Adnan Abrashi

adnan_abrashi@yahoo.com

nanda01al@yahoo.com

 

Meny
Latest books
Favorites site
Site statystics
Translate this page

Konti Bertrand Rasell (Bertrand Arthur William Russell) u lind mė 18 maj 1872 nė Trellek tė Uellsit, nė njė familje tė fisnikėrisė angleze. Gjyshi i tij, lordi Xhon Rasell, ishte njė politikan liberal dhe reformist. Pas vdekjes sė parakohshme tė prindėrve, u rrit te gjyshėrit nė Londėr, duke marrė mėsim nga njė mėsues privat. ... mė shumė
Xhon Dauej (John Dewey), djalė i njėn tregtari, u lind mė 20 tetor 1859 nė Burlington, Vermont SHBA. Mbasi mbaroi liceun nė moshėn pesėmbėdhjetėvjeēare, filloi studimet nė Universitetin e Vermontit. Pas provimit tė mbarimit tė studimeve mė 1879, dha pėr dy vjet mėsim nė liceun e South Oil City (Pensilvani) dhe disa muaj nė njė shkollė fshati tė Vermontit. Pas dy kėrkesash pėr bursė, qė nuk ia dhanė, mė 1882 mori hua pesėqind dollarė pėr tė mundur tė vazhdonte studimet dhe u regjistrua nė Universitetin \"Xhon Hopkins\" tė Baltimorit.... mė shumė
Shija e pasur e shkrimeve tė Uilliam Xheimsit (William James) pasqyron gjerėsinė dhe cilėsinė po aq tė pasur tė jetės sė tij. I lindur mė 11 Janar 1842 nė qytetin e Nju Jorkut, ai u rrit nė njė familje me nivel tė lartė kulturor, e cila nxorri jo vetėm filozofin mė tė shquar amerikan, por edhe vėllain e tij, Henri Xheims, shkrimtarin e talentuar.... mė shumė
Pėrs (Charles Sanders Peirce) u lind mė 10 Shtator 1839 nė Kembrixh-Massachusetts SHBA. I jati ishte profesor matematike me emėr nė Harvard. Nė formimin e tij tė hershėm pikasi puna rigoroze nė matematikė, shkencė dhe filozofi, si nė shtėpi, nėn disiplinėn e tė jatit, ashtu edhe nė kolegjin e Harvardit, ku qe student nga mosha 16 vjeē deri nė moshėn 20 vjeēare.... mė shumė
Alfred North Uajthed (Alfred North Whitehead) i lindur nė fshatin Kent-Angli mė 15 Shkurt 1861 ai ndoqi shkollėn nė Sherborn dhe nė Kolegjin Triniti nė Kembrixh. Pėr 25 vjet mė radhė, ai mėsoi matematikė nė Triniti. Pikėrisht kėtu Uajthed bashkėpunoi me Bertrand Rasėll pėr veprėn e tyre tė famshme PrincipiaMatematika, e cila u dėrgua nė shtyp nė vitin 1910.... mė shumė
Hanri Lui Bergsoni(Henri-Louis Bergson) u lind nė Paris mė 18 tetor 1859; nėna e tij ishte me origjinė angleze, babai - njė hebre polak - ishte profesor muzike dhe kompozitor. Fėmijėrinė e kaloi nė Zvicėr, pastaj u kthye nė Paris sė bashku me familjen, mė 1866.... mė shumė
Frederik Vilhelm Niēe (Friedrich Wilhelm Nietzsche), i cili gėzonte emrin e mbretit tė atėhershėm tė Prusisė, u lind nė Rocken, provincė e Saksonisė, mė 15 tetor 1844. Kur ishte 4 vjeē i vdiq babai, ndaj ai u rrit nė njė familje qė pėrbėhej nga nėna, motra, gjyshja dhe dy tetot beqare. Nė moshėn 14 vjeēare e dėrguan nė shkollėn e famshme nė Pforta, ku pėr gjashtė vjet iu nėnshtrua njė disipline intelektuale tė rreptė. Aty shkėlqeu veēanėrisht nė gjuhėt klasike, fe dhe letėrsi gjermane.... mė shumė
Fridrih Engels (ENGELS, Friedrich), revolucionar, filozof dhe sociolog gjerm., me Marksin njė nga teoricienėt mė tė rėndėsishėm tė socializmit (1820-1895). Lindi nė njė familje tė njė fabrikanti tė pasur. Gjatė kryerjes sė shėrbimit ushtarak nė Berlin hyri nė radhėn e hegelianėve tė rinj. Mė vonė shkoi nė Agli nė Manēester dhe punoi nė fabrikėn e t'et, i afrohet lėvizjes proletare dhe bėhet socialist.... mė shumė
Karl Marksi u lind mė 5 maj 1818 nė Treves. Ishte djalė i njė avokati hebre qė u konvertua sė bashku me familjen nė luteranizėm mė 1824, pėr tė mundur tė vazhdonte profesionin e tij. Marksi filloi studimet pėr drejtėsi nė Bon mė 1835, pastaj i vazhdoi nė Berlin mė 1836, duke iu drejtuar historisė dhe filozofisė. Mė 1841 mbrojti tezėn e titulluar Die Differrefiz der devvkrctischen und epikureischen Naturphilosophie (Ndryshimi i filozofisė natyrore te Demokriti dhe tek Epikuri).... mė shumė
Soren Aabye Kierkegard (Sųren Aabye Kierkegaard) u lind mė 5 maj 1813 nė Kopenhagė, i fundit nga shtatė fėmijėt e njė tregtari pėlhurash, ndėr tė cilėt pesė vdiqėn nė moshė tė vogėl. Fėmijėria e tij u shėnjua nė mėnyrė vendimtare nga edukimi i rreptė i krishterė i tė atit, i dyfishuar nga njė trishtim i thellė. Mė 1830, Kierkegardi, duke iu bindur vullnetit tė kėtij babai nursėz, filloi tė studionte teologji, por ndėrkaq interesohej mė shumė pėr filozofinė dhe letėrsinė dhe shkonte shpesh te pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė intelektuale daneze... mė shumė
1 2 3 4 5 6 7 8 9 Para ››

FILOZOFĖT DHE JETĖSHKRIMET
Political analysis of the author

 © 2008 www.Syri3.com. Te gjitha te drejtat e rezervuara