|
Meny
Home PARAPSIKOLOGJIAMISTIKARELIGJIONEFILOZOFIPSIKOLOGJITREGIME MISTIKENDRYSHMEPARASHIKIME TE FATITSHĖRIME ALTERNATIVEPOEZIASTRONOMI DHE UFOMITOLOGJIFILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET HOROSKOPI PĖR VITIN 2013AFORIZMA SHKENCĖ DHE ARRITJET SHKENCORE FIGURA KRIJUESE DHE HISTORIKE KOMBĖTAREKALENDARI HISORIKANALIZA POLITIKE Books Video Contact Latest books
Favorites site
TV OPINION
PRIZRENPRESS MNVR-Reviste me nerva PEOPLE.AL ALIEN.AL Barcaletashqip.com NDRYSHE FORUM TURIZMI SHQIPTAR Sabir Krasniqi Pashtriku Site statystics
Translate this page
|
Edhe pse e dua popullin tim ashtu si ėshtė dhe gjithsesi krenohem qė jam pjesė gjenetike e tij, pėrveē virtyteve tona tė mira qė neve na bėjnė krenarė, shpesh nė pėrsiatjet e mija intelektuale kam medituar edhe pėr anėn tjetėr paradoksale (kundėrthėnėse) tė fatit tonė historik (negativ) pėrplot fatkeqėsi, lufta tė pėrgjakshme, eksode, katrahura tė shumta, vuajtje, persekutime, prapambeturi materiale, injorancė intelektuale... Qė nga nisma e arsimimit tė parė tė organizuar nė gjuhėn shqipe, nė publicistikė dhe gati nė tė gjitha studime tė shkencave shoqėrore-politike, opinionit dhe brezave tanė tė rij, reshtur dhe nė mėnyrė automatike, vazhdimisht ju kemi imponuar bindjen e gabuar se ne jemi: popull i vogėl qė kemi qėndruar gjithmonė pėrballė pushtuesve tė fuqishėm, pa pasur asnjėherė aleatė ndonjė Fuqi tė Madhe; kemi qenė tė detyruar qė pėrballė sfidave tė shumta tė asimilimit tė egėr, gjithnjė ta ruajmė ekzistencėn, gjuhėn dhe kulturėn tonė; kurrė nuk kemi bėrė luftėra pushtuese, pėrkundrazi gjithnjė ishim tė pushtuar nga ndonjė pushtues... etj. Tė ushtruar pa vetėdije me kėtė formė kolektive psikologjike - mbrojtėse si mekanizėm, kurrė nuk kemi tentuar qė kėto realitete ti analizojmė edhe nga kėndvėshtrimi i logjikės sė tyre tė tė kundėrtave. Jo vetėm nė forma konstatuese por edhe pyetėse PSE. PSE kemi mbetur si populli mė i vogėl? PSE kurrė nuk kemi bėrė luftėra pushtuese? PSE si populli mė i lashtė dhe autokton i kėtij kontinenti, tek nė fillim tė shekullit njėzet e krijuam alfabetin tonė? PSE gjithnjė krenohemi me figura historike tė cilėt vetėm pėr nga gjaku dhe gjeneza kanė qenė shqiptar, e realisht, ata me besnikėri i kanė shėrbyer regjimeve tė instaluar nga pushtuesit tanė shekullor (romak, serb, turq...)?...pse, pse...shumė pse. Nė kontest tematik, do tia lejoj vetes qė nga vepra tejet e ēmuar e natyrės filozofike- analitike, tė profesorit tonė tė nderuar, Hysamedin Feraj, me titull: E pafillozofuara, nė vazhdim, ta citoj edhe kėtė pasus shumė interesant si konstatim: Asnjė shqiptar nuk mund tė krenohet se gjenerali shqiptar X, ka humbur betejėn Y. Sepse qė nga krijimi e deri mė sot, shteti shqiptar, si shtet, nė kontestin e tė cilit ka kuptim grada gjeneral, nuk ka zhvilluar asnjė luftė kundėr njė shteti tjetėr. As kur e kanė sulmuar e pushtuar, as kur ushtria e shteteve tjera kanė hyrė dhunshėm brenda territorit pa i shpallur luftė, as kur i kanė shpallur luftė ose janė ligjisisht nė luftė kundėr tij. (Kėtu bėnė pėrjashtim reagimi i ushtrisė shqiptare nga koha e Enver Hoxhės, nė gusht tė vitit 1949, kundėr ushtrisė greke qė depėrtoi dhunshėm brenda kufijve shqiptar nė ndjekje te komunistėve grek). Shqiptarėt kanė bėrė atė qė nuk i ka shkuar ndėrmend as liberalit mė tė ēartur - vazhdon mė tej profesori e kanė privatizuar mbrojtjen e atdheut! Pėr mbrojtjen e atdheut, gjithnjė kanė luftuar persona privat, nga shoqėria civile, si Hasan Prishtina ose Bajram Curri, Ēerēiz Topulli apo Ahmet Zogu, Enver Hoxha e Hashim Thaēi...Por as kėta nuk kanė zhvilluar asnjė luftė nga pozitat e shtetarit: as Bajram Curri si ministėr i luftės, as Zogu si kryeministėr, si president, a si mbret, as Enver Hoxha dhe as Hashim Thaēi, si ministėr dhe kryeministra. Shqiptarėt nuk e duan filozofinė?! Nė po kėtė vepėr tė profesor Ferajt ėshtė interesant edhe njė konstatim parimor si realitet historik i mentalitetit tonė karakteristik. Sė paku jo aq i shprehur: shqiptarėt si popull gjenetikisht e urrejnė filozofinė, andaj, jo edhe rastėsisht, asnjėherė gjatė etapave tė ndryshme historike (qė nga ilirėt e gjer mė sot), kurrė nuk kanė pasur njė filozof eminent me nam, apo njė shkollė tė caktuar autoktone doktrinare filozofike. Edhe sot - thotė profesor Feraj sapo dikush fillon pak sa ta thelloj argumentin e vet teorikisht, bashkėbiseduesi ka shumė tė ngjarė ta ndėrpresė: ou, ēmė ēan kokėn me filozofi! Ose tė shprehet pėrēmueshėm pėr dikė: filozofon shumė, tė mėrzit me filozofi , e mban veten pėr filozof tė madh, etj. Vėshtirė tė gjendet njė popull me shumė shprehje pėrēmuese pėr filozofinė me tė drejtė pyetet profesor Fraj. Natyrisht, pėr tė pasur njė pėrgjigje mė racionale dhe mė empirike pėr kėto dhe shumė hamendėsime tjera tė kėsaj natyre, nuk do tė na mjaftonte vetėm njė qasje entuziaste publicistike e kėtij lloji, por na ish dashur njė trajtim mė gjithėpėrfshirės profesional multi-disiplinar nė kėtė drejtim. Natyrisht se kėtė punė duhet ta bėjnė realistėt nga kėto fusha, e jo individė mediokėr tė helmuar nga ideologjitė e klaneve tė ndryshme politike. Jashtė disa vlerėsimeve qė sot e kėsaj dite janė tė imponuara si argumente, sikur, ta zėmė, se tė gjitha proceset dhe fatet tona tė ndodhura nėpėr histori (tė mira dhe tė kėqija) duhet tė ishin ashtu si ishin: tė pashmangshme dhe tė natyrshme si procese shoqėrore-historike, mendoj se ėshtė ky ėshtė njė vlerėsim shumė i gabuar qė pa dashje po ia imponojmė vetvetes dhe brezave tanė tė ardhshme si mendėsi. Shteti dhe metafora e Kėshtjellės sė Shkodrės Ndoshta, qėllimisht si pėrfundim, pėr tia dhėnė njė pėrgjigje metaforike gjithė kėsaj materie tė shkurtė tematike, sėrish nė vazhdim, do ta huazoj njė pasus krahasues si shembull nga vepra e atdhetarit dhe veprimtarit tonė tė hershėm tė ēėshtjes kombėtare, Gjokė Dabaj, i cili, aktualisht jeton dhe punon nė Durrės, titulluar: Strategjia shqiptare. Sigurisht se tė gjithė e dimė pėrmbajtjen e asaj balade tė famshme mitike mbi 3 vėllezėrit qė ndėrtonin Kėshtjellėn e Shkodrės. Kėshtjella kėtu si metaforė, simbolikisht e nėnkupton shtetin dhe sakrificėn e madh qė duhet tė bėjmė pėr tė. Ata ndėrtonin ditėn, ndėrsa ajo shembej natėn. Kėshtu vendosėn ta pyesin njė njeri tė shenjtė dhe ai ua tregoi mėnyrėn se si mund tė ndėrtohet kėshtjella dhe se si mund tė qėndronte nė kėmbė ajo kėshtjellė. Ata duhej, nė radhė tė parė tė lidhin besėn pėr tė qenė tė sinqertė ndaj njėri-tjetrit, pastaj sakrificėn ta bėj ai, tė cilit do tia sillte fati. Njeriu i shenjtė u tha qė njėrit prej tyre, qysh tė nesėrmen duhet ti sakrifikohej gruaja e vet, nėna e fėmijės sė vetė. Pra, atė grua tė vėllezėrve e cila, e para nė punishte do ju sjell bukėn atyre. Vėllezėrit ia dhanė fjalėn njėri-tjetrit se do tė ishin tė sinqertė, por dy prej tyre nuk e mbajtėn fjalėn. Ata u treguan grave tė veta, gratė gjithashtu u treguan tė pasinqerta me kunatėn dhe, nė fund, sakrifica nuk u be me urdhėr tė fatit , por me HILE. U murros nusja e vllahut mė tė vogėl. Ajo la fėmijėn e vetė jetim. Vėrtet kėshtjella u ndėrtua, por e gėzuan tė pasinqertit. Ata qė nuk e meritonin. E gėzuan HILEQARĖT. Nėse 3 vėllezėr numerikisht i shprehim si100%, atėherė nė pėrpjesėtim, dy hileqar qė nuk e mbajtėn fjalėn krijojnė 66, 9%, ndėrsa njė si i sinqertė, mbetet vetėm 33, 3 %. A thua vallė, gjatė gjithė historisė tonė dhe ndėrtimit tė shtetit shqiptarė, konformė asaj simbolike tė metaforės sė mėsipėrme, ne si popull gjithnjė kemi pasur 66,9 % hileqar, dhe 33, 3%, besnik, tė ndėrgjegjshėm dhe sakrifikues... Adnan Abrashi |
Latest articles
Political analysis of the author
|