Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

LETĖR E HAPUR, KOLEGĖVE TĖ MIJĖ JURISTĖ!

“Vetėm tė dobėtit nuk guxojnė tė jenė tė drejtė” – Pitagora

Tė nderuar kolegė tė mi juristė,
I dėshpėruar me gjithė atė se ēfarė po ndodh me drejtėsinė dhe nė pėrgjithėsi sistemin juridik nė Kosovė, para njė kohe, si njė reagim specifike origjinale proteste, kisha shpallur publikisht tė pavlefshėm diplomėn time tė kualifikimit superior, nr. 4322, lėshuar mė datėn 16.03.1982, nga ana e Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė, duke hequr dorė kėshtu publikisht nga titulli im profesional i pėrcaktuar me kėtė diplomė, si: JURIST I DIPLOMUAR. Edhe pse ka kaluar bukur njė kohė e gjatė nga ai moment, unė, sot, ditė – ditės, ende po ndjehem krenar qė pėrmes kėtij akti protestues, sė paku simbolikisht, nuk takoj mė atij grupi profesionistėsh tė juristėve tė diplomuar.
Aspak, pėrmes kėsaj paraqitje, nuk do t’ju lodhi me citimin e frazave boshe tė urtėsive latine mbi drejtėsinė, sepse, disa sosh, jam i bindur se ju i keni mėsuar pėrmendėsh dhe shpesh pėr ta treguar rrejshėm “potencialin e juaj intelektual”, gati ėshtė e pamundur qė para laikėve t’mos e thoni ndonjė urtėsi tė lashtė latine nga drejtėsia.
Kuptohet, lavdi pėrjashtimeve!”
Si student i Universitetit tė atėhershėm tė Kosovės nė Prishtinė, drejtimi juridik, i takoj njė gjenerate tė vlerėsuar nga shumė historian si mė e lavdishme studentore nė historikun e saj- asaj tė viteve ’81. Gjenerate e cila pėrveēse mėsoi dhe studioi, me veprėn e saj sublime tė flijimit edhe nė emėr tė ēėshtjes madhore kombit dhe atdheut, bėri historinė. Historinė vazhdimėsie sakrificash tė kėtij populli deri nė kurorėzimin e kėsaj fitore tė cunguar qė ne sot po e quajmė pavarėsi.
Ta studioj juridikun dhe kėtė fushė ta kem si orientim timin jetėsor profesional, atėbotė e kam zgjedhur jo rastėsisht dhe pėrherė jam krenuar me kėtė profilizim si orientim.
Juristėt, gjithnjė i kam konsideruar si njerėz tė pėrzgjedhur dhe tė pajisur me njė kulturė dhe dije tė lartė, njohuri tė gjerė jo vetėm nga lėmi i ngushtė profesionale por edhe dije tė gjithanshme akademike pėr shumė sfera tjera tė jetės sonė shoqėrore-politike. E, mbi tė gjitha, ata i kam paragjykuar si atdhetarė tė devotshėm, tė cilėt, gjatė shėrbimit tė vetė nė kėtė profesion, kurrė nuk udhėhiqen nga interesat e ulėta personale meskine, por, se, atdhedashurinė si moto e kenė pėrherė nė zemėr. Mu ashtu sikur thoshte edhe Kadareja ynė i madh: “ Problemet e demokracisė e tė drejtave tė qytetarėve janė tė lidhur ngushtė me respektimin ndaj popullit tėnd. Shkelja e tyre do tė thotė humbja e respektit, pra shkėputja prej tyre...” Andaj, me kėto vlera tė instaluara pėrgjithėsisht nė bindje pėr juristėt, gjatė tėrė jetės dhe punės sime profesionale si pėrvojė, detyrimisht tentoja qė edhe veten ta pasuroja sa mė shumė me kėtė karakter.
Ama, sikur ishin duke shkuar gjėrat mė shoqėrinė tonė vonė nė, gradualisht vėreja se nuk ishte ashtu. Realiteti nė praktikė u tregua krejtėsisht ndryshe. Dita-ditės bindesha se me kėto mbivlerėsime narcizoide pėr profesionin tim tė vetė/pėrzgjedhur, dikur e kam pasur gabim. Atėbotė, as qė kam mund tė ėndėrroja se njė ditė do tė vjen koha qė marrja me kėtė “zanat” do tė konsiderohet: marrėzi, servilizėm, kriminalitet, amoralitet, korrupsion, padrejtėsi dhe ati/kombėtarizim.
Tė nderuar kolegė tė mi juristė,
Parimisht isha gjithnjė “po” qė tė mbajmė mėnd, por pėrherė predikoja se duhet falur atė kohė kur shumica e kolegėve tė mijė jurist, u bėnė pjesė dhe instrumente besnike tė ekzekutimit tė ligjeve mė antikombėtare shqiptare tė atij regjimi. (Lavdi gjithmonė pėrjashtimeve) Mjaftė nga ta, pėrmes aktgjykimeve tė tyre tė montuara politike, pamėshirshėm dėnuan dhe persekutuan shumė shqiptar tė pafajshėm atdhetar qė atėbotė kėrkonin liri, drejtėsi dhe vetėvendosje pėr popullin e vet.
Por marrėzie e kohės dhe “fatit”tė tyre nuk mbaron me kaq. Edhe pse pas ēlirimit dhe shumė viktimave tė dhėnė pėr kėtė liri, e cila, sot, ėshtė ashtu si ėshtė: e mangėt, por e fituar me gjak dhe mjaftė sakrifica, fatkeqėsisht shumica e kėtyre juristėve tė komprometuar ende janė nė pushtetet dhe institucione pėrkatėse tė drejtėsisė. Tė mėsuar gjithnjė t’i shėrbejnė dikujt, ata edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė jenė argatė tė tjerėve. Tashti, tė huajve ndėrkombėtar.
Ja edhe njė shembull konkret nga eksperienca ime personale nė kėtė drejtim: Nė vitin 1989, nga njė koleg i imi vendor (bashkėqytetar) isha i dėnuar me 40 ditė burgim, pėr shkak se, nė njė vend publik kisha brohoritur “parullėn armiqėsore” - “Kosova Republikė”, dhe nė shenjė proteste ndaj situatės sė atėhershme politike, i kisha ngritur dy gishtėrinj nė formė tė simbolit “V” (Viktoria – fitore). Merrni me mėndė?! Sot, unė, mė se 4 vite jam i papunė, ndėrsa, gjykatėsi im qė mė kishte dėnuar pėr kėtė aspiratė time “armiqėsore”, ėshtė Prokuror i plotfuqishėm i kėtij sistemi juridik tė Kosovės Republikė?!!
Tė nderuar kolegė tė mi juristė,
Me themelimin dhe konstituimin e Gjykat Kushtetuese tė Kosovės, tė gjithė ishim optimist se ky institucion i instancės mė autoritative tė interpretimit dhe vlerėsimit tė kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė sė akteve tė ndryshme kontestuese juridike tė njė shteti, nga padrejtėsitė tė shumta ekzistuese, do tė krijoj njė rend dhe moral tė shėndosh drejtėsie nė sistemin tonė tė pėrgjithshėm juridik. Por, unė si njė rebel i papėrmirėsueshėm nė kėtė drejtim, isha gjithnjė skeptik dhe kėtė skepticizėm e shprehja publikisht. Vetė fakti se nė pėrbėrjen e pėrzgjedhur tė kėtij trupi gjykues, ishin emėruar 3 gjyqtarė tė deleguar ndėrkombėtar (mos tė flasim pėr disa vendor qė mė par i dija si mediokėr tė dėshmuar nė kėtė profesion tė cilėt dikur gjatė testimit nuk dinin tė shkruanin as njė ese), mė ishte e qartė se, nė tė ardhmen, ky institucion i lartė dhe autoritativ juridik, mė tepėr do tė jetė njė instrument konspirativ nė duart e qarqeve tė fuqishme politike ndėrkombėtare dhe atyre servile vendore, i cili do ta luaj rolin kyē, jo tek aplikimi i drejtė i “sundimin tė ligjit” nė Kosovė, por pėr qėllime tė caktuara tė disa qarqeve, tė “sundimit pėrmes ligjit” me ne.
Edhe pse, nė fillim tė gjithė ishim tė entuziazmuar me disa vendime vėrtet tė drejta interpretuese ligjore tė kėsaj Gjykate, veēanėrisht me ato qė kishin tė bėnin me pozitėn kushtetuese dhe zgjedhjen e kryetarėve tė Kosovės, me kalimin e kohės, tė gjithė po bindemi se shumica e vendimeve tė saja, janė kryekėput nė frymėn e interesave politike tė ndėrkombėtarėve dhe marionetave tė tyre tė dėgjueshėm politik-vendor.
Tė nderuar kolegė tė mi juristė,
Vetėm shikoni infrastrukturėn e shkruar pozitive ligjore qė sot ne e kemi nė Kosovė?! Katastrofė! Asgjė origjinale! Aty ēdo gjė ėshtė e imponuar dhe e kopjuar nga tė huajttė.
Nė kėtė kontekst, lirshėm mund tė konstatojmė se, si dikur tė aprovuar nė kohėn e UNMIK-ut, ashtu edhe tashti tė EULEX-it, nuk ka asnjė ligj apo ndonjė akt tjetėr normativ-juridik, qė nga aspekti gramatikor, terminologjik apo sintaksor, nuk ėshtė “masakruar” apo devijuar nga ana e pėrkthyesve tanė analfabetė qė punojnė nė kėto institucione ndėrkombėtare.
Nėse me vėmendje i analizojmė disa nga kėto ligje, aty do tė vėrejmė shumė shkelje tė normės gjuhėsore; ka mjaft fjalė dhe struktura tė huazuara sintaksore; zhvendosje tė shprehur tė rendit tė fjalėve dhe fjalive; nė kuptimin e tyre ndjehet qartė mungesa e njė frymėzimi tė pėrsiatur profesional; nocionet dhe frazat qė e ndėrtojnė tėrėsinė e kėtyre akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare, fare nuk rrezatojnė ndjenjėn e burimit tė tyre tė vėrtetė nga njė mendje krijuese ekspertėsh tė profilit tė caktuar qė mendojnė dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si pėrkthime tė zbehta tė bėra nga ndonjė gjuhė tjetėr dhe nga ndonjė pėrkthyes joprofesional,
Krejt nė fund, a nuk jeni edhe ju vetė dėshmitarė se ēfarė bindje publike kanė sot qytetarėt tanė pėr kėtė profesion aq sublim shoqėror dhe shtetėror? Mjafton diku (nė medie dhe shoqėri tė zakonshme) tė pėrmendet gjykata, prokuroria, drejtėsia...dhe nuk mund tė gjesh njėri qė nuk i shkon mėndja nė: korrupsion, dallavere, nepotizėm, anarki, ndikim politik tė klaneve tė ndryshme nė to, servilizėm ndaj tė huajve... etj..
Alarm! Ėshtė koha e fundit, qė sė bashku tė ndryshojmė diēka nė kėtė drejtim.
“Vetėm tė dobėtit nuk guxojnė tė jenė tė drejtė” – thoshte dikur, Filozofi i madh Pitagora, koleg tė mijė tė nderuar juristė...?!

Adnan Abrashi




Latest articles
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara