe nė politikėn aktive kosovare, tek Hashim Thaēi mund ta inicioj idenė e prishjes sė koalicionit ekzistues me disa parti tė mbledhura rreth AKR-sė sė Behxhet Pacollit dhe si ofertė pėr bashkėqeverisje me AAK-nė, deri nė zgjedhjet parlamentarė tė rregullta qė do tė mbahen nė vitin 2014, ta formojnė bashkėrisht njė koalicion tė ri.
Duke i njohur mospajtimet dhe armiqėsitė e mėhershme tė kėtyre dy partive, pėr shumė kė, mundėsia e formimit tė njė koalicioni tė ri qeverisės: PDK-AAK, mund tė jetė njė hipotezė pėr shumė kė e pabesueshme politike, por aspak edhe e pamundshme. Sa i pėrket mospajtimeve tė dikurshme mes kėtyre dy partive dhe liderėve tė tyre, atė kontradiktė si pengesė tanimė jo aq serioze, do ta vlerėsoja me njė urtėsi e cila thotė: “Nė politikė, njė bashkėsi e njerėzve qė fillimisht urrehen, ėshtė pothuaj gjithnjė baza e mirė e miqėsisė sė mėvonshme”. Po ashtu, pėr shkak tė bisedimeve politike me Serbinė pėr veriun qė priten tė mbahen nė vjeshtė tė kėtij viti, qė tė kihet njė qeveri edhe mė autoritative sa sa ėshtė ky koalicion aktual (qė tė dy lider tė dal nga lufta e UĒK-sė), pėrmes presioneve “kėshillėdhėnėse” si gjithnjė, assesi nuk pėrjashtohet edhe involvimi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė kėtė drejtim.

Arsyetim

Sikur e dimė tė gjithė, pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė fundit nacionale nė Kosovė (2010) dhe fitores sė PDK-sė,vendimi i Hashim Thaēit qė tė hyj nė koalicion me minoritetet dhe aleancėn e partive tė mbledhura rreth AKR-sė sė Behxhet Pacollit, ishte vetėm njė nevojė ekstreme e imponuar nga situata e aktualitet politike e kohės. Kėtė e ka ditur mirė edhe Pacolli, i cili, pėrmes kushtėzimeve tė ndryshme absurde tė hyrjes nė koalicion, qė nga kandidimi i vet pėr president e deri tek numri i madh i posteve ministrore dhe zėvendės/ministrore, shfrytėzoi mirė kėtė situatė.
Nė anėn tjetėr, Hashim Thaēi, i njohur si njė njeri qė nuk harron aq lehtė, kėtė siklet politik tė imponuar nga Pacolli rreth koalicionit, patjetėr se do t’ia kthej dikur! Mbase, kjo hakmarrje e tij ndaj Pacollit, veē ka filluar tė ngjaj nė heshtje. Edhe pse, nė dukje, koalicioni ekzistues nė pushtet reflekton stabilitet, injorimi gjithnjė e mė i shprehur i Thaēit ndaj Pacollit, kohėn e fundit ka filluar tė qartėsohet edhe mė dukshėm.

Me Ramushin kryeministėr?!

Qė nga zgjedhjet e mėparshme por edhe sot e kėsaj dite i pandryshuar, na ėshtė i njohur parimi bazė i AAK-sė se mund tė bėj koalicion me ēdo parti, me kusht qė Ramush Haradinaj tė jetė kryeministėr?! Teorikisht, nė kėto rrethana tė njė oferte eventuale tė PDK-sė pėr koalicion, edhe ky kusht politik i AAK-sė ėshtė i mundshėm tė plotėsohet si kombinim. Sipas marrėveshjes mė parė tė nėnshkruar nė mes Thaēit- Mustafės – Pacollit (me ndėrmjetėsimin edhe tė ambasadorit amerikan Dell), ku parashihet qė pas ndryshimit dhe plotėsimit tė Kushtetutės dhe aprovimit tė Ligjit zgjedhor, zgjedhjet pėr president duhet tė mbahen kėtė vit (2012), ndėrsa ato nacionale dhe komunale, nė fund tė vitit 2013. Edhe pėrpos disa luhatjeve deklaratave nė opinion nga kuadrot e PDK-sė, nė zgjedhjet presidenciale qė priten tė mbahen kah fundi i kėtij viti, Hashim Thaēi, duke ja ofruar kėtė post pėrmes dorėheqjes si kryeministėr Ramush Haradinajt nė bashkė/koalicion, ka mundėsi qė vetė tė kandidoj pėr president tė Republikės.
Pėr ta forcuar edhe mė shumė kėtė hipotezė si mundėsi tė kandidimit tė Thaēit pėr president, me vėmendje duhet ta vrojtojmė punėn e komisionit pėr ndryshimet kushtetuese i cili sigurisht do tė tentoj qė tė parasheh dispozita me sa mė shumė kompetenca kushtetuese presidentit tė ri qė do tė zgjidhet drejtpėrdrejt nga vota e lirė e popullit.
Po ashtu, nė kėtė kontest, mendoj se zėrat gjithnjė e mė tė shpeshta tė funksionarėve tė lartė tė PDK-sė nė opinion, qė zgjedhjet nacionale tė mos mbahen ashtu sikurse janė marrė vesh me atė marrėveshjen xhentllėmene: Thaēi-Mustafa-Pacolli, mė 2013, por nė kohė tė rregullt – fund tė vitit 2014, e qojnė ujin nė kėtė mulli.
Mendoj se edhe performaca e gjertanishme nė stilin “ashpėr-butė” e AAK-sė si opozitė, karshi koalicionit qeverisės, po ashtu shkon nė favor tė kėsaj kombinatorike hipotetike.
Nė fund, edhe pėrballė fakteve sado tė favorshme tė kombinatorikės teorike rreth kėsaj hipoteze, mundėsinė reale tė pėrmbushjes sė saj, do ta tregoj koha. Por, mbi tė gjitha, e vėrteta e pamohueshme ėshtė se nėse Hashim Thaēi edhe mė tutje do tė tentoj ta ruaj kėtė koalicion qeverisės ashtu sikur ėshtė, vėshtirė se pushteti tij do tė qėndroj deri nė mbarim tė kėtij viti...

Adnan Abrashi
Latest articles
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara