Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

DOMATET NUK JANĖ BOMBA, z. ZHBOGER!

Diplomati jo aq karizmatik i BE-sė, nė cilėsinė e ndėrmjetėsuesit (lehtėsuesit) nė bisedimet famėkėqija pėr Kosovėn me Serbin, Robert Cooper, pasi sė pari kishte shkuar pėr vizitė nė kryeqendrėn e shtetit mė tė respektueshėm pėr punėdhėnėsit e tij, Beograd, kėtė tė enjte erdhi edhe nė Prishtinė. Erdhi nė kėtė kryeqendėr tė protektoratit tė vetė, ku, pėr ēdo propozim tė tij politik rreth bisedimeve me Serbinė, nga politika vendore, si gjithnjė, merr pėrgjigjen e pritur “yes sir”. Pa marr parasysh se, z. Cooper, cilėn model, e kishte pėrzgjedhur ta vej rreth qafe, nga koleksioni i tij i pasur i kollareve (kravate) , gjatė kėtij takimi nė Prishtinė, njė gjė ai sigurisht e dinte qė mė parė: krahasuar nga klima kundėrshtuese e kushtėzuese tė bashkėbiseduesve si nė Beograd, nė Prishtinė nuk do t’i zihej fryma fare, andaj as qė do tė ketė nevojė qė shpesh ta liroj me dorė shtrėngesėn e asaj pjese tė gardėrobės rreth qafe tė quajtur kravatė.
Atė qė, z. Cooper, nuk e ka pas aq dert tė madh me kravatėn e tij si nė Beograd, kėsaj here, kėtu nė Prishtinė, i doli punė me pastrim kimik tė teshave. Disa tė rinė mė tė vetėdijesuar, mė tė guximshėm dhe me bindje politike shumė mė ndryshe nga ata tė dėgjueshmit brenda asaj ndėrtese shumėkatėshe tė quajtur “QEVERI” nė qendėr tė Prishtinės, e pritėn me protesta dhe domate tė prishura. Prodhim vendor, pa dyshim!
Pas kėsaj ngjarje jo aq tė hijshme dhe tė papritur pėr tė, besoj se, z. Cooper nga Prishtina, me vete ka marr edhe porosinė politike tė shkruar nėpėr pankarta qė mbanin nė duar kėta tė rijnė gjatė proteste.
Ashtu sikur pritej nė kėto raste jo aq diplomatike, nga institucionet relevante formalisht duhet pasojnė reagimet tė menjėhershme gjykuese tė kėtij veprimi. Sė pari filli ia nisi nga krye/nikoqiri- Hashim Thaēi, pėr tė vazhduar mė pas nga tarafi i ndėrkombėtarėve, e, nė fund, sigurisht do tė pėrmbyllet me analiza tė porositur nėpėr disa medie tona tė disa analistėve kujdestar pėr kėto raste qė dikur pretendojnė tė hyjnė nė politikė. Nė kėtė lakoni tė pritshme gjykimesh formale, nuk e kam tė qartė se pse deri mė sot ende nuk reagoj pėr mikun e vetė, z.Cooper, zėvendėsministrja dhe kryenegociatores pėr bisedime me Serbinė, Edita Tahiri?!
Pa dyshim se, nga vargu i kėtyre gjykimeve zyrtare tė aksionit simbolik tė kėtyre tė rinjve tė lėvizjes Vetėvendosje! me domate tė prishura ndaj z. Cooper, ajo qė mė sė shumti mė sfidoj tė reagoj nė kėso kurtuazie- reagime tė pritura, ishte ai i pėrfaqėsuesit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė, z. Samuel Zhbogar.
"Unė vetėm mund tė shpreh tmerrin dhe zhgėnjimin tim pėr atė pėr qė ka ndodhur nė mėngjesin e sotėm. Gjuajtja me domate dhe britmat kundėr delegacionit zyrtar tė BE-sė, qėllimi i tė cilit ėshtė vetėm tė lehtėsojė raportet midis Prishtinės dhe Beogradit, ėshtė gjest i papranueshėm", ka thėnė Zhbogar.
Haj medet! Ēfarė paradoksi hipokrit i qėndrimit tė BE nė raportet mes Kosovės dhe Serbisė?! Ama... ndoshta ata edhe nuk kanė faj nė kėtė drejtim. Sepse, mė se 13 vite nuk janė mėsuar qė dikush nga ne atyre zyrtarisht t’ua prishi qejfin nė tavolinėn e bisedimeve, e lere mė nė rrugė, me pankarta, domate tė prishura....prandaj edhe tmerrohen. Thjesht ata janė mėsuar qė pėr ēdo propozim dhe ofertė tė tyre politike, pa marrė parasysh interesin strategjik dhe nacional shtetėror, nga goja e politikanėve tanė nė pushtet tė dėgjojnė vetėm pėrgjigjen “yes sir” dhe asgjė tjetėr.
Pa dashur qė me kėtė rast ta rikujtoj atė cirk tė shkuar, quaja bisedime me Serbinė, dhe atė lojė groteske termesh nė opinion: “teknike”, “jo teknike”, ‘politike”, “jo politike”...nga tė cilat, duke e fituar kandidaturėn pėr anėtarėsim nė BE, prej tyre pėrfitoi vetėm Serbia, sot vjen dikush nga sejmenėt e mbretėrisė sė tyre nga Brukseli nė Prishtinė dhe sėrish kėrkon prej nesh: “Hajde tash tė bisedojmė pėr veriun?!!”
Edhe me kėtė rast, pėrsėri ne duhet tė jemi kooperues , a po?
Pa reaguar nė asnjė formė edhe me kėtė rast ne pėrsėri duhet tė themi vetėm “yes sir”, a po?!
Pėrsėri edhe me kėtė rast, nėse nuk pranojmė do tė na kėrcėnoni, e nėse pranojmė, do tė na premtoni ndonjė kredi me kushte tė volitshme, ndonjė raport pozitiv pėr shtetin tonė, do tė na inkurajoni se jemi nė rrugė tė mirė pėr plotėsimin e kushteve pėr liberalizimin e vizave...etj, etj., a po?!
Diku ne veri tė Kosovės dikush mund tė gjuaj bomba, t'i vras e t'i plagos ushtarėt e tyre, e z. Zhbogar me shokėt e tij nė Bruksel nuk tmerrohen, por ai dhe ata shumė tmerrohen kur dikush tjetėr nė Prishtinė gjuan me domate te prishura kuadrot evropian qė erdhėn mbase tė na mashtrojnė edhe ketė herė?!!
Vėrtet! Se ēka po ju bėjnė serbėt nė veri, nuk ėshtė edhe aq pėr tu tmerruar por pėr tu lemerisur, z. Zhbogar! Tė dirigjuar po nga ai Beograd tė cilės ju reshtur ia bėni qejfin nė dėm tonin, jo shumė larg se disa kilometra nga “Prishtina e domateve”, pėrkėdhelėsit e juaj po ju gjuajnė me bomba dhe armė zjarri, duke ju skuqur jo vetėm fizikisht teshat dhe trupin, por edhe moralisht, duke ju shkėrmoqur dinjitetin e forcės suaj mė tė fuqishme ushtarake – KFOR.
Duhet ta dini pėrfundimisht, miq tanė tė dashur, se ka kohė qė me kėto politika tuaja tė gjertanishme na keni shndėrruar nė ZOMBI, dhe, se, nė kėtė tokė tė stėrvuajtur, gjithnjė do tė ketė dikush qė nuk do tė duroj mė...?!!

Adnan Abrashi




Latest articles
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara